E Martë, 05.14.2024, 03:52am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
KOHA E FUNDIT PËR KOALICIONE TË NATYRSHME DHE KONSTRUKTIVE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS
Nga AGRON SHABANI

E Djelë, 03.02.2014, 06:43pm (GMT+1)


Në dritën dhe retrospektive e përgjithshme te ngjarjeve dhe zhvillimëve të ndryshme partiake ose politike në Kosovë:

Siç mund të mësohet gjatë këtyre ditëve të fundit nga burimet e shumta të informacionit nga terreni, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në mënyrë unanime dhe unilaterale (krye në veti!) , per zgjedjet e ardhshme parlamentare ose politike ne vendin tone, ne agjenden ose fokusin e tyre kryesor si duket e kane serish te te ashtuquajtuarin "koalicionin e madh" qeveritar ose politik me PDK-në?! Kjo pavaresisht " deklaratave publike" te Isa Mustafes dhe lidershpiti te pergjithshem te LDK-se-kunder koalicionit te mesiperm me PDK-se te Hashim Thacit te cilat me teper duhet perceptuar, akceptuar ose anticipuar ne kuadrin e opinioneve ose deklaratave te ndryshme " taktike" ose " strategjike" te LDK-se dhe PDK-se.

Duke shkaktuar kështu "kriza", konfuzione dhe paqartesi te " reja" ne jeten e gjithembarshme institucionale ,partiake dhe politike në Republikën e Kosovës që mund të kenë reflektime dhe konotacione të pa parashikuara për të ardhmen e gjithëmbarshme institucionale dhe politike të vendit tone.

Ndonëse, që në krye të herës është i njohur fakti mbi fraxhlitetin, porozitetin,heterogjenitetin dhe inkompaktibilitetin e dikurshëm institucional dhe politik të "koalicionit të madh" në relacionin PDK-së-LDK-së i cili me kalimin e kohës kishte zënë t'i ngjasonte një të ashtuquajture "kulle" të Babilonisë, ku krahu i djathtë i saje si të thuash nuk dinte asnjëherë se çfarë po mendonte dhe vepronte në prapavijë (pas shpine) krahu i majtë i saje ose anasjelltas.

Aty ishin edhe mungesat ose deficitet e hetueshme të etikës, estetikës, disajnit, profesionalizmit, performanës,edukates dhe kultures së preferuar institucionale dhe konstitucionale të "koalicioni të madh" në fjalë, së bashku me paradokset, hipotekat, anomalitë, patologjite, destruksionet dhe dekonstruksionet e ndryshme objektive dhe subjektive të grupeve ose individëve të ndryshëm (brendapërbrenda "koalicionit të madh" në fjalë)- të trashëguara si " relikte" ose hipoteka te ndryshme që nga koha e luftës dhe pasluftës në Kosovë. Dhe, të cilat me kalimin e kohës ishin bërë "gogol" dhe një sfidë e pakapërcyeshme për mbarëvajtjen dhe funksionimin normal( optimal) ose kompetent të shteti dhe qeverisë kosovare në të gjitha fushat dhe segmentet e mundshme.

Për t´i arrirë kështu dikur me vone, "zenitin" ose kulminacionin e tyre me rastin e aktit te njohur te bojkotit dhe largimit (ikjes) së papërgjegjshme dhe tepër infantile e kontraproduktive të LDK-së nga "koalicioni i madh" qeveritar dhe politikë me PDK-ne. Që në rastin me të butë, asokohe qenë kualifikuar dhe kuptuar si dezertim apo, mbase si një sabotazh i subordinuar- diverzive dhe subverzivë nga ana e këtyre të fundi (LDK-së) ndaj obligimeve të njohura kushtetuese, juridike,institucionale,politike etj.

Për të mos e quajtur këtu "grushtet" ose "puc te vogël" institucional dhe konstitucional të LDK-së në jetën përgjithshme institucionale dhe politike në Republikën Kosovës?!

Sidoqoftë, nga "akti" i mësipërm (subvrzivë dhe destruktivo-diverzivë) i LDK-së: Kryeministri Thaçi dhe subjekti i tij politik (PDK) me gjasë duhet të kenë mësuar diç më shumë mbi paqëndrueshmërinë, fraxhilitetin, inkompaktibilitetin dhe jovaliditetin e koalicioneve të ndryshme heterogjene dhe të panatyrshme ( jonatyrale)- çfarë ishte pikërisht koalicioni i tyre i mesiperm qeveritar ose politik me LDK-së që nga disa kishte zënë të quhej dhe klasifikohej asokohe madje edhe si "koalicioni për shtetin"! (...)

