E Mërkurë, 05.15.2024, 04:49pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
EDI RAMA - SHQIPTARËT, TË VETMIT ME DY GRUPE ARTISTËSH NË BIENALEN E VENECIAS

E Djelë, 06.08.2014, 09:29am (GMT+1)



Kryeministri Edi Rama ndodhet prej dy ditësh në Itali, për të marrë pjesë në Bienalen e Venecias. Sot kryeministri ka vizituar pavijonin e Shqipërisë dhe atë të Kosovës, ku është njohur me prezantimet e artistëve shqiptarë.

Në pavijonin e Shqipërisë, kushtuar arkitekturës, titulluar "Monumente të Mundshëm Ardhmërisht të Parealizuara", u prezantuan punët e dy artistëve shqiptarë "Penthouse" (Shtesat), një seri pikturash nga Edi Hila dhe "The Column" (Kolona), video/instalacioni nga Adrian Paci.

Rama e konsideroi praninë e Shqipërisë në Bienale si prezantim i Shqipërisë tjetër, asaj të kulturës dhe të artit.

"Për ne, për mua si Kryeministër i një vendi, i cili nga larg shihet si një vend që gjeneron ankth, është një betejë shumë e rëndësishme, nga njëra anë, për të investuar më shumë në kulturë dhe nga ana tjetër, për të paraqitur këtë anën tjetër të vendit, që paraqet një pamje shumë rrezatuese dhe shumë tërheqëse, e përfaqësuar nga artistë vërtet të mëdhenj, jo vetëm në artin pamor, por edhe në muzikë dhe në të gjitha sferat e krijimtarisë", u shpreh Kryeministri.

I entuziazmuar, kryeministri Rama vizitoi edhe pavijonin e Kosovës në Bienale. Ai një vlerësim e dha edhe në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ku është shprehur krenar me pjesëmarrjen e Kosovës.

Në profilin e tij në Facebook, Rama e ka publikuar si foto të ditës, një fotografi nga pavijoni i Kosovës në Venedik.

"PHOTO OF THE DAY - Kosova në Bienalen e Venecias", ka shkruar Rama në Facebook. E në ditën e parë të hapjes së Bienales së Venecias, Rama gjithashtu shkroi për pavijonin e Kosovës, me fjalët: "Në Arsenale edhe Pavijoni i Kosovës. Shqiptarët, të vetmit me dy grupe artistësh :-)".

Ndërkohë Rama ka shkëmbyer vlerësime edhe me artistin dhe kuratorin Gëzim Paçarizi, i cili i foli kryeministrit për idenë dhe elementet qendrore të pavijonit.

"Është një kullë nga shkëmbi, nga elementi popullor më i vjetër u yni, autentik, i cili mban të njëjtin emër me shkëmbin, gurin, shkëmbi edhe ulësja. Është element shumë i vjetër i arkitekturës sonë dhe ne e kemi transformuar në një shprehje moderne bashkëkohore, në një kullë rrethore. Pjesa tjetër e ekspozitës sonë prezanto het si një mur i kartëpostaleve. Janë 360 kartëpostale të ndryshme, të cilat tregojnë arkitekturën kosovare që nga viti 1863 e deri sot", u shpreh kuratori Gëzim Paçarizi.

Pavijoni i Shqipërisë u kurua nga Beyond Entropy Europe, fitues i "Luanit të Artë" në Bienalen e Artit, vitin e kaluar në Venecia. Ndërkohë edhe ministrja e Kulturës Mirela Kumabaro shprehu krenarinë për suksesin e artistëve shqiptarë dhe paraqitjen dinjitoze të pavijonit të Shqipërisë dhe Kosovës.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KUSH KUJT DO JA NGULI NË ZGJEDHJEPopulli krimit apo perseri krimi popullit ???Opinion nga XHEVAT REXHAJ (06.07.2014)
LULZIM BASHA, PRURJE EURO-ATLANTIKENga RAMIZ LUSHAJ (06.07.2014)
NJË MONITORIM I RI KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR SHQIPTAR DHE GLOBALStudim nga dr. ZEF MULAJ (06.05.2014)
RAMUSH HARADINAJ, PA “100 DITËSHIN E RUZVELTIT”Esè nga RAMIZ LUSHAJ (06.04.2014)
MARRËDHËNIET SHQIPTARO-AMERIKANENga ASLLAN DIBRANI (06.02.2014)
ANTISHQIPTARI IRINEJ, TRAZIMET ONLINE DHE NJË DOKUMENT I DHJETORIT 1992 PËR "ÇËSHTJEN JANULLATOS" (06.02.2014)
LAMTUMIRË AMERIKË-Amanet,  vëllazen t’mergimit,Ta këndojmë bashk kangën e kthimit…-Poezi nga ZEQIR LUSHAJ (05.30.2014)
FISET E PAKISTANIT ME PREJARDHJE SHQIPTARE - FAKTET QË FLASIN PËR ILIRËT (05.28.2014)
DJALI I ZHEPOVËS AGRON DRAGOJ MBETI NJË DRAGUA NË PAVDEKËSINË E HISTORISËNga XHEVAHIR CIRONGU (05.27.2014)
UDHA E SHKRONJAVE SHTEGTON ME SUKSES NË RRUGËTIMIN E SAJ HISTORIKNga SOKOL DEMAKU (05.26.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]