E Premte, 04.26.2024, 10:38am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
REZISTENCA E KASTERCIT KUNDËR HORDHIVE SERBE NË JANAR TË VITIT 1913
Nga FADIL BYTYÇI

E Hënë, 01.05.2015, 09:31am (GMT+1)


Këto ditë bëhen 102 vite kur në fshatin Kasterc te komunes së Therandës, ushtar e civil serb vranë Bafti Selim Bytyçin dhe Sahit Bajram Hajdarit, në kullën e këtij të fundit,por kjo shërbeu që fshatarët të mobilizohen dhe po atë ditë vranë një ushtar serb dhe një tjëtër e plagosin rënd.Lidhur me këtë ngjarje deri më sot askush nuk e ka shkruar asnjë fjalë dhe rrëfimin për këtë ngjarje e bazojmë kryesisht të disa pleqëve të këtij rajoni, ku disa nga ta kanë qenë edhe dëshmitarë okuluar. Si një dorshkrim, ditar i pa botuar kam pasur rastin që këtë ngjarje ta lëxoj edhe në shënimt e një plaku nga ky fshat me emrin Zymer Qerim Bytyci, para më shumë se 30 viteve.

Kujtesa historike shpesh herë zbehet e dikur harrohet nëse për të nuk shkruhet dhe nuk dokumentohet. Si e tillë ajo është karakteristike e një populli pa të ardhme, nëse mbulohet nga pluhuri i harresës. Qasja civilizuese ndaj kujtesës historike, don të thot që në shërbim të së ardhmes nuk duhet harruar të kaluaren. Deri më sot askush nuk është marrë me rezistencen e Kastercit të janarit të viti 1913.Motivimi për një qasje civilizuese ndaj të së kaluares sonë, me grishi kurreshtjen që të merrem më këtë ngjarje, por në pamundësi për të pasur qasje në dokumentet arkivore të ushtrisë serbe të asaj kohe, ndërtimin e ngjarjes e mbarshtroj mbi bazen e rrefimit të plakut tani më të ndjerë Xheladin Bafti Bytyçi. Shënimet nga ky plak janë marrë në vitin 1977 nga autori i këtij shkrimi.

Para masakres së Nishorit të shkurtit të vitit 1913 ku dogj i tërë fshati dhe u masakruan 45 përsona, hordhitë serbe kishinë bërë edhe disa herë orvatje për të tërrorizuar popullatën shqiptare të kësaj treve të komunës së Therandës. Kësaj dhune dhe terrori iu ekspozuan edhe banoret e fshatit Kasterc në janar të vitit 1913. Shtabi i ushtrisë serbe së bashku me civil nga fshati Hoqë e Madhe kishin depërtuar ato ditë në lagjen e Kadriajve të fshatit Nishor,duke kërkuar para dhe gjëra tjera, si plaqkë dhe fillimisht ata ishin drejtuar tek një fshatar me emrin Rrustem Bytyci. Rrëfimin e plakut,Xheladin Bafti Bytyçit na mundësuan për të mbarshtruar atë ngjarje pasi që ai në atë kohë kishte vetem 17 dhe kujtesen e kishte fare të frsket edhe pas më shumë se 70 vitesh. Rrëfimet e tij i kan konfirmuar edhe disa pleq te tjerë,tani me edhe ata të ndjerë si Misin Bali Bytyçi,Rexhep Hysen Hajdari dhe Hamit Bajrë Bytyçi edhe shumë pleq të tjerë të këtij rajoni, kujtesa e të cilëve nuk e kishte lënë në harresë këtë ngjarje. Sipas plakut Xeladin,që në këtë anë njihej me emrin Xhelë, serbet pasi ia mësyjnë shtëpisë së Rrustem Bytyçit në lagjen Kadriaj të Nishorit,ky i fundit "përvjidhet disi nga ushtarët serb duke u strehuar në fshatin Kasterc, në kullën e Sahit Bajram Hajdari". Në këtë shtëpi kanë qenë duke ndejur bashk edhe fqinjët e tij Bafti Selim Bytyci dhe Hysen Ramë Hajdari dhe një mik shtëpie nga Lladraviqi. Shumë shpejt ushtaret serbe dhe civil arrinë edhe në fshatin Kasterc dhe pikrisht në shtëpin e Sahitit ku edhe këtyre u kërkojnë para dhe me që këta nuk u japin para, vriten në vend Sahit Bajram Hajdari dhe Bafti Selim Bytyci, ndërsa fqiu i tyre Hyseni duke e parë se qka po ndodh u thot ushtarëve se unë i kam parat në shtëpi dhe së bashku me ushtaret shkon në shtëpi por në momentin kur hyn në oborr, qeni i shtëpis sulmon ushtaret. Ata të preokupuar me qenin deri sa e vrasin atë, Hyseni arrin të ju ikë, por ai plagoset në krah megjithate shpëton. Duke e parë rrezikun, disa fshatar të Kastercit shpejt nxjerrin armet nga ku i kishin të fshehura në mesin e të cilëve ishin vllëzrit Sefë ,Kadri dhe Fazli Sejdi Bytyçi ,ku ua kthejnë pushken ushtarëve serb në oborrin e Muharremit të Destanit. Konfrontimi ishte i ashper, tregonte plaku Xhelë,dhe pas një beteje të gjatë,serbet tërhiqen duke lënë një të vrarë dhe një të plagosur rënd, për të cilin thuhej se me pas në Prizren vdes.Pas kësaj ngjarje një numër i madh i fshatërev largohet nga fshati dhe strehohen në disa fshatra fqinjë, fillimisht në Semetisht e disa në fshatrat Peqan Sllapuzhan e Bllacë ndërsa në tërhekje fshatarët, mbroheshin nga Kadriu , Sefa e Fazliu të cilët vazhdonin të mbanin luften me bandat serbe që ndodhëshin në vendin e qujatur Bregu. Ushtaret serb dy ditë më vonë kthehen në fshat dhe e plaqkisin ku më pas e djegin të tërin.