Ndaj, është koha e fundit për përcaktimin, profilizimin dhe pozicionimin e gjithëmbarshëm dhe përfundimtar të spektrit ose "mozaikut" të njohur politik dhe partiak në Kosovë. Dhe.. jo të vazhdohet si gjerë më tani me "koalicione" ose "aleanca" të ndryshme heterogjene, fraxhile dhe inkompaktitible ( të PDK-së ose AAK-së me LDK-së, W-se, AKR-së etj.) që me tepër janë marrëveshje ose "aleanca konkubine" ose "kurtizane" që i shpartallon dhe davarisë mëngjes.

Një trohë histori nga e kaluara dhe zhvillimet e njohura politike, ushtarake dhe historike në Republikën e Kosovës:

Se këndejmi, ndërkohë që Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e udhëhequr dhe themeluar nga presidenti i ndjerë, Dr. Ibrahim Rugova dhe shumë intelektual të tjerë shqiptar në Kosovë dhe me larg, atëbotë me tepër akceptohej dhe anticipohej si Një Lëvizje e gjithëmbarshme liridashëse dhe patriotike e popullit shqiptar në Kosovë. Lufta dhe Revolucioni i njohur çlirimtar dhe patriotik i UÇK-së dhe popullit shqiptar në Kosovë, ishin Luftë dhe Një Revolucion i vërtetë ushtarak dhe politik i popullit dhe lidershipit të njohur ushtarak dhe politik kundër një vendi dhe regjimi të huaj kolonial ose gjysëmkolonialist- çfarë ishte Serbia. Përkatësisht, ish-jugo-serbo-sllavia e dikurshme.

Në këtë Dritë të Luftës dhe Revolucionit të lartëpërmendur në Kosovë, nga gjiri dhe vullneti titanik i popullit (kombit) dhe atdheut si tonë si graniti, dolën dhe u shfaqën fuqishëm edhe akterët dhe protagonistë kryesor të lirisë, shtetit dhe pavarësisë së shumëpritur të Kosovës sonë Martire dhe Heroike.

Në kete frymë ,lufta dhe revolucioni çlirimtar dhe patriotik i UÇK-së dhe popullit shqiptar në Kosovë ,ishin të motivuara dhe stimuluara nga idealët ,vizionet dhe përpjekjet e kamotshme çlirimtare dhe patriotike të njerëzve dhe popullit ( kombit) tonë gjithandej- për liri, shtet dhe pavarësi të plotë shtetërore dhe nacionale. Në anën tjetër ndërkaq, ishin të shquara (karakterizuara ) dhe tipizuara edhe për nga bashkëpunimi dhe aleanca e njohur politike dhe ushtarake e UÇK-së dhe popullit (kombit) shqiptar me Shtetet e Bashkuara (SHBA-së) dhe vendet tjera të NATO-s (kujto: Aleancën e Madhe NATO-UÇK gjatë luftës çlirimtare dhe patriotike në Kosovë!). Për të cilat në analët e përgjithshme të historisë sonë kombëtare dhe asaj ndërkombëtare tashmë janë shkruar libra, histori, antologji dhe enciklopedi të shumta.

E thënë dhe deshifruar ndryshe: kjo donë të thotë se me rastin e luftës dhe Revolucionit të lartpërmendur çlirimtar dhe patriotik të UÇK-së dhe popullit shqiptar në Kosovë, kemi të bëjmë me apologji të mirëfillta krahasimore ose analogjike me luftën dhe revolucionin e njohur të popullit (kombit) të madh amerikan për liri dhe pavarësi të gjithëmbarshme shtetërore dhe nacionale nga "kurora" e huaj imperiale ose kolonialiste në etapën e fundit të shekullit të tetëmbëdhjetë (18) dhe kështu me radhë.

Ndërkaq, e ashtuquajtura "Rezistenca pasive" ose pacifiste e Dr. Ibrahim Rugovës dhe LDK-së në etapën e fundit të shekullit të kaluar, ishte si të thuash me tepër "paraluftë" ose një "paralojë e butë revolucionare" dhe politike në buzëmbrëmjen e njohur të luftërave të përgjakshme dhe shkatërrimtare në ish territorin e dikurshëm të së ashtuquajturës "federatës jugosllave" (ish-Jugosllavisë). E cila siç dihet, do i përjetonte dikur me vonë me dhembje, trauma,fraktura, pezmatime dhe gjakderdhje të shumta "abortin" ose "shkurorëzimin"( divorcin) e saj shtetëror dhe politik. Duke i nënkuptuar këtu luftërat e përgjakshme dhe shkatërrimtare në Kroaci, Slloveni, Bosnje Hercegovinë dhe së fundi në Kosovë, të nxitura dhe shkaktuara nga regjimi kriminal dhe gjakatar i Millosheviçit dhe ultranacionalistëve të tjerë serbo-çetnik në Beograd dhe gjetkë.

