E Djelë, 05.12.2024, 08:29am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
VDIQ NË NEW YORK 75 VJEÇ ZEF GJONAJ DHE U VARROS NË VENDLINDJEN E TIJ REÇ-ULQIN
Shqiptar jam e shqiptar kam me mbet, amanetin e të parëve as toka se tret..!
Nga BEQIR SINA, New York

E Enjte, 06.20.2013, 05:45pm (GMT+1)




NEW YORK - REÇ - ULQIN : Familja Gjonaj , kushurinjët e tij - mbarë miq dhe shokët, komuniteti shqiptar në SHBA si në vendlindje dhe në New York, ku jetojë i ndjeri për 47 vjetë, i dha me nderim dhe respekt lamtumirën e fundit Zef Gjonajt, i cili ndërroi jetë, në orën 4 të mëngjesit të datës 15 Qershor, pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë, simbas një amaneti u varrosë në vendlindjen e tij - në Reçë - Ulqin.

Vdekja e të ndjerit Zef Gjonaj - ka hidhëruar dhe ka lënë në pikëllim familjen, bashkëshorten Roza, djemtë, Mark dhe Palin dhe vajzën Elsa, miqtë dhe të gjithë të njohurit. Mbasi si thanë ata :"Ai ishte një burr i mrekullueshëm, baba, gjysh, xhaxha, kushëri dhe mik mjaft i dashur dhe i respektuar" kështu që të gjithë ndjehemi të pikëlluar nga kjo humbje, thanë ata.

Familjarët, mbarë fisi Gjonaj në Amerikë, shok dhe miq, lider të komunitetit, si dhe zyrtarë të lartë lokal të New Yorkut, në shtëpinë mortore (Farenga Brother Funeral Home në Allerton Avenue Bronx, New York ) afrojë ngushëllime, famlijes Gjonaj gjatë shërbimeve funerale.

Mesha në nder të të ndjerit, Zef Gjonaj u mbajt ditën e Martë, më 18 Qershor, në Kishën Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës - Hartsdale, New York, nga kryefamullitari Dom Pjetër Popaj dhe Dom Viktori. Indjeri Zef Gjonaj, sipas amanetit të tij, u varros dje në vendlindje, Reç, Ulqin.

Mark Gjonaj - është djali i tij, një shqiptarë i lindur në Amerikë, nga prindërit, e të cilit 50 vjet më parë emigruan nga Reçi i Uqinit, për t'ju ikur diskriminimit dhe sundimit serbo slllav dhe natyrisht një jetë më të mirë në SHBA, ai sot njihet nga të gjithë mbasi është deputet në Kuvendin e shteti të New Yorkut - Assembly Member of District 80 New York.

I biri i Zefit dhe Rozës, u bë Shqiptari i Nju Jorkut i cili bëri histori - ose i pari shqiptar i Amerikës, që zgjidhet në një post kaq të lart shtetëror, në Asamblenë e Nju Jorkut. Zgjedhja e tij vitin e kaluar ishte dhurata më e bukur për kombin tonë në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë - kur një shqiptar për herë të parë u zgjodh për në Asamblenë e Nju Jorkut.

Marku vetë ashtu si prindërit e tij është një besimtar i devotshëm, një veprimtar në shërbimi të komunitetit, një aktivist i dalluar i komunitetit, sfiduese dhe shpërblyes. I biri i Zefit, Marku, nga edukata që ka marrë prej prindërve të tij është një anëtar i komunitetit, krenar që është shqiptarë dhe anëtarë i shumë organizatave filantropike, duke përfshirë Kolegjin e Mjekësisë "Anjshtanin" Këshillin e Komunitetit Këshilldhënës, në Westchester, Shkollën Speciale për Fëmijët dhe anëtarë i Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës, dhe një anëtar i Vatrës.

Z. Gjonaj, 43 vjeç, i lindur nga prindër shqiptarë te cilët emigruan nga Reçi i Ulqinit Mali i Zi u rrit në një lagje italo shqiptarësh në lagjen e njohur Belmont, ku babai i tij punoi si inspektor ndërtimi. Ai mbaroi shkollën e mesme St Raymond dhe u diplomua ne Universitetin St. John's, Queens. Per momentin ai është president i MP Realty Group, një kompani e pasurive të patundshme në Morris Park.

Mark Gjonaj i biri i Zefit, dhe i Rozës, është dalluar si veprimtar dhe aktivist i komunitetit në këtë zonë, dhe një zë i fuqishëm për komunitetin shqiptaro-amerikan në këtë lagje të qytetit Bronx-it, i cili ka popullsinë më te madhe të emigrantëve shqiptarë, e dyta ose e treta për nga numri.

Zef Gjonaj - 1938 - 2013


Zef Gjonaj ka lindur më 11 tetor 1938 në katundin e Reçit në Ulqin, Mali i Zi. Ai u rritë jetim, mbasi nëna e tij vdiq mënjëher pas lindjes së tij. Ai u rrit nga babai i tij - dhe anëtarë të tjerë të familjes së zgjeruar Gjonaj. Ai e ndërtoi jetën e tij si një punëtor, i cili u mor me bujqësi, fruti kultur dhe blegtori në Reç, ku ai edhe lidhi jetën në atë kohë me Rozën, e cila u bë më vonë gruaja e tij.

