VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PSE U VRA TRIMI I DRAGOBISË?!Në 70 vjetorin e permbytjes së Shqipnisë...Nga FRITZ RADOVANI

                                                                                      

E Mërkurë, 05.15.2024, 09:34pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
PSE U VRA TRIMI I DRAGOBISË?!
Në 70 vjetorin e permbytjes së Shqipnisë...
Nga FRITZ RADOVANI

E Premte, 03.28.2014, 09:38am (GMT+1)



    Pak e aspak Burra si Bajram Currin kishte e ka edhe sot Shqipnia me trojet e veta!
   
  Atdhetari Bajram Curri ka lé në Gjakovë në 1862; dhe asht vra nga Ahmet Zogu,  me 29 mars 1925 në Shpellen e Dragobisë. Nuk do të persëris mendimet e mija në lidhje me këte figurë të madhe të Popullit Shqiptar, që gjithnjë sa vjen e rritet bashkë me hijen që tradhëtarët e Shqipnisë mundohen me i vue portretit heroik e legjendarë të Bajram Currit, edhe se vepra e Tij plot dritë do të ndrisë perjetë fletët e Historisë e Lavdishme!
 
    Publiçisti ma i madh Atdhetar Shqiptar Don Lazer Shantoja, kur ishte endè gjallë Bajram Curri, ka parandjenjen se me Plakun e Dragobisë do të ngrihet një Permendore!
    Tek vorri i Avni Rustemit, Shantoja pyet:
"E sot? Çka shef sot Avni Rustemi? Sot Avni Rustemi shef mbi vorrin e tij Plakun e Kosovës, veteranin patriot, babën e Shqiptarizmës, luftarin vigan, shkatrronjësin e esadizmës, esponentin ma të naltë e të paster të rracës sonë të vjetër! Sheh Plakun qi tash tri vjet jetoi në shoqëni të bishvet t' egra mbi male e ndër shpella i dëbuem, i dënuem, i ndjekun porsi i rrezikshëm porsi tradhëtor prej njerzvet, emnin e poshtër të cilvet ia lidhë emnit shejt t' atdheut vetem intriga, tradhëtia, despotizma.
    Sot mbi vorrin e tij, heroi djalosh sheh heroin Plak, sheh Bajram Currin!
    Sot po vertetohet fjala e kolegut tim Halim Xhelos: Vlona u ba me të vertetë Jerusalem, Meka e Shqipnisë!
    Me ardhjen e Bajram Currit në qytetin tuej të famshëm, zen fillë, o vllazën vlonjatë, proçesioni i patriotëve, shtegtimi i patriotizmës tu vorrezat e lumnueshme t' atyne të cilët me urti dhe me gjak na siguruene nji Shqipni!..
    ...Nuk ishte prandej e mundun qi Bajram Curri, patritot i patriotëve, mos ti gjegjte thirrjes patriotike të popullit të Vlonës e të Labërisë... Sikur ju lajmoi telegrafisht Bajram Curri vjen në Vlonë per me mbushë nji dëshirë dhe me krye nji detyrë.
Po! Me mbushë nji dëshirë! Dëshiren e zemrës, e zemrës njaj Plaku, e zemres së njaj luftari, e zemres njaj patrioti.
    Kur shtime në dhe Avni Rustemin Plaku i Kosovës dergoi gjashtë burra kosovarë të kjajshin mbi vorrin e Deputetit të Kosovës; e na i pame tue kja lot qi mbas nji moji u bane gjak!
Por Plaku vetë nuk mund të vinte: Vetem shqiponjat e maleve bartën mbi fletët e tyne lotët e Plakut, e lotët e Plakut elektrizuene djalërinë, lotët e Plakut alarmuen kombin, lotët e Plakut ndezne Shqipninë flakë! Perse ishin lotët e atij Plaku qi Ahmet Zogollin me shokë i karakterizoi tradhëtorë kur na, ndoshta, u derdhshim turpnisht kêmin e adhurisë!..
    Sot ky Plak ka fatin me dalë prej shpellavet, ka fatin me kenë i pritun gjithkund ngadhnjyes prej Popullit Shqiptar, i cili me këto demonstracione i thotë: Pate arsye me ndejë në mal, o Babë, o Shqiptar i vjetër!
    Sot ka fatin n'e mramë, mbas sa lodje, me prue dhe kunoren e luleve mbi vorrin e atij qi kje lulja e djalërisë Shqiptare!
    Bajram Curri tu Avni Rustemi! Baba tu djali! Kosova e robnueme tu perfaqsojsi i vdekun!.. Sot Bajram Curri kjan prap, por janë lotët e gzimit, janë lotët e fitimit! Oh këqyrnje, o vllazen, lotët e Plakut! Oh sa e sa lot të tjera do të kenë derdhë syt e Plakut në mal rreth këtyne tri vjetëve! Sa lot!.. Jo pse i tretun, jo pse i ndjekun, jo pse me krye në rrezik, jo pse i mshefun ndër shpella kjante Bajram Curri, po kjante per turpin tonë, per turpin e Popullit Shqiptar të robnuem, kjante per Shqipninë e tradhëtueme, kjante tue pa patriotët e rrejtun, kjante tue pa se tetë bejlerë të flligtë që kishin ba skllav tetqindmijë Shqiptar të lirë; kjante tue pa se Shqipnia e Skënderbeut dhe e Ismail Qemalit duronte mbi fronin e tyne nipin e Esad Toptanit!..
    ..Këqyrnje, o vllazën, Bajram Currin tu vorri i Avni Rustemit! Ç' kuader madhshtor! Sot qi mbi germadhat e feudalizmës së shgatrrueme kemi ngritë flamurin e demokracisë ngadhnjyese... Këqyrni atë vorr! Këqyrni ketë Plak!
    N' atë vorr pushon nji djalosh martir: Këtij Plak i thonë Bajram Curri!
E deri sa Shqipnia të ketë djelmosha me zemren e Avni Rustemit, e deri sa të ketë Burra patriotë si Bajram Curri, Shqipnia do të rrojë!
    Rrnoftë Shqipnia!" (Vlonë, 30 Korrik 1924, Gazeta "Bashkimi")
    Don Lazer Shantoja shkruen: "...Lodja qi derdhim mbi êmnin e Bajram Currit âsht lodja e dhimbjës; lodja qi derdhim mbî êmnin e Luigj Gurakuqit âsht edhé lodja e deshprimit. Bajram Curri vdiq me të tana rrethanat e heroizmës: Lindi në mal, jetoj në mal, luftoj në mal e vdiq në mal. Vdiq me armë në dorë, ndërmjet të Shqipnisë së robnueme e të Shqipënisë së lirë. Vdiq si meritonte të vdiste Bajram Curri!
Të kishte vdekun në sallen e ndoj klinikës evropjane, jetës së Bajram Currit, i ishte hjekun kapitulli mâ i bukur."