Pasojat e luftërave të përgjakshme dhe shkatërrimtare të soldateskës dhe falangave të ndryshme serbo-militariste kundër vendeve dhe popujve të ndryshëm joserb në ato hapësira të xhindosura dhe të kontaminuara të Ballkanit, tashmë janë të njohura. Nuk duhet ndonjë koment shtesë për to. No Comment.

Dhe, meqë gjithnjë fjala mbi komparacionet dhe analogjitë e lartpërmendura të Luftës dhe Revolucionit të njohur të UÇK-së dhe popullit shqiptar në Kosovë me Luftën dhe Revolucionin e famshëm të popullit (kombit) të madh amerikan për liri dhe pavarësi: Atëherë do theksuar në vazhdim se etapa ose "epoka" e njohur e luftërave dhe revolucioneve të ndryshme nacionale dhe politike (para dhe pas vitit 18OO), si të thuash në mënyrë fondamentale dhe substanciale atëbotë e kishin eksploruar, reformuar dhe emancipuar rendin ose rregullimin e gjithëmbarshëm shoqëror dhe politik të shteteve dhe shoqërive të ndryshme qytetare (Ancien Regime) ose monarkiste dhe abslotutiste në kontinentin e vjetër evropian dhe më larg.

Ndonëse edhe vet "epoka e re" revolucionare dhe historike në globin dhe kontinentin tonë kishte filluar pikërisht me luftën dhe revolucionin e njohur të popullit(kombit) të madh amerikan për liri dhe pavarësi të gjithëmbarshme shtetërore dhe nacionale nga "kurora" e huaj imperiale ose kolonialiste.

Ndaj,mu për këtë fakt: Lufta dhe Revolucioni i njohur Amerikan,atëbotë ishin bërë simbol dhe një udhërrëfyes i fuqishëm konspirativ dhe logjistik për revolucionet e ndryshme (të mëvonshme) në Evropë dhe kudo. Përse kjo? Sepse, Lufta dhe Revolucioni amerikan ndërkohë që ishin të të ngjyrosur dhe përshkruar nga simbolet dhe elementët e shumta tradicionale dhe kulturore të kontinentit të vjetër evropian (kjo për shkak të origjinës dhe lidhjeve të njohura historike,emocionale dhe antropogjenteike të pjesës dërmuese të popullit amerikane me Evropën). Në anën tjetër ishin të bazuar dhe motivuar në luftën dhe përpjekjet e njohura çlirimtare dhe patriotike të popullit (kombit) të madh amerikan nga "kurora mbretërore" britanike dhe kështu me radhë.Kjo duke filluar diku në vitin 1619 në Tubimin e njohur parlamentar të Virgjinias, për t´u pasuar nga Marylandi,Carolina, Nju Jorku, Nju Xhersi, Delavare, Georgia, Massachustti, Rhode Island dhe kështu me radhë.

Ne vazhdim vlen të kujtohen "Mayfloëer" dhe "41 viganët" e parë të luftës dhe revolucionit të lartpërmendur amerikan për pavarësi.

Ndërkohë që dikur me vonë, Uilliam Penny do e ngrisi dhe themeloi shtetin e pavarur të "pyejeve" (Pennsylvaninë) në vitin 1683. Duke e vërë theksin këtu në fillimet e luftës dhe revolucionit të madh amerikan nga të të ashtuquajturat " trembëdhjete shtetet" ose "kolonitë" e atëhershme amerikane-kunder "metropolës britanike" në shekullin 17! Të cilat,në themel, ishin luftë dhe një revolucion i shkëlqyer në mes pavarësisë dhe sovranitetit të njohur amerikan dhe të të ashtuquajturit "sovranitetit parlamentar" dhe monarkist anglez.

Për t´u kurorëzuar kështu me Kongresin e Parë konstitucional dhe kontinental të Philadelphias (Filadelfia) në vitin e paharruar 1774.Në të cilin deputët e 13 vendëve të pavarura amerikane do ta zgjedhin dhe emrojnë Gjorgj Uashingtonin e Madh si udhëheqës dhe komandant të përgjithshëm politik dhe ushtarak të SHBA-së.Duke e nënkuptuar këtu edhe fitorën e njohur (historike) të ushtrisë amerikane kundër asaj britanike në vitin 1775.Respektivisht, Deklaratën e njohur të 4 Korrikut të vitit të paharruar 1776 ( nga Ana e Thomas Jeffersonit) për Pavarësi të plotë të Shtetëve të Bashkuara.

