E Djelë, 04.28.2024, 06:13pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
ARRESTIMET NË KOSOVË NUK I PREKËN BOSËT DHE NXITËSIT RADIKALË TË TERRORIZMIT!
Opinion nga ASLLAN DIBRANI

E Djelë, 08.17.2014, 07:16am (GMT+1)


Vetë deklarata e policisë la të kuptojmë se arrestimet e së hënës patën në shënjestër personat të cilët kishin luftuar në Siri dhe Irak për grupin ekstremistë sunit, të frontit Al-Nusra, një degë e Al-Kaidës që përkrah sundimin global islamik dhe shtetin islamik, grup ky i cili ka pushtuar së fundi sipërfaqe të konsiderueshme të territorit në Irak.

40 persona të dyshuar se kanë marrë pjesë në luftimet në Siri dhe Irak përkrah organizatave të shpallura terroriste janë arrestuar nga Policia e Kosovës, në orët e hershme të së hënës, nën dyshimin "Veprat Penale Kundër Rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Republikës Së Kosovës" i Kodit Penal të Kosovës. Nga kjo s'don analizë ma të arsyeshme se këto grupe janë antikombëtare, ma të rrezikshëm dhe për çudi nga një shtresë ma e ulet e vetëdijes dhe arsimit. Shtresat intelektuale gjithmonë kanë qenë ata që kanë ndryshuar qeveri,rende sisteme dhe regjime, por në Kosovë, po ndodhë e kundërta ,shteti po rrezikohet nga klasa ZH dhe shtresa ma e ulët e saj !!!???...

Pse po ndodh kështu ?

Sepse, Kosova u shndërrua në një poligon eksperimentesh nga kuisling, mercenar , tradhtar të korruptuar , kriminel që e furnizojnë dhe e nxisin fundamentalizmin përmes fondeve të pista dhe të huaja duke e shfrytëzuar varfërinë që sa ma shpejt duhet të eliminohen dhe të ikën nga Kosova shqiptare. Kosova duhet të jetë pa kurrfarë izmash!. Po ndodh edhe kjo nga këto grupe terroriste, po garohet se kush me poshtëruar ,diskriminuar, terrorizuar dhe vrarë këtë popull ma shumë. Nga kush? Nga analfabetët me tespi në dorë si vegla të huaja të grupeve terroriste, qe i ka dënuar e tërë bota.

Arrestimi i 40 personave, është reaksion i klasës politike ne kuadrin e qeverise si koalicion i deritashëm nga :

1. PDK qe udhëheq zoti Hashim Thaqi, po edhe si kryeministër që pran syve të tij u prodhuar në këto vite ekstremizëm islamik drejt terrorizmit dhe shkatërrimit të vendit.
2. AKR e udhëhequr nga Behxhet Pacolli i cili nuk mundet me dal i pastër në aferën e këtyre arrestimeve qe ka dëshmi se ka financuar edhe vet .
3. Partia e drejtësisë me nxitësin e terrorizmit Ferid Aganin që ma shume mërzitet për me i fal 5 vakte se për shëndetësinë e Kosovë, që çdo ditë vdesin njerëzit nga pisllëku dhe kushtet e mjera në spitalet e Kosovës . Agani u prononcua pas arrestimit të tyre "Po bëhen përpjekje për të njollosur identitetin Islam".


Çfarë identiteti është ky , kur prehen fëmija arab thikë në fyt nga mercenarët kosovar . Po sikur të ishte mirë, ik lësho uzurpimin e vendit të Ministrisë së shëndetësisë dhe shko në Siri ?

Ju sjelli vargjet e Gjergj Fishtës për këta tip qelbësirash antishqiptar :

Ju rrugaça sallahana,
vagabonda shakllabana,
rricna t'ndyet, mikrobe të kqij
qi të mjerës moj Shqipni
kthelltë hi i keni në mushkni
pa dhimbë gjakun tuj ia pi,
por der kur, bre batakçi!
Bre coftina, kalbe mbi dhè
der kur ju, tu tallë me ne,
do t'na qelbi fis e atdhè?

Të gjithë këta janë thellësisht të implikuar në rritjen e islamit politik duke promovuar takime , simpoziume konferenca , ligjërata etj me Myftiun Naim Tërrnava dhe imamët si Shefqet Krasniqi e Irfan Salihu ,Fuad Ramiqi, Milazim Krasniqi ,Ferid Agani,Gëzim Këlmendi , Amir Ahmetietj,Memli Krasniqi ,Enis Rama e tej , të përkëdhelur nga Turqia dhe shtet islamike përmes disa figurave kyçe në Kosovë qe kanë mbet as qenë as langoi po aksidentalisht janë edhe në qeveri!

