VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Rrëfimi i madh i një populli të vogël

                                                                                      

E Hënë, 05.20.2024, 10:08pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
Rrëfimi i madh i një populli të vogël
E Hënë, 10.26.2009, 02:12pm (GMT+1)

 




U botua Enciklopedia Maqedonase, u përbuzën shqiptarët me një fjalor rrugaçëror, të kohërave më të errëta, reaguan shqiptarët si dhe sa ditën, po kështu edhe zyrtarët maqedonas, u premtuan disa masa sa për sy e faqe dhe asgjë.
Pikë, pa çudi.

Në reagimet e shqiptarëve pati nota, që edhe më tej e problematizuan çështjen shqiptare sesa atë maqedonase, pra, çështjen e kombformimit mbi premisa etno-kulturore. Shumica e këtyre kritikuesve nuk vërejnë esencën e problemit. Maqedonasit nuk krijojnë telashe pse e formojnë kombin e tyre mbi premisa politike, por për shkak se atë e formojnë mbi premisa etno-kulturore. Mungesa e fakteve për një pretendim të këtillë është thelbi i problemit. Sikur maqedonasit do të zgjidhnin rrugën politike të kombformimit, si amerikanët bie fjala, s'do të kishin telashet e sotme identitare. Disa intelektualë shqiptarë në vend që ta analizojnë dhe kritikojnë pretendimet maqedonase të kombformimit mbi baza etno-kulturore, ata e problematizojnë mënyrën shqiptare duke kërkuar që identiteti i tyre të ndërtohet mbi parime politike, që do të përfundonte jo vetëm me një fragmentarizim katastrofal, por edhe me rrezikim të paqes në rajon. Këtë politikë të eutanazisë kombëtare, jo vetëm shqiptarët, por asnjë popull në botë nuk do ta pranonte me vullnet të lirë.


Reagimet shqiptare nuk marrin parasysh këtë fakt thelbësor. Prandaj, metoda të tilla që me fakte shkencore të arrijë të mbushet mendja e maqedonasve se fyerjet, imputimet e tyre kundër shqiptarëve janë të pabaza, nuk do të japin asnjë efekt, por përkundrazi do ta ushqejnë edhe më shumë grandomaninë e tyre adoleshente që tanimë është bërë e padurueshme. Vetëm kritika e mënyrës, premisës etno-kulturore në kombformimin e tyre do të japin efekt, ashtu si veprojnë të gjithë fqinjët e saj, sidomos grekët që vazhdimisht e kontestojnë thelbin e problemit, ekzistencën e kombit maqedonas. Ata, në dallim prej shqiptarëve e zhvillojnë lojën e tyre brenda oborrit maqedonas.


Zakonisht, kur skandalet shtohen, si pasojë e konflikteve ndërmjet "të vërtetave", që pa ndërprerë prodhohen nga kjo kuzhinë, me ato të fqinjëve, përgjigjen, mendoj se duhet kërkuar te projekti, sipas të cilit ndërtohet ky shtet, përkatësisht identiteti i këtij populli. Çdo popull, rrjedhimisht çdo familje dhe individ ka nevojë që të sajojë një rrëfim të madh për vetveten, për një gjysh të famshëm, për një thesar të pasur, për një trashëgimi të gjithanshme, për një rol të madh, të jashtëzakonshëm politik, për një padrejtësi mizore që ka penguar zhvillimin e shtetit, fisit, familjes apo individit, si pjesëtar i grupit që ngul fatet për shkak të vlerave të tyre të jashtëzakonshme.


Në politikë, këto rrëfime shërbejnë si argumente për legjitimim politik të individëve apo grupeve të interesit të veçantë si dhe të projekteve të tyre që pa këtë vulë hyjnore vështirë se do të mbijetonin. Gjithmonë ka qenë kështu.


