VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Koha për një universitet shqiptar në ShkupNga Skënder Hasani

                                                                                      

E Premte, 05.17.2024, 12:11pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

Koha për një universitet shqiptar në Shkup

Nga Skënder Hasani


E Hënë, 09.28.2009, 08:29am (GMT+1)

 

Periudha e shekullit të XIX dhe XX për popullin shqiptar ishte tragjike, si në aspektin politik, por edhe në atë arsimor dhe në përgjithësi në zhvillimin kombëtar. Popujt fqinj (serbët, bullgarët dhe grekët), në fillim të shek. XIX kishin krijuar akademitë e tyre kombëtare, të cilat u bënë promotoret kryesore për të krijuar projektet e tyre të mëdha, ku si synim kishin okupimin e tokave shqiptare, derisa rilindësve tanë iu desh që me ngut të organizohen dhe të përshpejtojnë, në njërën anë për t'u mbrojtur nga apetitet e shteteve fqinje dhe nga ana tjetër për të organizuar Rilindjen Kombëtare Shqiptare. Parulla e Rilindjes Kombëtare Shqiptare ishte se pa arsimimin e popullit nuk mund të kalohet në fazën e kapitalizmit të synimeve të parashtruara për të jetësuar amanetin e shumë gjeneratave për bashkimin e kombit. Kjo luftë e rilindësve nuk ishte e lehtë, ngase iu desh që të përballohet me vështirësi të jashtëzakonshme presioni i projekteve vandale të popujve fqinj kundrejt popullit shqiptar. Këto projekte jo-civilizuese u vunë në veprim në shekullin XIX dhe vazhduan me ashpërsinë e tyre edhe në periudhën e parë të shekullit të XX me hapjen e shkollave në gjuhën serbe dhe greke në trojet etnike shqiptare. Me këtë dëshirohej që pjesa jugore dhe verilindore e Shqipërisë të asimilohej. Për këto që përmendëm më lart, rilindësit kombëtarë përshpejtuan mbajtjen e Kongresit të Manastirit (nëntor 1908), ku u soll vendim për unifikimin e alfabetit kombëtar si mjeti kryesor për t'iu kundërvënë propagandës asimiluese të popujve fqinj dhe nga ana tjetër një shtet kombëtar nuk mund të krijohet pa patur një alfabet e gjuhë të unifikuar. Si reflektim i vendimeve të këtij Kongresi në trojet etnike shqiptare filloi procesi i hapjes së shkollave shqipe dhe për një kohë të shkurtër zëvendësuan ato serbe, greke dhe osmane. Vendimet e Kongresit të Manastirit shqetësuan tej mase autoritetet serbe, greke dhe osmane dhe për të eliminuar zbatimin e këtyre vendimeve në praktikë ndërmorën hapa konkrete me thirrjen e një Kongresi të ri, i cili do t'i rrëzonte vendimet e marra në Kongresin e Manastirit. Ky Kongres u thirr që të mbahet kongresi në Dibër (korrik 1909) me synim kryesor parandalimin e hovit që kishte marrë hapja e shkollave shqipe dhe përdorimi i alfabetit të unifikuar shqiptar. Por rilindësit kombëtarë e hetuan këtë hile që i përgatitej nga xhonturqit në bashkëpunim me serbët dhe grekët, rilindësit tanë u mobilizuan për t'i parapenguar këto synime të parashtruara për t'u jetësuar në këtë Kongres.

