VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - AGIM RADA - AUTOR I VEPRAVE MË TË NJOHURA SHQIPTARENga KLUADIA MALAJ

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 11:53pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
AGIM RADA - AUTOR I VEPRAVE MË TË NJOHURA SHQIPTARE
Nga KLUADIA MALAJ

E Martë, 09.23.2014, 08:09am (GMT+1)


Rastësitë ndodhin rrallë, por kur ndodhin, janë gjithmonë të çuditshme. Kështu mund të quhet rastësia për shtatoren "Kleriku i Prangosur", realizuar nga Agim Rada. Boceti i  kësaj vepre kishte rreth një vit në duart e Agimit, por një bisedë rastësore mes miqsh në ditët e para të muajit gusht e shtyu që ta realizonte.

Vizita e Papa Françeskut në Shqipëri, e ka kompletuar këtë rastësi. Skulptura "Kleriku i Prangosur" ka përfunduar dhe vetëm dy ditë para mbërritjes së Papës kjo shtatore u vendos tek Kisha e Madhe në Shkodër. Skulptura të tërheq me çdo detaj. Midis duarve, prangave dhe zinxhirit krijohet një kryq, që është një lidhëse e parajsës qiellore me ferrin tokësor. Zinxhiri zbret poshtë, drejt ferrit, dhe duart dhe koka të ngritura lart drejt qiellit.

Qendra e Realizimit të Veprave të Artit mund të quhet pjesë e fatit të Agimit, pasi është e njëjta studio ku Agimi ka nisur të krijojë që në moshën 31- vjeçare. Teksa e sodit, Agimi nuk i fsheh emocionet përballë shtatores 3 m. I duket si një ëndërr, të cilën e realizoi për më pak se një muaj. Me emocion përsërit dhe skulpturat e tjera të realizuara nga duart e tij, siç janë: "ËœMarin Barleti', "ËœGjergj Elez Alia', "ËœOnufri', "ËœPetro Marko' etj., të cilat janë skulptura të derdhura në bronz. Miqtë i thonë se shumë pak ka krijuar, por për Agimin janë  shumë po të llogarisësh vitet që ka mbetur pa krijimtari. Për njëzet e tri vite, Agimi qëndroi pa krijimtari, filloi të merrej me punë të tjera, nga punët më pak të paguara e deri tek arredues lokalesh apo hotelesh.

Kalvari i vuajtjeve të tij nis pas viteve '90. Siç e shpjegon dhe Rada, nuk mundi të bëhej palë me ata të cilët e shfrytëzuan artin për të sjellë vepra dhe për të mbushur xhepat e krijuesve. U largua kur të gjithë lajkatarët u shtuan dhe kërkonin përkëdheli nga PPSH-ja me veprat që bënin. U përball dhunshëm me jetën dhe fatin që i kishte caktuar ai sistem. Për nëntëmbëdhjetë vite ai nuk erdhi me asnjë krijim për publikun. "Në 2009-ën hyra në konkurrim me bocetin e Petro Markos dhe fitova. Kur pashë bocetet e tjera, thashë me zë të lartë: "˜epo e paskam të sigurt që do të fitoj unë', thjesht duke u tallur", e kujton këtë frazë duke qeshur, Agimi. Ai krijon për të lënë një vepër të mirë dhe me vlerë, dhe jo që nesër t'i bjerë vlera krijimeve të tij. Pas vitit 2009, për katër vite të tjera ai i qëndron larg krijimit. Në dhjetor të 2013-ës, Agim Rada emërohet në postin e drejtorit të Qendrës së Realizimit të Veprave të Artit. Nuk e priste një emërim të tillë! Godina e QRVA-ja që ndodhet në hyrje të "Komunës së Parisit", ka pak muaj që është restauruar, me të marrë postin e drejtorit Agim Rada.

