VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Meta në Vlorë, Rama në Budapest, autostrada në mes...

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 06:28pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
Meta në Vlorë, Rama në Budapest, autostrada në mes...
E Enjte, 02.26.2009, 08:52pm (GMT+1)

Nga Ramiz LUSHAJ

 

Ilir Meta, aktualisht Kryetar i Komisionit Parlamentar të Integrimit dhe njëkohësisht Kryetar i LSI dhe ish Kryeministër, në një vjetorin e Pavarësisë së Kosovës e vizitoi e foli për  Korridorin e Shqiptarëve në tre segmente të saj: në Kukës, Tunelin e Kalimashit dhe në Vlorë.

Në anën tjetër, Edvin Rama, Kryetari i Bashkisë së Tiranës e Kryetar i PS, në këtë fund shkurti shkoi në Budapest.

Nga Vlora në Budapest, në autostradë, përshkohet për mbi 5 orë, çka do të thotë se Vlora me projektet e saj të Qeverisë Berisha, do të jetë një nga  qytetet e portet më të zhvilluara, jo vetëm të bregdetit Adriatiko-Jonian, por edhe të Mesdheut. Ky është një nga dimensionet madhore të Korridorit të Shqiptarëve, që nuk na lidhë vetëm me Kosovën, por edhe me Europën...

Po, në këto dy skaje: Meta në Vlorë e Rama në Budapest, kanë në mes Autostradën, që është projekti më i madh i shekullit shqiptar, një sipërmarrje gjigante e Kryeministrit Sali Berisha, që kulmon nga ndërtimi në Tunelin e Kalimashit dhe kulmon për nga vlerat e shumëfishta në historinë e ardhmërinë shqiptare.

Meta,  vizitën në Tunelin e Kalimashit, e cilësoi si "një nga ditët më të bukura të jetës së tij", ndërsa për Korridorin e Shqiptarëve, theksoi se "në një dekadë shqiptarët kanë bërë realitet dy ëndrra: Lirinë e Kosovës dhe këtë rrugë gjigande", kurse Rama, në Budapest, i ankohet Kryeministrit të Hungarisë se "po vonohet shpërndarja e kartave të identitetit dhe kjo po i rrezikon zgjedhjet e 28 qershorit 2009"(!).

Meta, u zgjua nga gjumi dhe, i pari nga partitë politike të së majtës, shkoi dhe e pa me sy realitetin se Korridori i Shqiptarëve është një vepër gjigande, duke ia rritur disi "Kartat e Kredibilitetit" vetëvetes në popull, ndërsa Rama, rrinë pa gjumë prej këtij korridori duke ia djegur vetëvetes "Kartën e Identitetit" në historinë shqiptare. Vecse të dyve, një kartë iu ka mbetur në dorë: Korridori i Shqiptarëve do të përfundojnë në qershor 2009.

Meta, iu tha gazetarëve në Tunelin e Kalimashit, se për këtë autostradë gjigande nuk don të bëjnë "as ekspertin e as prokurorin", ndërsa Rama me Mimat e Dadot, don t'i bëjnë të dyja njëkohësisht.

 Për më tepër kush shkon e flet për këtë Korridor e cilëson "Armik", sic e deklaroi edhe LSI-në jashtë të majtës.

Po ka edhe dicka më të rëndë për Ramën "Rankovicin e Autostradës": nuk i priti 4 ministra të  Qeverisë së shtetit të ri të Kosovës, sepse dhanë vlerësime të larta për këtë Korridor të Shqiptare, për këtë  Kryevepër të Kryeministrit Berisha gjatë mandatit të tij. Përkthimi politik i kësaj sjelljeje do të thotë se kryesocialisti Rama nuk e don as Kosovën në Shëngjin, Durrës apo Vlorë, as kosovarët në Tiranë, por as këtë Korridor të Bashkimit e Integrimit të Shqiptarëve drejt Prishtinës.

Kjo është si ajo përralla: Shi-shi ( stërkala sulmesh ndaj Korridorit të Shqiptarëve me akuza politike për korrupsion dhe stërkëmbsha për progresin e tij),  Lage Shi ( as nuk lagu dhe as nuk terën)  c'bëri plaka Nexhmije në mulli të dizinformimeve e fabrikimeve absurde: "Tre kulecë në hi". Një iu "poq" me akuza në kulisat e Theodhori Sollakut e Ina Ramës; një iu dogj në opinion e në dyert e gjykatave, një tjetër don ta hajnë (turpin përballë Shqiptarëve e Historisë sonë Kombëtare) me zogjtë e vet Edvinin me kompani...

Edvini si Edvini, ankohet vokalisht për Kartat e Identitetit në Budapest në këtë ngricë të stinës së dimrit dhe i plasë zemra se iu dogjën kartat e akuzave për Korridorin e Shqiptarëve drejt Morinës, Prishtinës e Budapestit... në pranverën e përurimit të kësaj kryevepre të shekullit shqiptar, në pranverën fitore të Liderit eifelian Sali Berisha në Elektoriadën 2009.

Meta në Vlorë e Rama në Budapest e kanë Korridorin e Shqiptarëve në mes, e kanë Liderin e formatit europian në ballë e në krye të fitores e të progresit të shqiptarëve edhe në një mandat të dytë qeverisës. Ndërkohë, Meta, mundi kur mundi me shkue deri në Tunelin e Kalimashit dhe Rama do të mbetet poshtë urës së Beshirit rrugës për në Pezë.  Sali Berisha, pas përurimit të Korridorit të Shqiptarëve, do të përshendesë Shqiptarët me 29 qershor 2009 në Sheshin "Skënderbej" të Tiranës për fitoren e mandatit të dytë e do të ecin drejt Korridorit 8, drejt Boshtit të Jugut, drejt  Prishtinës, drejt progresit të ardhmërisë sonë Kombëtare.

                                                                   

Ramiz Lushaj

Tiranë, më 26.02.2009


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Udhëheqësit e Kosovës në festimet e përvjetorit të pavarësisë në Uashington (02.26.2009)
Zef Simoni, meshtari që u shugurua nga Papa Gjon Pali II (02.24.2009)
KOSOVA NË OKB APO DREJT TIRANËS OSE SHKUPIT (02.22.2009)
Shaban Polluzha i dekoruar me titullin Hero i Kosovës (02.21.2009)
Trekëmbëshi antilustracion që mban ende varur poetin disident Havzi Nela (02.20.2009)
Fotoreporterët e parë që fiksuan rrëzimin e bustit të diktatorit (02.20.2009)
Joakim Ryker: Bashkëjetesa midis serbëve dhe shqiptarëve e mundur, por situata mund të ndryshojë brenda natës (02.18.2009)
Gëzuar 1 Vit Pavarësi - Tirana ndizet me ngjyra festive kombëtare (02.18.2009)
KOSOVA DREJT PAVARËSISË DHE SHTETËSISË SË SAJ NË DY DEKADAT E FUNDIT (02.17.2009)
Brukseli tërheq vërejtjen rreth thirrjeve për djegien e pikave kufitare në veri të Kosovës (02.14.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]