Në kohërat e lashta mbretërit, perandorët, faraonët kanë përdorur këto rrëfime për t'i legjitimuar pretendimet e tyre për pushtet të pakufishëm. Rrëfimi i parë e ka ngritur në qiell prijësin, duke e shpallur hyjni për shkak të veprave të jashtëzakonshme për grigjën e tij (parimi i acsendusit, ngritjes), ndërkaq i dyti e ka shpallur prijësin për Zot, i cili paska prejardhje hyjnore që zbret në tokë (descendus) për t'i zgjidhur problemet me të cilat ballafaqohen pjesëtarët e atij formacioni shoqëror. Këto janë shembuj të parë të bashkëjetesës ndërmjet një realiteti të simuluar, të shpikur dhe atij real, banal.


Kjo metodë ka qenë efikase për atë kohë. Këtë fakt nuk e vërejnë arkitektët e maqedonizmës. Tani jemi në periudhën e informatikës dhe çdo pretendim për trashëgimi të rrejshme verifikohet lehtë.


Por, si mund të shpjegohen dyshimet? "Mendimtarët kritikë" shqiptarë, të cilët në vend që të analizojnë problemin maqedonas e problematizojnë çështjen shqiptare, rrugën e kombformimit dhe të elementeve që e ndërtojnë identitetin kombëtar, siç është gjuha, ngjarjet historike, figurat e përbashkëta historike etj. Këto goditje janë pasojë e metodës së vlerësimit të ngjarjeve historike, interesave të veçanta fetare, krahinore, gjuhësore, e marketingut politik etj.


Prej të gjithë faktorëve që ndikojnë në shfaqjen e dyshimit lidhur me bazat e kombformimit të shqiptarëve, do të veçoja atë që më së paku vërehet, metodën e hulumtimit, këndshikimin e ri që i konteston sistemet e mëdha filozofike, por edhe politike, fetare, artistike, me një fjalë rrëfimet e mëdha të çfarëdo provenience. Fjalën e kam te postmodernizmi që konteston, destrukturon sistemet e mëdha, rrjedhimisht rrëfimet e mëdha në çdo segment të jetës shoqërore. Kritika e këtyre sistemeve të mëdha, simulakrumeve, siç do ta quante filozofi francez, Bodriar (Baudrillard), ku realiteti banal zëvendësohet me atë glamuroz virtual, në fakt shfaq nevojën për rikthim të realitetit që sa vjen e humb betejën me tërheqjen e botës virtuale, ashtu si paraqitet në filmin e fantastikës shkencore, MATRIX. Sipas Bodriarit, nocioni postmodernizëm është farkuar në SHBA. Ndërkaq në Francë ky drejtim njihet si negacionizëm. Natyrisht që ka modifikime të mëdha të këtij këndshikimi. Bie fjala adhurimi i banalitetit i tipit të "Big Brotherit" (Reality show) si antipod i soap operave, të një realiteti virtual që i ka pushtuar ekranet e vogla edhe këndejpari. Por, nuk duhet thjeshtëzuar rolin e postmodernizmit në këtë periudhë kohore. Ky drejtim luan rol të madh kundër transformimit virtual të dukurive reale, ose thënë më konkretisht vrasjen e realitetit dhe zëvendësimin e tij me artificialen, pa marrë parasysh se në cilin segment të shoqërisë shfaqet ky problem.