 

Faza e rëndësishme për rrugëtimin e arsimit shqip ishin vendimet e Kongresit të Elbasanit (shtator 1909), vendime të cilat u miratuan e që ishin në shërbim për të jetësuar vazhdimësinë e vendimeve të kongreseve dhe kuvendeve të mëparshme për të avancuar arsimimin në gjuhën amtare. Nga Kuvendi i Elbasanit doli vendimi historik për hapjen me shpejtësi të Normales së Elbasanit. Nëpërmjet këtij vendimi synohej që mungesën e kuadrit arsimor ta sigurojë që mos të ndërpresë hovin e çeljes së shkollave shqipe. Pas vendimeve historike për arsimin në gjuhën shqipe në Kongresin e Manastirit dhe Elbasanit, imperativ kohe ishte që arsimimi shqip të ngrihet në nivelin më të lartë, në atë universitar. Presioni i qeverisë osmane ndaj shkollës shqipe kishte vazhduar me një ashpërsi edhe më të madhe në pjesën e parë të vitit 1910, që para Lëvizjes Kombëtare Shqiptare u shtrua si detyrë e ngutshme mbajtja e një kongresi të ri në Manastir. Kongresi i Manastirit filloi punimet më 2 prill 1910, ndër çështjet kryesore që u diskutuan në këtë kongres ishte edhe zhvillimi i mëtejmë i lëvizjes arsimore. Rexhep Mitrovica propozoi hapjen e normales, (arsimimi i lartë për kualifikim të stafit arsimor S. A) në Shkup dhe nxjerrjen e një gazete në gjuhën shqipe. Ndaj këtij propozimi, Dervish Hima do të deklarojë se hapja e normales në Shkup do të përmbushte nevojën e domosdoshme për ngritjen e vetëdijes kombëtare në vilajetin e Kosovës për t'u kundërvënë propagandës aq të rrezikshme serbe për Kosovën dhe njëkohësisht do të përmbushte nevojën e madhe për arsimtarë në shkollat shqipe që duhej të hapeshin në këtë vilajet. Këto vendime iu ngarkuan për të jetësuar klubin "Bashkimi" nga Shkupi, i cili ishte edhe klub qendror arsimor për vilajetin e Kosovës për t'i jetësuar këto vendime. Kryetar i klubit "Bashkimi" ishte Emin bej Kumbara, i cili njëherësh kishte qenë edhe delegat i Kongresit të Manastirit më vitin 1908 në mbrojtje të gjuhës e alfabetit kombëtar. Sipas vendimeve të Kongresit të Dytë të Manastirit në Shkup, gjatë viteve 1911-1912, doli gazeta kombëtare "Shkupi", ndërsa për shkak të zhvillimit të hovshëm të ngjarjeve hapja e normales nuk mundi që të jetësohet dhe ideja për këtë projekt të parashtruar nga Lëvizja Arsimore mbeti obligim për periudhat e mëvonshme që të jetësohen. Në prag të 100-vjetorit me disperzimin e dy fakulteteve nga Universiteti Kombëtar i Tetovës, po i hapet rruga që të jetësohet vendimi i Kongresit të dytë të Manastirit për hapjen e Universitetit në kryeqendrën e Dardanisë dhe vilajetin e Kosovës në Shkup, i cili kishte mbetur pezull plot 100 vite. Ky akt aq sa është kombëtar, njëherësh hap shtigje që shqiptarët përfundimisht të përballen me tregun e dijes që i mundëson kryeqendra e Maqedonisë, Shkupi. Duhet theksuar se në kremtimin e 100-vjetorit, Shkupi duhet të ketë plotësuar këtë vendim që na e la amanet lëvizja arsimore.
Skënder Hasani


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Sejdiu: Kemi premtime për njohje të reja (09.27.2009)
Agim Zatriqi dha dorëheqjen e parevokueshme (09.27.2009)
Efektet drejt qëllimitNga Albin Kurti (09.26.2009)
Pas pavarësisë hera e parë e Berishës në Kosovë (09.25.2009)
Intervistë e Presidentit Topi në emisionin "5 pyetje nga Babaramo" (09.24.2009)
Sali Berisha fton Presidentin Obama në Shqipëri (09.24.2009)
Shkupi tërhiqet pasi Berisha parashtroi kërkesën Ivanovit (09.24.2009)
Enciklpedinë do ta korigjojnë në botimin e ardhshëm (09.23.2009)
Enciklopedia rrezikon marrëdhëniet ndëretnike (09.23.2009)
Edhe një tjetër pamflet i Blazhe RistevskitNga Alush Kamberi (09.23.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]