VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Sali Berisha fton Presidentin Obama në Shqipëri

                                                                                      

E Enjte, 05.09.2024, 09:16pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
Sali Berisha fton Presidentin Obama në Shqipëri

E Enjte, 09.24.2009, 01:09pm (GMT+1)

 

Ftesa është bërë në pritjen e dhënë nga Presidenti amerikan për të gjithë krerët e shteteve dhe të qeverive, të cilët marrin pjesë në sesionin e Asamblesë së OKB-së. "Te Shqipëria- iu drejtua Berisha Obamës- do të gjeni kombin më miqësor ndaj kombit amerikan, ndaj vendit tuaj dhe ndaj jush dhe unë shpresoj shumë që ju të vini në vendin tim,"- u shpreh Kryeministri Berisha. Nga ana e tij kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se do ta shikonte me shumë kënaqësi mundësinë e një vizite në Shqipëri. Edhe zonja Mishel Obama u shpreh e kenaqur për këtë ftesë.

NJU JORK- Kryeministri Berisha fton presidentin amerikan Barak Obama të vizitojë Shqipërinë. Ftesa është bërë në pritjen e dhënë nga Presidenti amerikan Barack Obama për të gjithë krerët e shteteve dhe të qeverive, të cilët marrin pjesë në sesionin e 64-t të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Pritja u organizua në orën 19.00 të mbrëmjes në Metropolitan Museum of Arts.

Kryeministri Berisha i shprehu Presidentit Obama kënaqësinë e tij për pjesëmarrjen në këtë pritje dhe për takimin e ngrohtë me Presidentin Obama.

Nga ana e tij, Presidenti Obama e përshëndeti përzemërsisht Kryeministrin Berisha dhe u shpreh se në Cikago, ku ai kishte punuar për një kohë, kishte pasur rastin të takohej e të punonte me disa shqiptarë dhe kishte nga ta mbresat më të mira.

Kryeministri Berisha u shpreh se të gjithë shqiptarët presin me padurim dhe me shumë kënaqësi një vizitë të Presidentit Obama në Shqipëri, në çdo kohë të mundshme për axhendën e tij.

"Te Shqipëria- iu drejtua Berisha Obamës- do të gjeni kombin më miqësor ndaj kombit amerikan, ndaj vendit tuaj dhe ndaj jush dhe unë shpresoj shumë që ju të vini në vendin tim,"- u shpreh Kryeministri Berisha.

Nga ana e tij kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se do ta shikonte me shumë kënaqësi mundësinë e një vizite në Shqipëri.

Edhe zonja Mishel Obama u shpreh e kenaqur për këtë ftesë- thuhet në njoftimin e publikuar në faqen online të Këshillit të Ministrave

Në këtë pritje Kryeministri Berisha u takua dhe me Kryeministrin e Japonisë, këshilltarin për Sigurinë Kombëtare në Presidencën Obama, Gjeneralin James Jones, Kryeministrin e Holandës Balkenende, Kryeministrin e Danimarkës, Kryeministrin e Suedisë, Presidentin e Serbisë Boris Tadic, e Presidentin e Zvicrës, e të Panamasë dhe me shume kryetarë shtetesh e qeverish të pranishëm. 

Në lidhje me takimin me presidentin serb Boris Tadic, zyra e shtypit në Kryeministri e cilëson si një takim të "përzemërt". Në takim u ra dakord që me përpjekjet e përbashkëta të intensifikohen marrëdhëniet në të gjitha fushat dhe të ketë shkëmbim të vizitave të nivelit të lartë mes dy vendeve."- shkruhet në njoftimin e Kryeministrisë 

Kryeministri Berisha takon Kryeministrin turk Recep Tayip Erdogan



Gjatë vizitës së tij në Nju Jork për të marrë pjesë në punimet e hapjes së sesionit të 64 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Kryeministri Berisha zhvilloi një takim me Kryeministrin e Turqisë zotin Rexhep Taip Erdogan.

Gjatë vizitës së tij ne Nju Jork, Kryeministri Berisha zhvilloi një takim me kryeministrin e Kuvajtit Sheikun Nasser Mohammed al Ajmed al Sabah.

Në këtë takim, te dy Kryeministrat ritheksuan vendosmërinë e dy qeverive për të thelluar dhe zgjeruar bashkëpunimin në të gjitha fushat në veçanti në fushën ekonomike dhe në nxitjen e investitorëve kuvajtiane për të investuar ne Shqipëri në fusha si infrastrukturat e rëndësishme, energji, turizëm etj.

Kryeministri Berisha e falënderoi homologun e tij Sheikun al Sabah për solidaritetin e madh dhe mbështetjen e vazhdueshme që Kuvajti, qeveria dhe populli kuvajtian kanë treguar që në fillimet e hershme te tranzicionit postkomunist në vitet 1992 dhe vazhdojnë të tregojnë ndaj Shqipërisë  dhe e siguroi atë se investitorët kuvajtianë do te gjejnë tek qeveria shqiptare një përkrahës dhe partner të denjë e luajal ku ata mund te mbështeten për suksesin ne investimet e tyre ne Shqipëri.