Te popujt që nuk kanë nevojë për këto modifikime virtuale të realiteteve, ose për rikthim në dimensionin e të natyrshmes, përdorimi i këtyre metodave krijon huti dhe pengon komunikimin ndërnjerëzor. Bie fjala, kritika e idealizimit kombëtar, pa marrë parasysh aspektin kohor dhe motivin mund të keqkuptohet si tradhti e idealeve dhe të luajalitetit kombëtar.
Në hapësirat shqiptare ende nuk shfaqet fenomeni i sistemeve virtuale, por kemi dromca të kopjimit, shpeshherë komik të kritikës së tyre. Së këndejmi kritika postmoderniste e dukurive nuk duhet të përgjithësohet dhe të marrë përmasa radikale. Në emër të një drejtimi të ri filozofik që ka lindur si reagim i natyrshëm kundër projekteve që realitetin e zëvendësojnë me simulime variantesh të ndryshme nuk mund të pranohet si motiv për dekonstrukturim të rrëfimit të vogël shqiptar. Ashtu si në mjediset e tjera të kulturës evropiane edhe në mjediset shqiptare ka intelektualë që parapëlqejnë këtë drejtim, por nuk shoh arsye për përdorim të nxituar, ngaqë shkarjet nuk janë aq alarmante. Ne megjithatë jemi larg virtualiteteve që shfaqen në shoqëritë postindustriale.


Shkaku i dytë që duhet të merret parasysh ka të bëjë me fqinjët tanë. Të gjithë ata kanë rrëfime të mëdha për historinë dhe për shtetin e tyre që krijohen mbi pretendime virtuale. Ato janë projekte të bazuara mbi rrëfime të mëdha, madje ka tendenca të krijimit të një nomenklature fetare etnike, të një eskatoligjie kombëtare, si bie fjala në ligjërimet e kishës ortodokse serbe.


Mbi këto përcaktime që sajojnë, prodhojnë rrëfimet e mëdha, elitat e fqinjëve tanë, politike, intelektuale, fetare, të unifikuara rreth një simulakrumi fetaro-kombëtar në vazhdimësi e rindërtojnë sistemin e tyre të madh artificial që e lufton dhe e ngulfat sistemin e vogël real të shqiptarëve. Ardhja e presidentit rus në Beograd ishte në funksion të krijimit të një sistemi të madh, të simulakrumit sllav. Me gjasë kjo kulturë edhe një kohë të gjatë do të zhvillohet sipas modelit modern. Si duket ata ende nuk janë të informuar për vizionin e ri, atë të postmodernizmit. Medvedevi e përqafon dhe e puth Tadiqin si vallezër të një gjaku
Në rrëfimim e madh serb një realitet i dikurshëm shpallet si entitet i shenjtë, i pandryeshëm, një simulakrum i ndërtuar mbi fikcione që e serbizojnë Zotin (Shën Sava trajtohet si Zot), i apostolizojnë priftërinjtë dhe i shenjtërojnë mbretërit (mbreti Lazar e humb betejën reale në Fushë Kosovë, por sipas parimit të aksendusit e fiton atë qielloren).


Në rrëfimin e madh maqedonas shenjtërohet e sotmja. Bindjet, ambiciet, dëshirat e sotme projektohen në të kaluarën dhe çdo gjë përvetësohet, pa marrë parasysh realitetet. Kryeministri maqedonas objektivisht nuk mund ta plotësojë kërkesën greke për kompromis, ngaqë me këtë do ta rrezikonte simulakrumin politik maqedonas.


