VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - BALADË PËR BACË BAJRAMIN- Dragobi, fundmarsi, 1976 -Poezi nga ZEQIR LUSHAJ

                                                                                      

E Shtunë, 05.11.2024, 04:32pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
BALADË PËR BACË BAJRAMIN
- Dragobi, fundmarsi, 1976 -
Poezi nga ZEQIR LUSHAJ

E Shtunë, 03.29.2014, 02:23pm (GMT+1)




Mallkonte nëna veten,
Për fatin e zi,
Tek luftonte me jetën,
Atë nate që t'lindi Ty.

Të lindi në udhëtim,
Rrugës në karrocë,
Në vargun e mjerimit,
Që s'kishte të sosë.

Ah, moj nënë e dashur,
Me zemrën ngrir borë,
Ta dije se ç'kreshnik,
Atë natë, ti mbaje n'dorë?!

Si shqipet krahëhapur,
Që në shkëmb bëjnë foletë,
Gjithnjë, në gji të popullit,
More krah dhe jetë.

Ti, s'pranove rrogat,
As kolltuqet e Turqisë,
E ndershme buka e popullit,
E butë postiq-ja e dhisë.

Prijës, në shumë luftëra,
Të njofti Shqipëria,
Janë shkruar me gjak,
Dëshmon historia.

Dhe ne, që jemi të rinj,
E kurrë s'të kemi parë,
Na duket se bashkë rrijmë,
Dhe s'kemi për t'u ndarë.

Çdo mars vijmë te Shpella,
Të shohim me kobure,
Dragua mbi këto male
Që kurrë su përkule.

Vepra jote, Bacë,
Nuk harrohet kurrë,
E ruan gjithë malësia,
Çdo lis e çdo gur .

Emri yt, mbeti,
Si simbol i burrit,
Ta ruan përjetsisht,
Qyteti i Bajram Currit!
 -------------
-Nga libri "Hija e vendlindjes" faqe 28-29-

ZEQIR LUSHAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ÇFARË NDODHI NË NËNTOR 1982 NË BURGUN E SPAÇIT ME REXHEP GOÇIN (03.29.2014)
Fosilet e Rankovicit dhe UDB-se apo, KU PO TË DHEMB ORE 'AKADEMIK' AGRON GASHI!Nga AGRON SHABANI (03.29.2014)
PSE U VRA TRIMI I DRAGOBISË?!Në 70 vjetorin e permbytjes së Shqipnisë...Nga FRITZ RADOVANI (03.28.2014)
GËRVENI, SHTETI I SË DREJTËS DHE MARRËVESHJA E DETITNga BESNIK BAKU, PhD në të Drejtën Ndërkombëtare (03.28.2014)
Nga mërgimi apo:TË FALA NGA 'KOSOVA SOT'!Nga AGRON SHABANI (03.27.2014)
NEPOTIZMI TEK MAXHORANCA - DJALI I BRAHOS, RUÇIT E FINOS EMËROHEN DREJTORË TEK ANTANga ARTAN SHAHINI (03.27.2014)
FJALORI BRUTAL NË PARLAMENT - DEKADENCË KULTURORENga ARBEN BRAÇE (03.26.2014)
In memoriamUNË, NE, PRISHTINA, KOSOVA PA DR. GANI DEMOLLINNga Don LUSH GJERGJI (03.25.2014)
'SHTËPIA E KOSOVARËVE' NË VLORË - LIDHJA E VLONJATËVE ME ISA BOLETININ (Dossier) (03.25.2014)
ALEKSANDËR MEKSI - PD 22 VJET PAS 22 MARSIT (Intervistë) (03.24.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]