 

Nga ana e tij, Kryeministri Nasser Mohammed al Ajmed al Sabah e siguroi kryeministrin Berisha për vendosmërinë e qeverise kuvajtiane për të nxitur investitorët kuvajtianë te investojnë ne Shqipëri ne fusha te rëndësishme si vepra të mëdha infrastrukturore, energjetike e turizëm etj.

 

Gjate bisedës, te dy Kryeministrat u ndalën edhe në zhvillimet e fundit  në rajon, në veçanti në çështjen e njohjes se pavarësisë se shtetit më të ri evropian, Republikës se Kosovës.  Kryeministri Berisha i theksoi homologut al Sabah se njohja e shpejtë e Kosovës është dhe mbetet faktor thelbësor për paqen, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe se çdo hap i ri në këtë drejtim do të shërbente si një kontribut i ri në forcimin këtij stabiliteti e sigurie në rajon.

 

 

Kryeministri Berisha takohet në New York me Presidentin kroat Stipe Mesic

 

 

Gjatë qëndrimit të tij në SHBA, Kryeministri Berisha pati një takim mjaft të ngrohtë e miqësor me Presidentin e Kroacisë, zotin Stipe Mesic.

 

Në këtë takim, të dy liderët shprehën vullnetin dhe angazhimin e tyre për forcimin dhe intensifikimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kroacisë, që në stadin aktual janë të shkëlqyera.

 

Kryeministri Berisha e njohu Presidentin Mesic me zhvillimet në Shqipëri dhe me ato pas zgjedhore, duke theksuar se zgjedhjet e 28 qershorit ishin më të mirat që vendi kishte bërë ndonjëherë dhe se ato shprehën plotësisht vullnetin e popullit shqiptar.

 

Presidenti Mesic përgëzoi Kryeministrin Berisha për zhvillimin me kaq maturi të zgjedhjeve dhe e uroi atë për rizgjedhjen. Ai u shpreh se kjo garanton vazhdimin e reformave që kanë çuar Shqipërinë në NATO dhe që po i  japin një perspektivë të qartë europiane.

 

Në takim u diskutua gjerësisht mbi mundësinë e bashkëpunimit ekonomik dhe në fusha të tjera, duke u ndalur në shkëmbimin e eksperiencës mbi zhvillimin e turizmit dhe mbi projekte të rëndësishme rajonale në infrastrukturë e fusha të tjera.

 

Në takim dy liderët u ndalën dhe në pasojat e krizës ekonomike botërore dhe në pasojat e saj në mbarë botën. Presidenti Mesic shprehu admirim dhe vlerësim për reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare në këtë drejtim, që bënë të mundur që ajo të ketë një rritje të kënaqshme ekonomike dhe një perspektivë optimiste.

 

Kryeministri Berisha takon Kryeministrin kuvajtjan Sheikun Nasser Mohammed al Ajmed al Sabah

 

Gjatë vizitës së tij ne Nju Jork, Kryeministri Berisha zhvilloi një takim me kryeministrin e Kuvajtit Sheikun Nasser Mohammed al Ajmed al Sabah.

Në këtë takim, te dy Kryeministrat ritheksuan vendosmërinë e dy qeverive për të thelluar dhe zgjeruar bashkëpunimin në të gjitha fushat në veçanti në fushën ekonomike dhe në nxitjen e investitorëve kuvajtiane për të investuar ne Shqipëri në fusha si infrastrukturat e rëndësishme, energji, turizëm etj.

Kryeministri Berisha e falënderoi homologun e tij Sheikun al Sabah për solidaritetin e madh dhe mbështetjen e vazhdueshme që Kuvajti, qeveria dhe populli kuvajtian kanë treguar që në fillimet e hershme te tranzicionit postkomunist në vitet 1992 dhe vazhdojnë të tregojnë ndaj Shqipërisë  dhe e siguroi atë se investitorët kuvajtianë do te gjejnë tek qeveria shqiptare një përkrahës dhe partner të denjë e luajal ku ata mund te mbështeten për suksesin ne investimet e tyre ne Shqipëri.

 

Nga ana e tij, Kryeministri Nasser Mohammed al Ajmed al Sabah e siguroi kryeministrin Berisha për vendosmërinë e qeverise kuvajtiane për të nxitur investitorët kuvajtianë te investojnë ne Shqipëri ne fusha te rëndësishme si vepra të mëdha infrastrukturore, energjetike e turizëm etj.

 

Gjate bisedës, te dy Kryeministrat u ndalën edhe në zhvillimet e fundit  në rajon, në veçanti në çështjen e njohjes se pavarësisë se shtetit më të ri evropian, Republikës se Kosovës.  Kryeministri Berisha i theksoi homologut al Sabah se njohja e shpejtë e Kosovës është dhe mbetet faktor thelbësor për paqen, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe se çdo hap i ri në këtë drejtim do të shërbente si një kontribut i ri në forcimin këtij stabiliteti e sigurie në rajon.