"Kjo qendër, kur erdha unë ishte një katrahurë, një llahtar. Një qendër me afro njëzet punëtorë që nuk kishte tualet, muret ishin komplet të rrënuara, kishin dalë tullat, nuk kishte ujë,  nuk kishte energji elektrike. Unë, me një fond tepër minimal, me dy milionë lekë (të reja) dhe me njohjet që kam, arrita që këtë qendër ta kthej në një qendër normale. Tani kemi për të rregulluar dhe xhamat e thyer", - tregon Agimi. Ka rregulluar gjithçka, por jo  zyrën e tij. Tryeza e punës së tij, nuk ka kompjuter, as fotografi, as dosje pa fund. Aty janë thjesht dokumentet ku ai duhet të firmosë, dhe disa stilolapsa, lapsa, bojëra  uji, dhe asgjë më shumë. Nuk i duhet më shumë. Me rroba dhe duar të baltosura "drejtorin" e gjen duke krijuar me baltë dhe duke modeluar me allçi, gjithmonë brenda  mureve të QRVA-së. Në jetën e këtij skulptori nuk numërohet asnjë ekspozitë. "Është  vepra ajo që flet për autorin dhe jo autori për veprën", - shprehet skulptori.

Ndaj publicitetin e ka parë si të padobishëm në punën e tij. Ai në të shkuarën luftoi pa e  ditur se si do të ishte e nesërmja, sot ai lufton për të lënë një trashëgimi të paçmim në Panteonin e Artit Figurativ Shqiptar. Agim Rada ka lindur në 24 maj 1953 në Tiranë. Vjen nga një familje e thjeshtë, e varfër, e përbuzur nga sistemi i asaj kohe. Vetëm babai  i Agimit ishte ai që punonte, për të mbajtur familjen. Veç skamjes, babai i tij është burgosur, ka kryer rreth pesë-gjashtë vite në burg, për arsye politike, - gjendje  që rëndoi shumë mbi gjashtë familjarët e tjerë të familjes, të cilët nuk kishin kushtet më minimale të përballonin jetesën. "Talenti është i lindur, - thotë Agimi. Në qoftë se sforcohesh për të bërë diçka për të cilën nuk ke talent, do të jesh një fals". Pas tetëvjeçares, shkon në liceun artistik "Jordan Misja". Atje ai studion skulpturë. "Vështirësitë që hasi vetë në jetë, e bënë një njeri të dhembshur dhe human", - është  fraza me të cilën miqtë e Agimit, të thonë sapo shohin që pranë Agimit është një njeri i panjohur për ta. Në vitin 1973 konkurron në Institutin e Arteve të Bukura në Tiranë,  për skulpturë. Talenti i lindur dhe dëshira për të ndjekur ëndrrën e tij, bëjnë të mundur që i riu njëzetvjeçar në atë kohë, të fitojë konkursin për skulpturë dhe t'i dedikohet për katër vite skulpturës. Askush nuk mundi ta presë rrugën e tij, tashmë të nisur në Institutin e Arteve të Bukura.

 Madje as njolla politike, për të cilën dhe familja e tij ishte një fatkeqe,  si shumë familje të tjera të njollosura. Me mbarimin e fakultetit, ky artist, i vetmi skulptor nga Tirana, emërohet në Kavajë. Tre studentëve të tjerë që ishin nga rrethet, iu gjend vendi në Tiranë", thotë Agimi. Atje i ikin shtatë vite nga jeta. "Zgjodha të merresha me figura të cilat nuk i përkisnin periudhës së "lavdishme socialiste', por me figura të cilat nderonin kombin dhe që kishin vlera të përjetshme". Pas shtatë vitesh, Agimi rikthehet  në Tiranë, jo më për vizita të lodhshme me tren, por për të qëndruar përgjithmonë. "U ktheva në Tiranë, pas shtatë vitesh, në sajë të kërkesës që bëri i ndjeri, skulptori Kristaq Rama, për të më tërhequr si ndihmësin e tij në një monument që po realizonte, dhe prapë më çuan punëtorë me normë në Ndërmarrjen Artistike Migjeni. Po unë nuk iu ndava kurrë krijimtarisë dhe e vetmja rrugë që më nxori në dritë qe ajo. Kam punuar me të ndjerin, skulptorin Rama tek qendra ku unë sot jam emëruar drejtor", - thotë Agimi.  