Ndonëse, pa i harruar këtu edhe angazhimet dhe aktivitetët e shquara politike dhe diplomatike të Benjamin Frenklinit, John Adamasit dhe të tjerëve në drejtim të afirmimit dhe zyrtarizimit (konfirmimit) të shtetit dhe pavarësisë së lartëpërmendur amerikane nga ana e popujve dhe shtetëve të ndryshme gjithandej globit tonë tokësor.

Duke e arrirë kështu "zenitin" ose kulminacionin e tyre me Konventën e famshme konstitucionale dhe juridike "Checks and Balances" (lëxo:Rregullat dhe Kontrolli) të Philadelphias në vitin e paharruar 1787.

E detektuar ose deshifruar ndryshe, kjo done të thotë se edhe shteti dhe kombi i madh amerikan ( ashtu si shqiptarët e Kosovës- afro 3 shekuj me vonë..) në fillim i kishin pengesat dhe vështirësitë e ndryshme objektive dhe subjektive në Rrugën e Lavdishme të lirisë, shtetit dhe pavarësisë.

Ndaj, etablimi dhe profilizimi i spektrit politik ose partiak, gjegjesisht i elektoratit shqiptar( kosovar) në Dy Partitë ose Subjektët e dalura nga Lufta dhe Revolucioni i lartëpërmendur i UÇK-së dhe popullit shqiptar në Kosovë (siç janë pikërisht PDK-së e Hashim Thaçit dhe AAK-së e Ramush Haradinajt) me kalimin e kohës do i dëshmojnë edhe përparësitë dhe beneficionet e shumta nacionale dhe politike në një kohë "inflacioni" të madh partiak dhe politik në Republikën e Kosovës.

Pa të keq ndaj partive ose subjekteve të tjera politike në Republikën e Kosovës, por Partia Demokrate (Party of The People) dhe Partia Republikane (The Grand Old Party) në SHBA-së, me shumë gjasë sikur paraqesin Një Udhërrëfyes të fuqishëm për jetën e përgjithshme parlamente dhe politike në Kosovë kontrasteve dhe paradokseve të mësipërme institucionale dhe politike.

Ne instance te fundit, pas vdekjes se liderit historik dhe karismatik te LDK-se, Dr. Rugoves, mareveshjet, koalicionet ose aleancat e ndryshme te LDK-se me partite ose subjektet tjera politike ne vendin tone, me teper i kane mbeshtjellur dhe karakterizuar fryma ose karakteri i njohur lokal, rajonal, krahinor, provincialist, nepotist,karierist, profiterist, familjarist ose bajrakterist, se sa fryma ose karakteri i preferuar reflektiv, integral dhe pozitivist.Perkatesisht, shteteror dhe nacional. Apo, mbase " mareveshjet", aleanccat ose " koalicionet" e ndryshme destruktive dhe dekonstruktive te " politikaneve" ose " diplomateve te larte" te Llapit ose Drenices-kunder Ramush Haradinaj ose kuadrove te ndryshme te Rajonit te Dukagjinit dhe te ngjashme.Mentaliteti tribal ose provincionalist se bashku me " logjiken" ose " filozofine" e njohur te klanit ose fisit!(...).

AGRON SHABANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NË  PRAGUN  E  95  VJETORIT... NA  LA  PJETER  GJONI...FRITZ RADOVANI (03.01.2014)
NGUCAMA E GUCISËOpinion nga RAMIZ LUSHAJ (03.01.2014)
KOSOVA QË (NUK) E NJOHIM TË GJITHË?!Nga AGRON SHABANI (02.28.2014)
SHQIPTARI MË I RI NË LONDËRNga KUJTIM RUDINA (02.28.2014)
AGRONOM TOMSON NISHANI “BABAI” I PARKUT TË MADH TË TIRANËS(Boton libër, në 55-vjetorin e krijimit)Nga MURAT GECAJ (02.27.2014)
“GARANTOJMË” BE - BASHKIMIN EUROPJAN!Nga FRITZ RADOVANI (02.27.2014)
KU ËSHTË GUCIA?!Nga RAMIZ LUSHAJ (02.27.2014)
AMBASADA TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS APO 'KOOPERATIVA BUJQËSORE'?!Nga AGRON SHABANI, Gjermani (02.25.2014)
KUVAJTI - NJË VEND I HAPUR DHE MIK ME SHQIPËRINËNga KUJTIM MORINA (02.25.2014)
Në vend të reagimitPËR ÇFARË 'RACIZMI INTELEKTUAL' E KENI FJALËN 'DR. SC' ISA HAXHIU?!Nga AGRON SHABANI, Gjermani (02.23.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]