VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Agim Zatriqi dha dorëheqjen e parevokueshme

                                                                                      

E Premte, 05.17.2024, 09:19am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
Agim Zatriqi dha dorëheqjen e parevokueshme
E Djelë, 09.27.2009, 01:13pm (GMT+1)

 

 

Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës në mbledhjen e mbajtur dje u njoftua me dorëheqjen e parevokueshme të drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Agim Zatriqit, i cili e ka arsyetuar me motive personale....

 

Megjithatë, Bordi shpreh shqetësimin lidhur me arsyetimin e dorëheqjes, sipas të cilës ai e gjen "të pamundur të ushtrojë me përgjegjësi edhe më tutje detyrën e kreut të këtij institucioni".

Bordi i RTK-së i shpreh keqardhjen për dorëheqjen e parevokueshme të drejtorit të përgjithshëm, Agim Zatriqit, dhe i shpreh mirënjohjen e vet për angazhimin e tij në zhvillimin e këtij transmetuesi publik në vitet sa ka qenë drejtor i përgjitshmëm i RTK-së.

Bordi i RTK-së shpreh shqetësimin e vet lidhur me pasigurinë financiare që e përcjellë punën e RTK-së, pasi që kontrata për parapagim me KEK-un skadon në fund të muajit nëntor të këtij viti dhe ende nuk ka shenja se ajo do të vazhdohet. Nga ana tjetër, edhe vendimi i Komisionit të Pavarur të Medias për ndalimin e transmetimit të reklamave në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes e cila praktikisht ndalon plotësisht reklamimin dhe është në kundërshtim me Ligjin për RTK ku thuhet se ky hap mund të ndërmiret vetëm aëtherë kur të sigurohet siguria financiare e RTK-së. Meqense kjo gje nuk ëhstë arritur ky hap dhe jetë një goditje e rëndë për RTK-së, sepse në atë rast privohet nga një sasi mjetesh që janë të domosdoshme për zhvillimin e veprimtarisë normale të RTK-së. Në këtë kontekst, Bordi i RTK-së shprehë shqetësimin edhe lidhur me inicimin e procedurave gjyqësore në Gjykatën Kushtetuese, lidhur me gjoja se kushtetutshmërinë e parapagimit, meqë kjo formë e mbledhjes së mjeteve është standarde për praktikat e transmetuesve publikë kudo të Europë.

Në këto rrethana të zhvillimeve të pafavorshme, të cilat rrezikojnë pavarësinë editoriale të RTKsë, Bordi apelon te Kuvendi i Kosovës që sa më shpejt të emërojë anëtarët e rinjë të Bordit të RTK-së.

Bordi i RTK-së ka emëruar ushtrues detyre të drejtorit të përgjithsëm të RTK-së, Antonio Gashin, deri në zgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm nga ana e Bordit të ri të RTK-së. (http://www.rtklive.com)

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Efektet drejt qëllimitNga Albin Kurti (09.26.2009)
Pas pavarësisë hera e parë e Berishës në Kosovë (09.25.2009)
Intervistë e Presidentit Topi në emisionin "5 pyetje nga Babaramo" (09.24.2009)
Sali Berisha fton Presidentin Obama në Shqipëri (09.24.2009)
Shkupi tërhiqet pasi Berisha parashtroi kërkesën Ivanovit (09.24.2009)
Enciklpedinë do ta korigjojnë në botimin e ardhshëm (09.23.2009)
Enciklopedia rrezikon marrëdhëniet ndëretnike (09.23.2009)
Edhe një tjetër pamflet i Blazhe RistevskitNga Alush Kamberi (09.23.2009)
Kim Mehmeti: Enciklopedinë shqiptarët ta kishin djegur në mes të Shkupit (09.22.2009)
Arbër Xhaferri: Maqedonia si foleja e qyqes (09.22.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]