VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PSE QYTETARËT E PEJËS DUHET TË VOTOJNË EDHE PËR NJË MANDAT TË ARDHSHËM SI KRYETAR I KOMUNES DR. ALI BERISHANga YLL M. LAJÇI

                                                                                      

E Martë, 05.14.2024, 04:42am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
PSE QYTETARËT E PEJËS DUHET TË VOTOJNË EDHE PËR NJË MANDAT TË ARDHSHËM SI KRYETAR I KOMUNES DR. ALI BERISHA
Nga YLL M. LAJÇI

E Mërkurë, 08.28.2013, 08:05am (GMT+1)


Gjatë këtyre viteve që kemi krye te komunes se Pejës Dr. Ali Berishen janë arritur shumÑ‘ ndryshime të thella dhe të shpejta. Vlen te theksohet se pari ne fshatin e Nabergjanit eshtë bërë nje investim shum i madh në investimin e ujësjellsit, ne betonimin e jazit, me të cilin e ujisin token nje pjesë e madhe e fshatit. Fshati Nabergjan është mirënjohës për këtë investim të rëndësishëm.

Një investimi tjeter është ai i shtruarjes sëasfaltit per nxënësit te cilet shkojnë ne shkollen fillore "Ali Kelmendi", asfaltim që është bër deri brenda ne oborr te shkolles.

Kjo shtruarje e asfaltit ka lehtesuar shume kalimin e nxenesve sidomos ne sezonin e dimrit, sepse ajo rrugë bëhej e pakalueshme prej bores se madhe të këtyre dy viteve të fundit. E kështu investime te shumta janë bërë me buxhetin dhe kapacitetin tjetër investues qe ka komuna e Pejës.

Të gjithë ne qytetarët qe jetojmë ne Komunen e Pejës dëshirojmë një formë qeverisjeje te mirë pa marrë parasysh cila parti vjen ne pushtet. Kjo qasje e raportit të qytetarëve përcaktohet si kulturë politike. Kultura politike lidhet fuqishëm më një spektër të gjerë të bindjeve, besimeve, vlerave, dijes dhe vullnetit për pjesëmarrje në ngjarjet politike të qytetarëve ndaj sistemit politik. Për të qenë kultura politike në një nivel të ngritur, bashkëpunues, komunikues mes vete, duhet t'i plotësoj disa kushte minimale. Për faktin se partitë nuk janë aq të konsoliduara sa duhet që tu trasmetojnë mesazhe të qarta votuesve të tyre, atëherë ne një tipar mjaft interesat; diskursi politik drejt atyre pretendimeve karizmatike qe mund te kishin ne at kohe dhe inateve personale.

Në mënyrë ironike, ideja e vjetër e arsyetimit e trashëguar nga regjimi i mëparshëm, pikërisht ndarja polarizuese e politikës në mbështetësit e besuar të vijës korrekte dhe ata armiqtë e popullit dhe të partisë vazhdon të mbijetojë. Kjo mendësi është më tepër burim i shpalosjes së diskutimeve qe kanë partitë ne programin e tyre.

Sot ne Kosovë partitë politike kanë urrejtje dhe armiqësi personale, çka kufizohet vetëm në akuzat reciproke për korrupsion, ose lidhjet me regjimin e mëparshëm, se sa të kenë një një diskutim të qetë dhe të arsyeshëm për politika normale përmes përfshirjes të të gjithë aktorëve politikë dhe socialë, ngritjen e çështjeve që na shqetësojnë më shumë, ndërtimin e një axhende diskutimesh frutdhënëse dhe jo diskutime sterile, ndërtimin e koalicioneve që sjellin zgjidhje dhe përparim dhe jo konfuzion dhe anarki, si dhe krijimin e kompromiseve në kuadrin e procedurave dhe institucioneve të pranuara gjerësisht prej tyre.

Për të gjitha këto arsye, aktorët politikë paraqiten mjaft të fragmentuar, inkoherent, ambiciozë dhe jetëshkurtër. Megjithatë, pavarësisht nga dobësia e aktorëve politikë, nuk e lë jashtë përgjegjësisë rininë dhe elitat intelektuale, në qoftë se mund të flitet për të tillë tek ne, për propozimin e zgjidhjeve gjatë procesit të transformimeve. Këtë përgjegjësi mund të përmbledhim në tri drejtie, një riorganizim i gjerë i jetës ekonomike është i mundur në qoftë se hidhen hapa të studjuara dhe të sigurta drejt privatizimit. Fenomenet, ose veset që e frenojnë një proces të tillë dhe që e rrezikojnë janë egoizmi dhe lakmia, sepse duke u ndeshur me egoizmin dhe lakminë e të tjerëve kjo mund të na shpjerë drejt anarkisë. Gjithashtu, në këtë proces, pakujdesia dhe keqpërdorimi i pasurisë kombëtare e trondit besimin e qytetarëve dhe mund të shpjerë në dështimin e reformave. Një reformë, sado e mirë që të jetë, në qoftë se nuk kuptohet dhe nuk gjen mbështejen e qytetarëve rrezikon që të dështojë.

YLL M. LAJÇI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KU DO TË SHKOJNË TROPOJANËT!(Qasje në të vërteten që e dimë të gjithë e për modesti nuk e themi )Opinion nga GUXIM ALIMANI (08.27.2013)
SHKODRA MBAS VITIT 2005 U PËRFAQËSUA ME NIVEL TË ULËT INTELEKTUAL NË INSTITUCIONE E DIKASTERE, NË NIVEL LOKAL E KOMBËTAR!“Një model klientelisto-urban, që nuk duhet të përsëritet me Shkodrën!"Nga QAMIL GJYREZI (08.27.2013)
DEMIR KRASNIQI - ËNDRRA IME SHEKULLORE (Poemë) (08.26.2013)
PORTRET - SADRI MEHAJ I HOTITNga ESAD GJONBALAJ, Kryetar i Fondacionit Plavë-Guci, New York-SHBA (08.25.2013)
ZBULOHET LETRA E MBRETIT LEKA ZOGU I KUNDËR JANULLATOSIT, ANKESË PATRIARKANËS - 'JENI TUE NDËRHY NË TË DREJTAT E KISHËS AUTOQEFALE ORTHODOKSE' (08.24.2013)
HYRIJE KUPI - KRYETARI I DEGËS SË BRENDSHME MË KËRKOI FIRMËN PËR SPIUNE TË SIGURIMIT (08.23.2013)
NUK RESPEKTOHET SHQIPJA - KREU I STRUGËS BOJKOTON MBRËMJET E POEZISË (08.23.2013)
HYRIJE KUPI - 45 VAJZA NË KAMPIN E TEPELENËS NA RRËMBYEN NGA DUART E NËNAVENga FATOS VELIU (08.23.2013)
HYRIJE KUPI - PAS VRASJES SË BARDHOK BIBËS, NË KAMP U SOLLËN FAMILJE MIRDITORENga FATOS VELIU (08.22.2013)
Me rastin e 20 vjetorit te ndarjes nga jetaNË KUJTIM TË SEJDI DIDËSNga ISMET NELA, NJ, USA (08.21.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]