Të gjithë këta që u përmenden janë, ata që duhet të presin në radhe për arrestime që gjithmonë ishin te përkëdhelur nga pushtuesit e huaj madje edhe nga kryekasapi i Ballkanit Sllobodan Millosheviqi që financonte në shkollimin e hoxhallarëve në Kosovë. Në ish Jugosllavi edhe rus kanë luajtur rolin e hoxhallarëve duke u shkolluar nga Moska dhe Beogradi këtë e dëshmojnë ma së miri baballarët tanë!!!???...

Të gjitha këto parti dhe grupe qe veprojnë dhe cenojnë marrëdhëniet shqiptaro amerikane dhe shqiptaro evropiane, janë që fati i shqiptarëve të përsëritet , sikur në luftërat paraprake. Shqiptarët u ndoqën nga trojet e veta me gjenocid nga tradhtaret e tipave te lartpërmendur . Na ndihmuan shtetet mike perëndimore dhe posaçërisht Amerika të na nxjerr nga balta e Bllacës dhe kampeve të improvizuara nëpër Shqipëri dhe shtet për rreth për tu kthyer në Kosovë !!!???...

Këtu në këtë aferë arrestimesh u nis nga bishti e jo nga koka që duhet trajtuar nga veprat e tyre terroriste qe ndikuan mjaft keq në imazhin e Kosovës. Një fjalë popullore thotë gjarprin godite në kokë prandaj edhe organet e ndjekjes duhej që sa më parë të hetonin shumë imamë kinse dijetarë islamë te nxitjes se terrorizmit xhihadist edhe në tokat e huaja duke prerë koka fëmijësh e grash të pafajshëm!.

Vendi ynë dhe besimtarët tanë, në asnjë mënyrë e në asnjë rrethanë nuk duhet që të jenë pjesë e grupeve ilegale duke shtuar se operacioni solli fakte rrëqethëse të provave materiale, gjatë bastisjes në 60 lokacioneve, që u konfiskuan shumë lëndë plasëse. A thua për kenë i paskan përgatitur këto mjete eksplozive, armë dhe municion të kalibrave të ndryshëm si dhe dëshmi tjera që ndërlidhen me rastin e këtij grupi .

Ky veprim përbën aksionin më të madh kundër militantëve të dyshuar në Kosovë, ku manë fund u shkallëzuar situata dhe u krijuar një doze frike rrezikim të shtetit tonë nga këto kërcënimiecnga ekstremistët dhe terroristët e lartpërmendur. Prandaj shteti duhet t'i godas kokat e terrorizmit e mos me u marr vetëm me bishtat e tyre.

Gusht 2014

ASLLAN DIBRANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SË SHPEJTI PANAIRI I LIBRIT “ULQINI-2014”Nga Prof. MURAT GECAJ publicist e studiues Tiranë (08.16.2014)
POLICI SI NË KOHËN E GJYMRYKUTNga KOLEC TRABOINI (08.15.2014)
XHULI SPAHIU SHPALOS POTRETIN E HUMANISTES DHE VEPRIMTARES BEHIDE HASANIFotoreportazh nga ASLLAN DIBRANI (08.15.2014)
MJESHTRI I FOTOGRAFISË ARTISTIKE ALEX SELIMAJ - DRITË E PASTËR E KOHËSNga RAMIZ LUSHAJ (08.12.2014)
'ONUFRI' I SHYQERI NIMANITNga FAHRI XHARRA (08.12.2014)
BALANCA FETARE, MOMENT HISTORIK PËR KOMBIN SHQIPTAR (I)Nga JONADËR AGOLLI (08.09.2014)
FRAN NOPÇA - HEBREU HUNGAREZ QË E LARTËSOI KOMBIN SHQIPTAR NË BOTËNga FAHRI XHARRA (08.08.2014)
HESHTJA NUK ËSHTË MË FLORI: ZOGU-FLORIRI-FULLANINga SULEJMAN GJANA, kryetar i PLL (08.08.2014)
ALEKSANDRE LAMBERT - EVROPA E SABOTOI HISTORINË TUAJ NË SHEKULLIN XIX, KUR ILIRINË E QUAJTI BALLKAN (08.07.2014)
DËSHPËRIMISHT FULLANINga DRITAN HILA (08.06.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]