SI HAHET PAVARËSIA Satirë nga AGIM GASHI
E Martë, 02.17.2015, 04:20pm (GMT+1)
Nën flamurin e Kosoves Festojnë hajnat Pavaresinë, Në mëngjes u knojnë deshmorëve N'mramje gjakun ua pinë.
A s'po i shihni me kravata Tek zbulojnë lapidare, Sa çel dita e erret nata Krejt nji popull e qiten fare.
Hani pini hajna t´Kosoves Si ka thane Ali Asllani, 50 vjet na hangren serbet Hani ju se s'bahet nami.
Hani, hani ku të mundeni Pasi s'keni telefona Hani se tash na fukaratë Po fesojmë me iPhona
Hani, pini sa t'zgat nata, Hani se krejt ju vjen era, Kur mafija ban kontrata Ju n'xhep paret për tendera.
17.02.2015 Düren
AGIM GASHI
|