VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Reagime për heqjen e kombësisë shqiptare nga pasaportat

                                                                                      

E Hënë, 05.20.2024, 02:00pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

Reagime për heqjen e kombësisë shqiptare nga pasaportat


E Hënë, 11.23.2009, 11:01pm (GMT+1)

"Nuk kam qenë ende në rrjedhë të këtij fakti, pasi disponoj pasaportën time të vjetër. Por sot jam informuar dhe nëse kjo është e fiksuar në këtë mënyrë në pasaportën e shtetasve me kombësi shqiptare të shtetit tonë, ateherë më duhet ta denoncoj si një mashtrim", theksoi Aliu.

Ky është mashtrim dhe për kësi mashtrimi unë nuk përtoj të reagoj, thotë akademiku shqiptar.

"Natyrisht që kjo është fshehur nën gjuhën angleze në pasaportë. Por gjithsesi për këtë mashtrim duhet të reagojnë të parët kompetentët, ata që janë në institucione dhe përfaqësojnë shqiptarët në shtetin e Maqedonisë. Unë ju kujtoj se duhet të reagojnë ata që e kanë obligim, të shmangin pasaktësitë", ka theksuar akademiku Ali Aliu.

Ndërkohe, për këtë çështje ka reaguar ashpër edhe Partia Demokratike Shqiptare, me anë të sekretarit të saj, Ernad Fejzullahu. Ai deklaroi "kjo është pasoje e etnocentrizmit të shtetit maqedonas". Sipas zotit Fejzullahu, në Maqedoni ekziston një tendencë e rrezikshme për të paraqitur gjithçka "me prefiksin maqedonas".

"Ne nuk kemi vetëm problemin e pasaportave. Kemi problemin e televizionit shtetëror, që është tërësisht maqedonas. Kemi problemin e fëmijëve shqiptare, që po duhet që në klasë të parë të mësojnë maqedonishten me detyrim. Ne kemi problemin që këtu edhe ajri po është maqedonas...", thotë sekretari i partisë më të madhe të shqiptareve në opozitë.

Ai tha se "ky hegjemonizëm po zhvillohet edhe sepse lejohet nga partnerët shqiptarë të qeverisë së VMRO-DPMNE-së, megjithëse në fakt këtu nuk mund të flasim për partneritet, përderisa njëra pale vepron si do, ndërsa tjetra bindet".

Maqedonia po rendohet e po shkon çdo ditë e më afër kolapsit. "Për këtë arsye, ne po u ofrojmë shqiptarëve një marrëveshje politike. Po punojmë në terren për të lidhur një marrevëshje me 15 pika, ku përfshihen të gjitha problemet me të cilat përballen shqiptarët sot, duke filluar nga ndarja e buxhetit, deri tek identiteti kombëtar", thote sekretari politik i PDSH-se.

Në BE do të udhëtojmë si "maqedonas"

Në pasaportat e reja biometrike në grafën e nacionalitetit vazhdon të figurojë emërtimi "maqedonas". Radhë të gjata të qytetarëve për t`u pajisur me dokumentin e udhëtimit, mirëpo ata vazhdojnë të shprehin habi për ndryshimin e bërë tek grafa e nacionalitetit apo shtetësisë.

Edhe përkundër reagimeve të vazhdueshme, deri tani nuk është bërë përmirësimi i nevojshëm, duke e kthyer emërtimin e vjetër "R.Maqedonisë", duke mos përcaktuar aspektin kombëtar të asnjë komuniteti.

Se shqiptarët e Maqedonisë në vendet e BE-së do të njihen drejtpërdrejt maqedonas, kjo sipas analistëve shqiptarë komentohet si strategji e qartë e Qeverisë së Nikolla Gruevskit. Skenari i parapërgaditur është forcimi dhe arritja e misionit që Republika e Maqedonisë të njihet si shtet ekskluzivisht i maqedonasve, në sytë e ndërkombëtarëve.

Analisti dhe eksperti i çështjeve ndërkombëtare, prof.dr. Ylber Sela deklaroi për agjencinë e lajmeve INA se problemi buron nga kushtetuta, ku shqiptarët nuk kanë të përcaktuar se qytetarë të cilës kategori janë.

"Andaj nga Kushtetuta vijnë këto gjëra. Normalisht që sapo të dorëzosh pasaportën në duart e autoriteteve të huaja, në mënyrë të qartë identifikohesh si maqedonas. Dhe kjo është si pasojë e politikës aktuale që na ka përfshirë neve shqiptarëve dhe nuk ngrisim zërin", ka theksuar ligjëruesi universitar Ylber Sela.

Ndërkohë, analisti dhe publicisti Nijazi Muhamedi në një prononcim për agjencinë e lajmeve INA ka nënvizuar se këto emërtime bëhen qëllimisht nga Qeveria maqedonase për të forcuar pozicionet e saj me grekët, duke i shpallur të gjithë qytetarët e këtij vendi si maqedonas.

"Kjo po bëhet për forcimin e kulturës maqedonase dhe këtu ka gisht Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti, për të realizuar projektin për ndërrimin e të gjitha identiteteve. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për pasaportat, por edhe për futjen e gjuhës maqedonase prej klasës parë dhe projektet e tjera kulturore, të trashëgimisë dhe e çka jo tjetër", ka theksuar analisti Nijazi Muhamedi, duke shtuar se këto marrëveshje dhe projekte antishqiptare dita ditës po dalin në dritë.

Partia shqiptare në pushtet, BDI, edhe pse premtoi se do të ngrisë zërin për këtë çështje në Parlamentin e Maqedonisë, deri tani nuk është bërë asnjë gjë në këtë drejtim, kur po afrohen ditët që një pjesë e madhe e shqiptarëve t`ia mësyejnë vendeve të BE-së. (http://www.ina-online.net)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Edit Harxhi: Libani së shpejti do ta njohë shtetin e Kosovës (11.23.2009)
KONTRIBUTI I KULTURËS KOMBËTARE NË RRJEDHAT E PAVARËSISË SË SHQIPËRISËNga Isuf B. BAJRAMI (11.19.2009)
Pse është e pavend festa e çlirimit?Nga Saimir LOLJA (11.18.2009)
KENAN EVREN - PRESIDENTI TURK NGA RRETHI I KUMANOVËS (11.16.2009)
Historia 60 vjeçare e dy familjeve, një shqiptare, një hebreje (11.15.2009)
Pse hesht Patraq Kolevica?Nga Naum Mara (11.15.2009)
Pakti Detar, pavlershmëria e një dhurimi të porositurNga Saimir Lolja (11.14.2009)
Evis Mula përfundimisht në La Scala (11.12.2009)
KU PËRFUNDOI SINAN VITIJA?Nga Mehmet Latifi, INA (11.10.2009)
Muri i Berlinit dhe Kosova (11.09.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]