E Hënë, 04.29.2024, 02:31am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
SË SHPEJTI PANAIRI I LIBRIT “ULQINI-2014”
Nga Prof. MURAT GECAJ publicist e studiues Tiranë

E Shtunë, 08.16.2014, 05:56pm (GMT+1)


Përmes një e-maili në Internet, Zyra e Shtypit e Institutit të Librit dhe Promocionit "Toena", në Tiranë, njofton për një veprimtari të rëndësishme dhe të bukur kulturore. Është fjala për vazhdimin e traditës së festës së librit, tashmë në qytetin e bukur bregdetar të Ulqinit.

Sipas programit të hartuar e të detajuar, nga data 19-24 gusht 2014, aty do të organizohet Panairi i Librit "Ulqini-2014". Më konkretisht, ai do të çelet në Shëtitoren e Plazhit të Vogël të atij qyteti. Panairi zhvillohet nën kujdesin e kryetarit të Komunës së Ulqinit, Fatmir Gjeka.

Janë ftuar në këtë veprimtari mjaft poetë e shkrimtarë, personalitete të kulturës e artit, përfaqësues të jetës politike e shoqërore, nga media e shkruar dhe ajo elektronike etj., si nga Shqipëri, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Pjesëmarrës, me librat e tyre, do të jenë shtëpi të shumta botuese dhe mbi 50 autorë, nga vendet e mësipërme. Është parashikuar që të ekspozohen dhe të jepen për shitje mbi 4 mijë tituj librash, prej të cilëve më shumë se 400 janë të rinj. Para lexuesve të Ulqinit dhe pushuesve të ardhur aty, do të paraqiten libra të gjinive e llojeve të ndryshme, si: libra artistikë të autorëve shqiptarë e të huaj, me temë nga historia e kultura, libra për fëmijë, fjalorë e metoda për mësimin e gjuhëve të huaja, albume e katalogë të ndryshëm etj.

Sipas programit të hartuar, nata e dytë e këtij Panairi do t'i kushtohet poetit të ndjerë dhe Akademikut nga Kosova, Ali Podrimja, me veprën e plotë të tij. Për jetën e krijimtarinë e tij do të flasin akademikët Ali Aliu e Basri Çapriqi, si dhe botuesja e mjaft veprave të tij dhe njëra nga organizatoret e këtij Panairi, Irena Toçi.

Gjatë ditëve të këtij Panairi, do të përurohen libra të rinj dhe do të jepen konferenca të veçanta, për median e shkruar dhe atë elektronike.

Duke e parë në përgjitëhsi programin e këtij Panairi, i cili sivjet organizohet në qytetin e Ulqinit, krijon bindjen se, në vazhdim të traditës së fituar me panaire të tillë në trojet shqiptare, do t'i sillet një shrbim tjetër i çmuar pasurimit të jetës shpirterore e kulturore, jo vetëm të lexuasve tanë, por dhe të gjithë dashamirësve të letërsisë sonë. Prandaj i përshëndesim organizatorët e kësaj veprimtarie dhe urojmë plotësimin e të gjitha synimeve të tyre!
Tiranë, 16 gusht 2014

Prof. MURAT GECAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
POLICI SI NË KOHËN E GJYMRYKUTNga KOLEC TRABOINI (08.15.2014)
XHULI SPAHIU SHPALOS POTRETIN E HUMANISTES DHE VEPRIMTARES BEHIDE HASANIFotoreportazh nga ASLLAN DIBRANI (08.15.2014)
MJESHTRI I FOTOGRAFISË ARTISTIKE ALEX SELIMAJ - DRITË E PASTËR E KOHËSNga RAMIZ LUSHAJ (08.12.2014)
'ONUFRI' I SHYQERI NIMANITNga FAHRI XHARRA (08.12.2014)
BALANCA FETARE, MOMENT HISTORIK PËR KOMBIN SHQIPTAR (I)Nga JONADËR AGOLLI (08.09.2014)
FRAN NOPÇA - HEBREU HUNGAREZ QË E LARTËSOI KOMBIN SHQIPTAR NË BOTËNga FAHRI XHARRA (08.08.2014)
HESHTJA NUK ËSHTË MË FLORI: ZOGU-FLORIRI-FULLANINga SULEJMAN GJANA, kryetar i PLL (08.08.2014)
ALEKSANDRE LAMBERT - EVROPA E SABOTOI HISTORINË TUAJ NË SHEKULLIN XIX, KUR ILIRINË E QUAJTI BALLKAN (08.07.2014)
DËSHPËRIMISHT FULLANINga DRITAN HILA (08.06.2014)
PRINCI GJON MUZAKA, TESTAMENTINga MOIKOM ZEQO (08.06.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]