Pretendimet tejambicioze, fillimisht të politikës, pastaj edhe të historiografisë maqedonase, për shkak të ndërtimit mbi premisa të gabuara, sa herë që imponohen si gjykime përfundimtare, automatikisht nxisin reagimet e atyre që i kanë dokumentet, tapitë, dëshmitë reale për trashëgimi të atyre territoreve, ngjarjeve dhe personazheve që kanë luajtur një rol të rëndësishëm në historinë e një populli tjetër (Leka i Madh, perandori Samuil, Qirili dhe Metodi, Skënderbeu, Pjetër Bogdani, Nëna Terezë, etj.). Këto plaçkitje bëhen me të njëjtën arrogancë, pa marrë parasysh periudhën historike dhe dokumentet ekzistuese. Në Shkup, bie fjala, funksionon një shoqatë që vazhdimisht fabrikon, simulon gënjeshtra për prejardhjen e Nënës Terezë, e cila vetë ka deklaruar se me origjinë është shqiptare ("Me gjak jam shqiptare, jam shtetase e Indisë, ndërkaq me besim jam katolike...") Këtë fakt e vërtetoi zyrtarisht edhe Vatikani, por maqedonasit në mënyrë të orkestruar, fyese, para syve tanë vazhdojnë ta përvetësojnë atë, ta bëjnë element në tempullin e tyre simulues. Nëse këto plaçkitje nuk do të trajtohen si akte armiqësore, ky relativizim, ose barazim i gënjeshtrës me të vërtetën do të marrë përmasa dramatike. Qëllimi i gjithë kësaj fushate maqedonase është hapja e debatit, ku shqiptarët detyrohen që para hajnit të dokumentojnë se vlera të cilën e tjetërson ai u takon atyre (shqiptarëve). Këto ndërhyrje janë aq qesharake, saqë janë bërë të pabesueshme. Shumë veprimtarë bullgarë që historiografia maqedonase i trajton si maqedonas, kanë lënë me gojë dhe shkrim se janë bullgarë. Këto pohime të tyre relativizohen me shpjegime se ata s'paskan qenë të vetëdijshëm se ç'janë!!!


Në këtë konfuzion identitar do të hyjnë edhe kosovarët nëse do të vazhdohet me rrugën që identiteti kombëtar të përcaktohet mbi parime politike. Atëherë, si do to zgjidhet çështja e identitetit kombëtar të Adem Jasharit, Adem Demaçit, Anton Çetës, Anton Pashkut, Ali Podrimjes etj. Ata me qindra herë kanë thënë se janë kosovarë, drenicakë, dukagjinas, gjakovar etj, por asnjëherë nuk kanë mohuar se janë shqiptarë.


Mohuesit e rrëfimit të tkurrur shqiptar, këta dyshues kanë para vetes një mal faktesh për të argumentuar origjinën, atë fije të kuqe të trashëgimisë së shqiptarëve, por për shkaqe që vetëm ata kuptojnë, në emër të një metode të re që pa të drejtë absolutizohet, e mohojnë të natyrshmen, përkufizimin e identitetit shqiptar mbi parimet etno-kulturore.
.


Këto ndërhyrje në historinë e popujve të tjerë tashmë janë bërë specifikë dalluese e mendësisë maqedonase, e kulturës së tyre.
Kundër këtyre përvetësimeve kanë reaguar të gjithë popujt, shtetet që kanë qenë objekt i ambicieve të pangopshme të një populli që tani identifikohet si maqedonas.
Por, shqiptarët duhet të reagojnë edhe kundër perceptimit të tyre fashizoid të qenies, kulturës, historisë së shqiptarëve ...

Arbër Xhaferri


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Të vdesësh për të ikurNga Ruben Avxhiu (10.25.2009)
Dyshime për montim gjyqësor në "Rastin e Sopotit" në Maqedoni (10.25.2009)
Kadare Princ i Asturias për Letërsinë (10.24.2009)
Shqiptarët kërkojnë fakultet në Ulqin (10.23.2009)
Ajeti: Si më detyruan me tortura t'i pranoj aktet e montuara (10.21.2009)
Heshtja tetëvjeçare ndaj ligjit për UÇK, tri shoqata të përçara (10.20.2009)
Milan Shuflaj, si e vranë në pusi fill pas vizitës në TiranëNga Dr Musa Ahmeti, Dr Etleva Lala (10.19.2009)
Jo federatë me SerbinëNga Salih Mehmeti, Burgu i Dubravës, pavijoni 2, (10.17.2009)
ETNOGJENEZA E SHQIPTARËVE NGA ILIRËTNga akademik Aleksandër Stipçeviq, ilirolog arbëresh (10.16.2009)
Topi: Është momenti që shqiptarët të lëvizin përfundimisht të lirëNga Leandro Slovinski Faustini (10.16.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]