VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KENAN EVREN - PRESIDENTI TURK NGA RRETHI I KUMANOVËS

                                                                                      

E Hënë, 05.20.2024, 04:58pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
KENAN EVREN - PRESIDENTI TURK NGA RRETHI I KUMANOVËS
E Hënë, 11.16.2009, 10:32pm (GMT+1)

Kush është personaliteti i shquar i historisë dhe zhvillimit të shtetëformësisë së Turqisë, fshatari nga fshati Zhunicë i rrethit të Preshevës dhe Kumanovës. Si realizoi grushtetin në vitin 1980 në Turqi. Si kërkoi gjatë vizitës në Beograd, që t`i sigurohet udhëtimi për në Kumanovë, për të vizituar varrezat e gjushërve të tij shqiptarë

Iliria News Agency/INA

Albanologut të ndjerë me origjinë shqiptare, prof. Nexhip Alpan (nga Zhulati i Gjirokastrës) i pëlqente të më tregonte para 9 vjetësh në Ankara historinë e Kenan Evrenit, Presidentit të shtatë të Republikës së Turqisë, i cili vizitoi në vitet "˜80 ish-Jugosllavinë. Sipas Alpanit, Evren u prit mirë në Beograd dhe në fund të takimeve zyrtare u pyet nëse kishte ndonjë kërkesë të veçantë (pyetje kortezie që u drejtohet thuajse të gjithë zyrtarëve miq). Ai tha se do të ishte shumë i lumtur nëse i vendosej në dispozicion një helikopter dhe dy kurora me lule. Kur e pyetën përse dhe për ku, ai tha se donte t"˜i vendoste dy kurorat mbi varret e gjyshërve të tij në Kumanovë! Nuk harroi të shtonte se në dejet e tij rridhte gjak shqiptar, gjë që i çuditi dhe ndoshta nuk i bëri të ndihen mirë zyrtarët serbë të ish-Jugosllavisë. Kenan Evren është një personazh shumë i debatuar në Turqi, që endet mes dashurisë dhe urrejtjes, por në thelb të gjithë bashkohen se ai mbetet një burrë shteti. Albanologu Alpan, një qemalist i flaktë, donte të më tregonte sesa i lidhur ishte kombi shqiptar me atë turk. Qemalistët nuk e kanë me sy të mirë Perandorinë Osmane, por ja që ishin dhe janë të detyruar të respektojnë trashëgiminë e kësaj perandorie. Gjenerali me orugjinë shqiptare, Kenan Evren, në vitet 80 shpëtoi Turqinë nga lufta civile. Ky pasi bëri grushtet, qeverisi disa vite dhe shpalli zgjedhjet e lira.

Kenan Evren ka lindur në AlaÅŸehir, Manisa. Pas përfundimit të shkollës fillore dhe shkollës së mesme në Manisa, Balikesir dhe Stamboll, ai ndoqi shkollën e lartë ushtarake në Maltepe, Ankara. Në 1938, ai u diplomua nga shkolla e ushtrisë dhe në vitin 1949 doli si oficer i personelit në Akademinë Ushtarake. Nga 1958-1959, ai shërbeu në Brigadën turk në Korea. Në vitin 1964 mori titull gjeneral ushtarak duke kryer poste të larta ushtarake deri në detyrën e Shefit të përgjithshëm të Ushtrisë Turke në mars të vitit 1978. Në vitin 1980 Turqia u përfshi nga një luftë e ashpër midis forcave të djatha dhe ato majtiste. Duke shpresuar që të shoh një revolucion komunist, të majtët po bënin përpjekje intensive për të marrë në duar pushtetin, ndërsa një betejë e ngjashme dhe e ashpër po zhvillohej edhe nga forcat djathtiste. Edhe universitetet kishin marrë anën, duke u pozicionuar disa në krahun e majtë e disa në krahun e djathtë. Udhëheqësit politik Sulejman Demirel dhe Bülent Ecevit ishin të paaftë për të kontrolluar dhunën.

Pas dështimit të kësaj përpjekje politike, në bazë dhe në qendër të zhvillimeve zbriti Këshilli i Sigurimit Kombëtar, si organ qeverisës. Këshilli i 1980 ishte i përbërë nga komandanti Kenan Evren, Shefi i Shtabit dhe Presidenti i shtetit. Parlamenti u shpërnda dhe gjithë kjo trazirë u zgjodh nga personaliteti karizëm Evren, i cili vjen në skenën politike dhe shtetërore turke si një figurë e fuqishme.

Pas grushtit të shtetit, në 1982, Kenan Evren u zgjodh President i Republikës së Turqisë. Me 7 nëntor me iniciativë të tij u miratua me 90 për qind, kushtetuta e re, e cila pezulloi shumë forma të lirive civile dhe të drejtat e njeriut për arsye se ishte e nevojshme për të krijuar stabilitet. Evren mori masa të forta për të siguruar se ndarja mes majta politike dhe të drejtë nuk do të kthehet në dhunë.

Pas daljes në pension të tij, ai u transferua në qytetin turk turistik të Mesdheut Armutalan, Marmaris dhe filloi të merret me pikturë. Më 2 gusht 2006, ishte hartuar një plan për vrasjen e Evren, por ai dështoi dhe u arrestuan dy persona në rajonin Mugla.

Evren u shtrua në spital për gjakderdhje masive gastrointestinale më 3 gusht 2009, në Yalıkavak, Bodrum, ku shtëpia e tij verore ndodhet. Ai vazhdon të ndodhet nën përkujdesje intensive mjekësore, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore dhe moshës së thyer 92 vjeçare.

Evren një aleat i fuqishëm i SHBA-ve dhe CIA-s

Shqiptari Evren ishte edhe një bashkëpunëtor i ngushtë i administratës amerikane dhe lidhja e tij është e dëshmuar edhe në dokumentet e CIA. Pikërisht CIA amerikan kishte bashkëpunuar dhe ishte koordinuar ngushtë me Evren për të realizuar grushtetin dhe kjo është bërë e ditur nga Pali Henze, shefi i zyrës së CIA-s në Ankara.

Prova më e shquar është një letër nga stacioni i CIA-s në Ankara, me të cilën u njoftua Uashingtoni se qeveria në Turqi ishte rrëzuar, duke thënë: "djemtë tanë e bënë atë."

(http://www.voanews.com)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Historia 60 vjeçare e dy familjeve, një shqiptare, një hebreje (11.15.2009)
Pse hesht Patraq Kolevica?Nga Naum Mara (11.15.2009)
Pakti Detar, pavlershmëria e një dhurimi të porositurNga Saimir Lolja (11.14.2009)
Evis Mula përfundimisht në La Scala (11.12.2009)
KU PËRFUNDOI SINAN VITIJA?Nga Mehmet Latifi, INA (11.10.2009)
Muri i Berlinit dhe Kosova (11.09.2009)
Shqipëria dhe Muri i Berlinit (11.09.2009)
Çasti i demokracisëNga ALBIN KURTI& (11.07.2009)
PRESIDENTI SEJDIU: LËVIZJE POZITIVE NË VERI TË KOSOVËS (11.07.2009)
Incidenti i Korfuzit, i rishikuarNga Auron Tare, Mapo (11.04.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]