E Djelë, 05.19.2024, 12:39am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
ATDHEU THËRRET
Nga AGIM GASHI

E Premte, 05.16.2014, 01:50pm (GMT+1)



Me varfëri jetojmë
Se jemi shqiptar,
Sa shumë jemi t´varfër,
Prap jemi krenar.

Po na gdhinë mëngjeset
Duke derdhur lot´,
Fëmiu kërkon bukë,
Nëna s"˜ka as sot.

Qan bebja e vogël
Vajin mallkim ka,
Dikush gjuen mishin
Ajo qumsht më ska.

Dikush në pallate.
Të bukura kala.
Varfnjaku i shkretë
As kasollë nuk ka.

Pushtetarët tanë
Po vjedhin me kosh,
Populli i uritur
Gjithmonë barkun bosh.

Kudo banda krimi
Me pushkë e kërbaç
Popullit të varfër
I marrin haraç.

Mafia shtetërore
Me zell po "punon",
Për një dokument,
Mito të kërkon.

Grinden n´parlament
Thue se u vranë,
Në dreka dhe darka
Qingjat bashkë i hanë.

Kamuflojnë dorëheqje
Popullin mashtrojnë,
Prap kthehen n´pozita
T´larta ku të dojnë.

Na i bien ligjet
Secilin me bisht,
Ia mundsojnë vetes,
T´vjedhin legalisht.

I qesin n´votime
Por edhe fitojnë,
Vrasjet edhe krimet,
Po i amnestojnë

Po dëmtohet populli
Atdheu n´varfëri,
Që të fitojnë vetë
Po shesin liri.

Tokën e atdheut
Dhe varret e lirisë,
I shesin karagjozët
Turqisë e Greqisë.

Bizneset i bëjnë
Me serbët kriminel,
Nuk ju mbet më ftyrë
Nuk ju mbet as nder.

Hej, botë e shkretë
Hej moj botë n"˜hata,
Po na rritet krimi
Bëhet si kala.

Deri kur kështu
O Atdheu im,
Pse duron poshtrimin
Pse duron robërim?

II
Tani ka ardhë koha
Popullin me e thirrë
Ngrehu, o i shkretë ,
Për një ditë më t´mirë.

Kush nuk zgjohet sot
S'ke me u zgjue kurrë,
Do të shkoj atdheu
Gjithnjë duke u tkurrë.

N"˜ qershor të vjen dita
Me tu kthye nderi,
Me u nda njëherë
Shapi nga sheqeri.

Mos e shit më voten
Mos shit krenari,
Duro pak pa ngrënë
Se t"˜ kthehet n"˜ liri.

Vetëm ti o popull
Mund me sjell liri,
Eni të bashkoheni
Motra e vllëzëri.

Atdhe s"˜është partia
Por është toka e jonë,
Borgj ia kemi ne
Këtë herë ta shpëtojmë.

Dil pra në votime
Se ti je Sovrani,
Ta shkulim të keqen
Se na u bë nami.

Kosova loton
Në këmbë gru"˜ e burr"˜ ,
N"˜ përkulje po të lutet
Shpëtom sot o kurr!

Të lutin dëshmoret
Dhe varret e lirisë,
Ti kthehet atdheut
Rrezja krenarisë.

III
Për këto vargje t´mia
Mu më shahet nëna,
Unë si qytetar
Punën time bëra.

13.07.12
Düren E përpunuar më 16.05.2014-Lipjan!


AGIM GASHI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MISTERI I KISHËS SË LAÇIT - ÇFARË IU NDODHI 32 USHTARËVE? (05.15.2014)
PDK DHE LDK NË KËRKIM TË PARTIVE PARTNERE (05.14.2014)
Der Standard, RAMA - NUK DUA TË PLAKEM NË POLITIKË, DO TË KEM NJË JETË TË TRETË (Intervistë) (05.14.2014)
Skicë“DJALI DHE TIGRI”, NË KLASËN E MËSUESE DAVËS…Nga MURAT GECAJ (05.12.2014)
PRONAT - HARTË E RE PËR ÇDO QARKMiratohet plan-strategjia për kthimin dhe kompensimin e pronave sipas direktivave të Gjykatës së Strasburgut. Hapat që do të ndiqen për të zgjidhur lëmshin e pronave   (05.11.2014)
RAPSODI DHE ARTISTI-MJESHTËR I VEGLAVE FOLKLORIKE ELMI AGUSHINga AGIM GASHI (05.11.2014)
MAJKO - KONFLIKTET E PRONËSISË I SOLLËN SHQIPËRISË RRETH 8000 TË VRARË NË 22 VITE (05.09.2014)
PËRSE NUK DUHET NDËRTUAR NË BREGDETNga NAIM BRATI, jurist, ekspert cunamesh (05.09.2014)
LETRA E PROFESORËVE - FYESE DHE E TURPSHMENga Prof. SEIT MANSAKU (05.08.2014)
RRUGËTIM I GJUHËS GJERMANE NËPËR SHQIPËRINga: Prof. Dr. BRIKENA KADZADEJ-ZAVALANI, drejtuese e Departamentit të Gjermanishtes, në Universitetin e Tiranës (05.08.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]