    ***
    Shpeshë jam ndalue tek jeta e Bajram Currit, e ajo asht një Kalvar' i vertetë!

    Nuk mund të percaktohet kur ishte i rij mbasi që në vitin 1899, kur ban pjesë nder organizatorët e Lidhjes Shqiptare të Pejës, dhe deri sa u vra tradhëtisht nga njerzë të shitun tek sllavët armiqtë shekullor t' atyne Viseve luftarake, Bajram Curri ishte dhe mbeti sinonim i emnit Shpella e Dragobisë, e "Dera" e saj, Kunora e lavdisë së Historisë!

    Melbourne, Mars 2014.

FRITZ RADOVANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
GËRVENI, SHTETI I SË DREJTËS DHE MARRËVESHJA E DETITNga BESNIK BAKU, PhD në të Drejtën Ndërkombëtare (03.28.2014)
Nga mërgimi apo:TË FALA NGA 'KOSOVA SOT'!Nga AGRON SHABANI (03.27.2014)
NEPOTIZMI TEK MAXHORANCA - DJALI I BRAHOS, RUÇIT E FINOS EMËROHEN DREJTORË TEK ANTANga ARTAN SHAHINI (03.27.2014)
FJALORI BRUTAL NË PARLAMENT - DEKADENCË KULTURORENga ARBEN BRAÇE (03.26.2014)
In memoriamUNË, NE, PRISHTINA, KOSOVA PA DR. GANI DEMOLLINNga Don LUSH GJERGJI (03.25.2014)
'SHTËPIA E KOSOVARËVE' NË VLORË - LIDHJA E VLONJATËVE ME ISA BOLETININ (Dossier) (03.25.2014)
ALEKSANDËR MEKSI - PD 22 VJET PAS 22 MARSIT (Intervistë) (03.24.2014)
VDIQ  DR.  PJETER  PEPANga FRITZ RADOVANI (03.24.2014)
MBI GRATË E FUQISHME DHE BURRAT (MBRETËRIT) E NDRYSHËM TEKANJOZË OSE KARRIERISTË...Nga AGRON SHABANI (03.23.2014)
NË PËRKËDHELITË TUA ANKORUARPoezi nga ZOG HYSENAJ (03.23.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]