Heroizmi i plakës Zojë Bytyçi dhe vazhdimësia e një terrori.

Gjendja ishte e rëndë dhe u dësht që të korruptohet një përsonalitet i lartë në pushtetin serb në Prizren i njohur me emrin Jeftë Bojaxhiviq. Ati iu dhan rreth 100 lira të arit nga Bali Mul Bytyqi ndërsa ai mundësoi thirrjen e një gjyqi ushtarak në Kasterc për ta shqyrtuar vrasjen e 2 ushtarëve serb. Pasi i lidhin një numër burrash të cilët me ndermjetsimin e Jeftës kthehen në fshat, pra i lidhin në pabesi, megjithate deklaratat e gruas se të vrarit Bafti Selim Bytyqit bënë që të lirohen fshataret. E shoqja e Baftisë me emrin Zoja e pranoj se serbet i kishte vrarë ajo bashk me burrin e saj duke deklaruar se "burri im ka qenë pehlivan dhe në flaken e pushkë ia ka marrë shkaut armen nga dora dhe unë i kam ndihmuar atijdhe kështu e kemi vrarë ushtarin e tjetrin e kemi varru",ka rrëfyer ajo ka treguar i biri i saj, plaku Xhelë.Trimëria e kësaj grua malsore befason edhe oficerin serb i cili pasi e dëgjon, këtë shpall të pafajshem se veprimin e ka bërë në vetmbrojtje dhe të gjith burrat e fshatit i lironë. Gjyqi ishte më tepër farsë pasi që punën e kishin kryer parat e marrura nga qeveritari serb në Prizren. Ngjarja si e tillë është mbështetur në rrëfimet e pleqëve të kohës ndërsa vlenë të theksohet se edhe në kushtë të një risundimi nga Serbia e asaj kohe, banoret vendas jo vetem në këtë rajon por edhe në shumë rajone të tjera të Kosovës nuk u pajtuan kurr. Rezistenca si kjo e Kastercit që iu kan përballur bandat ushtarake serbe kanë qenë edhe në fshatra tjera të rajonit të Llapushës. Krismat e armëve të shqiptarëve nuk u ndalen vetem me kaq, por edhe dhuna serbe nuk pushoi deri me përfundimin e luftës së fundit në Kosovë. Rrefimi për rezistencen e Kastercit në janar të vitit 1913 do të përseritet edhe gjat vitit 1918,më pas në vitin 1945, kur shqiptaret dhe Kosova u tradhtua nga ideologjia komuniste e cila në emer të një atdheu të rrejshem të proletarve siq quheshin në atë kohë u ripushtua nga partizanet qetnik të Vranjes dhe Leskocit. Pasojat ishin të tmerrshme, menjëher edhe në fshatin Kasterc u morën disa të rinjë dhe u dërguan në Tivarë për pushkatim, Arif Kadri Bytyqi, Smajl Jemin Asllani dhe Etem Abdullah Bytyqi. Dy të parët shpëtojnë ndërsa vritet Etemi ku ende sot e kësaj dite nuk dihet për varrin e tij. Dashuria për kombin dhe për shqiptarinë si ç'dokund në Kosovë edhe në kët fshat kurr nuk pushoi të jet e vrullëshme. Ajo u manifestua gjat tërë historisë për tu kurorzuar edhe gjat epokës së luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku po thuaja se çdo shtëpi e fshatit ishte një bazë e UCK ndërsa, të rinjët e fshatit me knaqësinë më të madhe iu mveshen maleve së bashku me të tjerët për të luftuar armikun shekullor që vrau aq shumë shqiptar, sa që vërtet mund ta quajm një armik gjenocidal. Duke kujtuar këto ngjarje ne mund të ju përulemi të gjith atyre viktimave të fshatin Nishor e Kasterc por edhe tërë popullit të Kosovës dhe shqiptarisë në përgjithësi për vepren e tyre kombëtare.

Autori i këtij shkrimi është profesor i historisë në gjimnazin Loyola-Gymnasium në Prizren.
FADIL BYTYÇI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ELVI SIDHERI INTERVISTON FRITZ RADOVANIN (01.04.2015)
LETRA E INFERMIERS BETI DREJTUAR EDI RAMËS (01.02.2015)
NUMËR FESTIV I GAZETËS 'NIKAJ-MËRTUR'Nga MURAT GECAJ (01.02.2015)
SOPRANOJA MITROVICARE ME TË CILËN MBURRET OPERA GJERMANE (01.01.2015)
ARTISTËT QË U NDANË NGA JETA MË 2014 (12.30.2014)
ME KË TË QESHIM, ME VETEN APO ME POLITIKANËT TANË!Nga LEKË MIRAKAJ, New York (12.27.2014)
'BILD' SHPALL SHKODRAN MUSTAFIN FITUES TË VITIT 2014! (12.26.2014)
FLAMURI SHQIPTAR SI TEME NE DISA VEPRA TE RILINDJES EVROPIANE…Nga ILIR SECI (12.25.2014)
TEK KAFE ELIDA TRE GAZETARËT E RILINDJES MË FOLËN PËR KRIJIMIN E LDK-së“Ti bëjmë presion Ibrahim Rugovës të zgjidhet kryetar”Nga ALI ALIU (12.23.2014)
SI KALOI VIZITA E PARË E IBRAHIM RUGOVËS NË TIRANË?Na shoqëroi edhe gazetari Skënder BuçpapajNga ALI ALIU (12.20.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]