Ata u martuan në vitin 1966. Në ëndrrën e tyre që të ndërtojnë një jetë më të mirë ai dhe familja së bashku, Zef dhe Roza, ikën nga vendi i tyre, fillimisht e nisën me rrugën për në Itali, ku ata banuan atje për 8 muaj. Me ndihmën e organizatave bamirëse, atje nën kujdesin e Kishës Katolike në Romë, ai dhe Roza fituan të drejtën për të ardhur në Shtetet e Bashkuara, për të filluar jetën e tyre, të re, së bashku në vendin ku bëhen realitet ëndërrat e çdo emigranti.
Me një edukim formal,Zef Gjonaj, gjithmonë i mbeti mirënjohës këtij vendi për mundësitë që i ka dhënë atij - Amerika. Ai ka mbajtur dy punë tërë jetën e tij, si një portier në Spitalin Jacobi dhe si një inspektor me kohë të plotë, të një ndërtese qiramarrëse në Bronx - New York. Zefi, ishte gjithmonë i gatëshëm për t'i kthyer çdo të mirë, atyre që e kishinndihmuar atë në jetën e tij. Një pjesë e parave të tij - të fituara nga cheqet e para në Amerikë, ai në atë kohë i dërgoi në vendlindjen e tij në Reç, për të ndihmuar anëtarët e familjes së tij - atje në fshat.

Për shumë, Zefi është i njohur si një burrë i urtë dhe i dashur, një njeri që ju mund ta keni takuar rrallë herë.Një njeri që druante vetëm tek dashuria për Perëndinë, dhe besimin e madh ndaj Zotit. Një familjar shembullor, që çdo arritje dhe marrëdhënie e kishte si një bekim në vetvete nga Perendia. Një njerii vlerave të forta familjare, ai kurrë nuk kadiferencuar asnjerin në mes të anëtarëve të familjes dhe miqëve e shkokëve të tij, "ne jemi të gjithë familjes", ai thoshte gjithmonë, tha i biri i tij Mark Gjonaj.

Në vitin 1995, ai u diagnostikua me sëmundjen e parkinsonit që përfundimisht do të ishte dhe shkaku i vdekjes së tij. Ai ishte i bekuar dhe i lumtur që gjithë jetën e tij e kaloi me gruan fisnike Roza me të cilën ai kishte dhe tre fëmijët, Markun, Elsan dhe Palin. Të cilët, për të çuar amanetin e tij në vend dhe për të plotësuar një nga dëshirat e tij, para vdekjes, ai ka për të pushuar në vendlindjen e tij Reç, të Ulqinit, në Malin e Zi.Fryma e tij për familjen, fisin dhe shoqërinë do të mbete e gjallë nga Roza gruaja e tij, tre fëmijët e tij, dhe shtatë nipër e mbesa. Kujtesa e tij do të jetë e përjetshëme.


BEQIR SINA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PROMETEU SHQIPTAR - BAJRAM HYSI I MEKULËVENga RAMIZ LUSHAJ (06.20.2013)
Në Akademinë Pedagogjike të TiranësAKADEMI DO TË THOTË = veprimtari shkencoreNga FRROK VUKAJ, Profesori (asistent) i Akademisë (06.19.2013)
KUR ZEMRA THËRRET: “QOFSH E LUMTUR, MBESA DORELË!...”(Prof. Murat Gecaj: Shkrime dhe urime, mbledhur në një botim të vogël)Nga IBRAHIM HAJDARMATAJ arsimtar e publicist, Zogaj-Tropojë (06.18.2013)
BRANKO MANOJLOVSKI, NJERIU QË PO RINGJALL ORTODOKSIZMIN SHQIPTAR NË MAQEDONI, VIZITOI KISHËN SHQIPTARE NË ELBASAN (06.16.2013)
KUJTIMIT TË NJË â€œLULEJE”- Manjola Mirakaj qe u nda nga jeta me 31 maj 2013Nga EUGEN MERLIKA (06.15.2013)
Në 80-vjetorin e lindjes:BARDHYL XHAMA, KRIJUES DHE NJERI I MIRË…Nga: Prof. MURAT GECAJpublicist e studiues-Tiranë (06.13.2013)
PO KJO, A DUHET ME U BESUE ?!..Nga FRITZ RADOVANI (06.12.2013)
ZANI I VATRËS, ZANI I NDËRGJEGJES SË KOMBITRaporti i Kryetarit Dr. GJON BUÇAJ në Kuvendin e Vatrës - 27 prill 2013 (06.10.2013)
NJË STUDIM QË DEL NË DRITË NGA “PLUHURI I HARRESËS”...(Prof. Kolë Tahiri, “Pranimi i fëmijëve në shkollë, në moshën 6-vjeçare dhe përshpejtimi i zhvillimit fizik e psikik”, Tiranë, 2013)Nga Prof. MURAT GECAJ (06.08.2013)
- MIRËARDHSH, ZOTI LUSHAJ!Nga BESMIR VATOCI (06.07.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]