VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - LAOKOONTI  E  SHQIPTARËT...Në 70 vjetorin e permbytjes së Shqipnisë...Nga FRITZ RADOVANI

                                                                                      

E Enjte, 05.02.2024, 12:19pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
LAOKOONTI  E  SHQIPTARËT...
Në 70 vjetorin e permbytjes së Shqipnisë...
Nga FRITZ RADOVANI

E Martë, 04.08.2014, 09:19am (GMT+1)



Në vitin 1962, në sallen e pikturës pranë Shtëpisë së Kulturës në Shkoder, kam vizatue koken e Laokoontit, veper e skulptorit madh Mikelangjelo...
Ishte 50 vjetori i Pavarsisë së Shqipnisë.
Edhe pse gjarpni e kishte kafshue Shqipninë që në vitin 1468...
Na dukej se në vitin 1912, kishim fitue dishka... Sikur, dervishët na e kishin largue friken.
Kjo statujë, sikur, na e kthjelloi shikimin dhe mendimin e turbulltë... Ishim të rijë...
Që në vitin 1944, Shqipnia vazhdonte me kenë e lidhun nga një gjarpen i mnershem dhe i pakrahasueshem në Shekullin e XX, me asnjë tjeter që kishte lidhë dhe kafshonte perditë Popullin e vet, ku dhimbja dhe helmi depertonin në krejt trupin e çveshun të Shqiptarit...
Gati askush nuk e dallonte koken e tij të maskueme me "Yllin e kuq" që ushqehej me gjak Atdhetarësh, e vazhdonte me kafshue dhe me helmatisë Rininë Shqiptare.
Ata baballarë që ishin të lidhun prej tij do të shihnin me sytë e tyne edhe trashigimtarët e vet, pa asnjë shpresë shpëtimi nga kafshimi i këtij perbindshi me pamje gjarpni...
Gjarpni nuk falë as nuk dihet se ndonjëherë asht tregue i mëshirshëm...
Podrume, biruca, qeli, lagështinë, uri, errësinë, etje, ndytsinë, pisllek, torturë, rrahje, thyemje kockash, djegëje syshë me cigare, vezë të zieme nenstjetulla, mace të egersueme nder thasë, tredhje organesh gjenitale, perdhunime vajzash nder sytë e baballarëve të vet,
gra të lidhuna nder sy të burrave, burra të vuem në hell, e vllau tue dishmue per vllaun... Të gjithë të lidhun prej një gjarpni që quhej Enver Hoxha në mënyren ma mizore e që, me helmin e tij "lufta e kllasave", shkatrroi Atdheun, Shqiptarin, Virtytet dhe Fenë e Tij.
Besa, Burrnia dhe Bujaria e trashigueme nder shekuj... u shue me helmin anadollak...
Çapini shovenist sllavokomunist ushqente me helmin vllavrasës gjarpnin e kobren...
Populli Shqiptar nder shekuj i robnuem dhe i coptuem copa copa, duhej perça e robnue ashtusi persa shekuj vepruen pushtuesit turq me veglat e tyne tradhëtare anadollake.
E gjarpni ngopej e knaqej tue pa një Popull në dhimbje, vorfni e pashpresë shpetimi...
Mbi 50.000 Shqiptarë, i mbyti me helmin e tij... E virrmat e Tyne humben nder labirintet e podrumet e golleve të hapuna nga gjarpni per 47 vjet, pa asnjë minut dritë në Shqipni.
Mbi 500.000 Shqiptarë, nder kampe pune, ferma e minjera...leckoheshin perditë në trup dhe në Shpirtë, per me knaqë epshet e gjarpnit dhe kobres që lëshonin vezë e jarg helmi.
E zemra e gjarpnit me "Urdhën nga Naltë", njëditë... do të plaste... me 11 prill 1985...
"Amaneti" i sulltanit per Shqipninë e Gjergj Kastriotit ishte: "Të bie shehadet per veprat që ka bërë në jetë kundër Allahut! Këte e ka dhe Kur'ani, që është shumë më i përparuar dhe më njerëzor se Bibla, dhe si përfundim: Shqiptarët duhet t'i pershtatën atij." (E.Hoxha, "Shënime për Lindjen e Mesme" 1958 1983. Botue Tiranë, 1985.)

Melbourne, 2014.
FRITZ RADOVANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
EEEH...!Nga ZOG HYSENAJ (04.07.2014)
TË GJITHË 'MITE' DHE ASKUSH PROMETE!Nga ILIR PAJA (04.05.2014)
MASKA E DOBËT E KORRUPSIONIT DHE RASTI I BUTRINTITNga ARBEN KALLAMATA (04.05.2014)
SHEFQET HOXHA FESTON MES LIBRAVE 80-VJETORIN E DITËLINDJES…Nga Prof. MURAT GECAJ publicist e studiues-Tiranë (04.04.2014)
DITËT E FUNDIT TË BAJRAM CURRIT SIPAS DOKUMENTEVE ARKIVORE TË SHTETIT SHQIPTARNga VELI HAKLAJ, studiues (04.03.2014)
Deutsche Welle, MERKEL - SHQIPËRIA NË RRUGË TË MBARË DREJT EVROPËS (04.02.2014)
Me gjuhën e popullit:"BALLI KRYEMINISTËR" NGA BROJA, "BOLLANI" NGA MITROVICA DHE "TAVARISHI" (KUMBARA) I TYRE NGA MARECI...Opinion nga AGRON SHABANI (03.31.2014)
BALADË PËR BACË BAJRAMIN- Dragobi, fundmarsi, 1976 -Poezi nga ZEQIR LUSHAJ (03.29.2014)
ÇFARË NDODHI NË NËNTOR 1982 NË BURGUN E SPAÇIT ME REXHEP GOÇIN (03.29.2014)
Fosilet e Rankovicit dhe UDB-se apo, KU PO TË DHEMB ORE 'AKADEMIK' AGRON GASHI!Nga AGRON SHABANI (03.29.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]