 

Kryeministri Berisha pritet në New York, nga Lartësia e tij, Emiri i Katarit Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani

 

Në New York, Kryeministri Berisha u prit ngrohtësisht nga Lartësia e tij, Emiri i Katarit Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani. Ky takim u zhvillua në Rezidencën e Misionit të Katarit pranë OKB-së në New York dhe ishte një finalizim dhe zgjerim i diskutimeve të nisura me Lartësinë e Tij në vizitën e suksesshme të Kryeministrit Berisha në Katar.

 

Në këtë takim që kaloi në një atmosferë të ngrohtë e miqësore, Emiri Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani u shpreh se ndihej i kënaqur që marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Katarit po zhvillohen dhe janë në një nivel shumë të mirë. Të dy liderët shprehën vendosmërinë dhe angazhimin e tyre për  të çuar përpara bashkëpunimin dypalësh.

 

Kryeministri Berisha, duke shprehur kënaqësinë për këtë takim, tha se qeveria shqiptare dhe ai personalisht do të impenjohen për forcimin e lidhjeve dhe të bashkëpunimit mes dy vendeve.

 

Kryeministri Berisha u shpreh se Shqipëria ka njohur një zhvillim të madh vitet e fundit dhe qeveria po bën përpjekjet maksimale, veçanërisht për të krijuar një klimë sa më të ngrohtë biznesi. Shqipëria, - tha Kryeministri Berisha - është një vend me potenciale të mëdha, me një pozitë të admirueshme gjeografike dhe përballë një tregu shumë të madh, si ai europian.

 

Kryeministri Berisha shprehu interesin e Shqipërisë, veçanërisht për investime në fushën e shfrytëzimit dhe përpunimit të gazit të lëngshëm. Në këtë drejtim, Kryeministri mori edhe mbështetjen e Emirit  të Katarit.

 

Kryeministri Berisha u shpreh se kompanitë e Katarit janë të mirëpritura të investojnë në Shqipëri dhe janë të favorizuara gjithashtu nga një sistem fiskal i përshtatshëm. Kryeministri u shpreh se ndjente kënaqësi që një kompani e fuqishme e Katarit po punonte me sukses në fushën e turizmit në Shqipëri dhe se shpresonte se suksesi i saj dhe bashkëpunimi i mirë me palën shqiptare do t'i hapë rrugën edhe shumë kompanive të tjera të Katarit që të investojnë në Shqipëri.

 

Një fushë tjetër me interes për investitorët nga Katari, u shpreh Kryeministri Berisha, do të ishte infrastruktura, që është edhe një prioritet i qeverisë shqiptare. Modernizimi i infrastrukturës së vendit do të vazhdojë të jetë prioritet i qeverisë.

 

Emiri Al Thani u shpreh shumë i interesuar për mundësitë që ofron Shqipëria për afrimin e kompanive të mëdha të Katarit dhe se ai do të angazhohej personalisht në suksesin e këtyre kompanive. Ai ripërsëriti faktin se komuniteti i biznesit kishte shprehur interes të veçantë për turizmin, duke qenë se 30 për qind e popullsisë së Katarit gjatë gjithë vitit e shfrytëzonte shumë atë. Në këtë aspekt, u shpreh ai, edhe turizmi shqiptar do të përbënte një fushë me shumë interes për ta.  

 

Gjatë takimit, u diskutua edhe për njohjen e pavarësisë së Kosovës, ku Kryeministri Berisha u shpreh se shpresonte se edhe Katari do ta vlerësonte njohjen e Kosovës. Emiri Al Thani tha se ai vetë do të kishte një takim në New York me Delegacionin e Kosovës dhe do të diskutonte me ta gjerësisht për këtë. Ndërkohë, ai u shpreh se e gëzonte ecja e Kosovës në rrugën e modernizimit.

 

Emiri Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani iu përgjigj shumë pozitivisht ftesës së Kryeministrit Berisha për të vizituar Shqipërinë dhe u shpreh se në vijim të agjendës së tij do të shohë mundësinë të vizitojë shpejt Shqipërinë, për t'u njohur nga afër me bukuritë e potencialet e saj.

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Shkupi tërhiqet pasi Berisha parashtroi kërkesën Ivanovit (09.24.2009)
Enciklpedinë do ta korigjojnë në botimin e ardhshëm (09.23.2009)
Enciklopedia rrezikon marrëdhëniet ndëretnike (09.23.2009)
Edhe një tjetër pamflet i Blazhe RistevskitNga Alush Kamberi (09.23.2009)
Kim Mehmeti: Enciklopedinë shqiptarët ta kishin djegur në mes të Shkupit (09.22.2009)
Arbër Xhaferri: Maqedonia si foleja e qyqes (09.22.2009)
Popovski: Enciklopedia fyen shqiptarët (09.22.2009)
Akademikët shqiptarë kërcënojnë me dorëheqje, nëse nuk tërhiqet enciklopedia skandaloze (09.21.2009)
ZGJOHU! kërkon tërheqjen e Enciklopedisë (09.21.2009)
ZGJOHU! mban konferencë për media para selisë së ASHA të Maqedonisë (09.21.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]