VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - 4 PAPËT ME ORIGJINË SHQIPTARE

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 05:32pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
4 PAPËT ME ORIGJINË SHQIPTARE

E Hënë, 08.25.2014, 08:12am (GMT+1)


 

"Osservatore Romano", gazeta zyrtare e Vatikanit në Romë, ka publikuar një artikull të Giovanni Armillota me titull: "Pope Clement XI and the Albani Family". Në këtë artikull gazetari italian ka patur për qëllim ndërtimin e një biografie të shkurtër të Papës Clement XI dhe të familjes së tij, Albani, me prejardhje shqiptare, por pa lënë të pa cituar dhe emrat e të tre Papëve, më të hershëm, që gjithashtu mësohet të kenë patur origjinë shqiptare.

Në artikull përmenden:

Papa Saint Eleutherius (175-189) besohet të jetë Papa i parë ne Vatikan me origjinë shqiptare. Sipas artikullit në fjalë, Eleutherius ka shpërndarë masivisht mesazhin e Biblës në shumë vende të Perandorisë Romake.

Papa Saint Caius (283-296) njihet si Papa i parë që vendosi rregullat strikte të sjelljes dhe hierarkitë mes peshkopëve të vatikanit. Gjithashtu gjatë periudhës së papatit të Caius në fronin perandorak të romës ka hipur nje nga figurat më të njohura të antikitetit, Diokleciani.

Papa John IV (640-642) gjatë papatit të tijë nuk e harroi kurrë origjinën e tij shqipëtare dhe sipas historianëve ky Papë ka dërguar dhe ndihma konsistente popullit të Dalmacisë që ndodhej nën zgjedhën e serbëve dhe hordhive barbare.

Papa Clement XI (1700-1721) është papa më i vonë me origjinë shqiptare. Sipas 'Osservatore Romano' familja e Clement XI është pagëzuar me mbiemrin "Albani" pasi rridhte nga një familje e zhvendosur në Urbino të Italisë por që kishtë luftuar në krah të Skënderbeut gjatë çerekshekullit të rezistencës ndaj okupimit Turk. Papa Clement XI pasi mësoi për origjinën e tij shqiptare, u interesua shumë për rilindjen politike dhe fetare të atdheut të tij.

Gjatë kësaj periudhe vetë "Këshilli i parë Kombëtar Shqiptar" (1703) u mblodh dhe u brumos pikërisht nga udhëzimet klerikale në lidhje me çështjet dogmatike, morale, kanunore dhe baritore. Gjithashtu, gjithmonë sipas 'Osservatore Romano', Papa Clement XI ka dhënë nje kontribut të madh në unifikimin e kishës, duke e arritur një rezultat pozitiv, përkohësisht, dhe në trojet shqiptare ndërsa njihet dhe për dështimin që pati në orvajtjen për konvertimin në katolicizëm të Carit Rus, Pjetri i Madh.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SK TIRANA - MBRETËRESHA ME 49 YJE E FUTBOLLIT TË SHQIPËRISËNga ZYDI ALI TURDIU (08.24.2014)
IPESHKVI I KOSOVËS IMZOT MARK SOPI (1938-2006) NJË VIJUES I DENJË I TRADITËS PËR FE E ATDHENga TOMË MRIJAJ, New York (08.23.2014)
LEKSIONE NGA DEKANATI I LLESH ZEF DOÇIT TË LURËSNga RAMIZ LUSHAJ (08.22.2014)
GAZETA TELEGRAFSHINASI RAMA: SHQIPËRIA ËSHTË KTHYER NË SHTETIN E EUNUKËVE DHE KOPUKËVE (Intervistë) (08.22.2014)
Romeo Gurakuqi: VEHBI ISMAILI, VAZHDUES I DENJË I VEPRËS SË HAFIZ ALI KORÇËS, PIKË REFERIMI PËR KONCEPTIMI​N E QËNIES TONË NACIONALE (08.20.2014)
PROMOVOHET LIBRI 'NË ANKTHET E GOLI OTOKUT' (08.20.2014)
KOHË NDRYSHIMESH NË 'DOKUFEST' (08.19.2014)
NIS PUNIMET SEMINARI NDËRKOMBËTAR PËR GJUHËN, LETËRSINË DHE KULTURËN SHQIPTARE (08.18.2014)
HAJDUTËT 'ME DUAR TË PASTRA'Nga MIMOZA DAJÇI (08.17.2014)
ARRESTIMET NË KOSOVË NUK I PREKËN BOSËT DHE NXITËSIT RADIKALË TË TERRORIZMIT!Opinion nga ASLLAN DIBRANI (08.17.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]