Dhe ky bashkëpunim solli dhe një miqësi më pas, e cila zgjati deri në momentin e fundit që skulptori Rama ndërroi jetë. Kur erdhi nga Kavaja, Agimi krijoi dhe familjen e tij. Nga martesa, Agimi ka vetëm një djalë. "Kam pasur jetën e një bohemi, ndryshe nga të kollarisurit që lejuan që sistemi t'i shtypte dhe mbanin radhën duke duartrokitur nëpër plenume", thotë Agimi. Ai nuk merakosej për vendin ku do e zinte gjumi, as nuk i kërcisnin dhëmbët nga të ftohtit. Shtëpia e tij nuk kishte mure, çati dhe drita. Ai kishte për çati qiellin e paanë, dritë, ditën kishte diellin, dhe natën yjet dhe hënën, dhe për sa i përket murit, murin nuk e njeh si nocion as në mendimet e tij. Rreth nëntë vite më parë, Agimi ka thyer çdo shishe pijesh dhe nuk është tunduar më për të kthyer qoftë dhe një gllënjkë. Sot, ai i ndihmon dhe të tjerët se si të heqin dorë nga veset që, përveçse dëmtojnë shëndetin, nuk të ofrojnë gjë tjetër.

Sot Agimi është gjashtëdhjetë e një vjeç. Pas zërit të qetë dhe serioz në telefon, përballesh me një njeri shumë të qeshur dhe dashamirës; ka një zemër të madhe. Ai jeton pranë miqve, të cilët e ndihmuan dhe i qëndruan pranë në momente të vështira, i kapën dorën dhe nuk e bënë të ndihet vetëm dhe buzë greminës. "Kam pasur pranë njerëz që më kanë investuar, që më kanë mbajtur, si moralisht, ashtu dhe financiarisht. Dhe këtë ua di shumë për nder miqve dhe Zotit". Para se të krijojë një skulpturë, është një imazh që vërtitet në mendimet e tij. Dhe atë që ka brenda e nxjerr jashtë të krijuar dhe për të derdhur shpirt në çdo milimetër skulpture. Zgjodhi një karrierë të heshtur, por të suksesshme. Mbase jo të suksesshme për kohën, por, për vitet që do të pasonin. Agimi nuk perëndoi kurrë.

KLAUDIA MALAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VIZITA E PAPA FRANÇESKUT NË SHQIPËRI - MESAZH PËR INTEGRIMIN E KOMBIT SHQIPTAR DREJT PERËNDIMIT!Nga ASLLAN DIBRANI (09.22.2014)
JA KOMISIONI I CILI DO TË RISHKRUAJË HISTORINË E SHQIPËRISË (09.22.2014)
SHQIPTARËT - 39 KRYEMINISTRA NË STAMBOLL DHE SHTATË PAPË NË VATIKANDossier nga HARALLAMB KOTA, studiues (09.20.2014)
ENVERI VDIQ, KUJDES METASTAZAT E TIJ!Nga MARJANA BULKU, New York (09.19.2014)
WAITING FOR THE POPE - EMOCIONE NË KATEDRALEN SHËN PALI NË TIRANË (09.19.2014)
PAS 50 VITESH, ME PEDAGOGJIKASIT E SHKODRËSNga FRROK VUKAJ, Pedagog, studiues - Tiranë (09.17.2014)
ANGAZHIM PËR DIALOG NDËRFETAR - NË PRAG TË VIZITËS SË PAPA FRANÇESKUT NË SHQIPËRI (09.16.2014)
IKJA DHE KTHIMI PAS 100 VITESH I MBRETIT WILHELM WIEDINga PËRPARIM KABO (09.15.2014)
RISHKRIMI (A)POLITIK I HISTORISËNga Dr NDRIÇIM MEHMETI (09.12.2014)
SHQIPTARJA QË U ZGJODH SHOQËRUESJA E DYTË E MISS WORLD BIKINI (09.11.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]