VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - FAMILJA E NËNË TEREZËS KA JETUAR EDHE NË SHKODËR

                                                                                      

E Djelë, 04.28.2024, 07:23am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
FAMILJA E NËNË TEREZËS KA JETUAR EDHE NË SHKODËR
E Enjte, 08.05.2010, 07:29am (GMT+1)

Në Shkodër ka një shtëpi muze, ku ka jetuar familja e humanistes së madhe Gonxhe Bojaxhi

Në Shkodër ka një shtëpi muze të Nënë Terezes, ku ka jetuar familja e humanistes së madhe Gonxhe Bojaxhi, e cila falë jetës së saj në shërbim të njerëzve u bë e dashur për të gjithë globin. Bazuar në të dhënat dhe historinë e kësaj shtëpie një vendim i Këshillit Bashkiak të Shkodrës, ka vendosur në këtë banesë pllakën përkujtimore ku bëhet e ditur, se aty ka jetuar familja e Nënë Terezes. Banesa gjendet në një nga lagjet e vjetra të qytetit të Shkodës, në rrugën "Badra", pak metra larg Sheshit të "Trumës së Dugajve të Reja" të qytetit. Por me iniciativën e qendrës "Rruga e Paqës" në bashkëpunim me Ndërmarrjen e Monumenteve të Kulturës, tre vite më parë shtëpia në fjalë u shndërrua në një objekt muzeal. Në mjediset e shtëpisë muze prej katër dhomash, aty ku kanë jetuar nëna e saj, së bashku me motrën dhe vëllain e saj, gjenden sende, pajisje, fotografi e dëshmi rreth historisë së familjes së Nënë Terezes. Tonin Prela, 68-vjeçar, pronari i kësaj shtëpie tregon se banesa në fjalë është ndërtuar nga babai i tij, Nika në vitin 1920, ndërkohë që në vitin 1930, aty ka qëndruar për disa vite familja e Nënë Terezes. Sipas tij, në këtë shtëpi, bazuar në dëshmitë e të atit dhe të moshuarve të kësaj lagjeje të vjetër shkodrane, ka ardhur vazhdimisht dhe Nënë Tereza ku qëndronte në periudhë të ndryshme të vitit. Prela shton se, në shtëpi gjenden sende dhe materiale origjinale, të cilat janë përdorur nga pjesëtarët e familjes së Nënë Terezes, si shtrati, tryeza, karriget, raftet, një komo e asaj kohe, pajisje kuzhine, mulliri i kafes, tangari, dhe sende personale të vetë Nënë Terezes. Një banor i hershëm i kësaj lagjeve, Gjon Dionisi, rrëfen të tjera fakte rreth Nënë Terezes dhe familjes së saj. "Jam banor i kësaj lagje që në vitin 1928, vit kur kam lindur, pasi familja u shpërngul nga Prizreni, duke u vendosur këtu. Gjatë viteve 1928-1930 këtu kanë ardhur shumë familje nga Kosova për arsye ekonomike", tregon Dionisi, i cili ndër 5-6 familjet e para që u sistemuan në këtë lagje veçon atë të Nënë Terezes. "Quhej familja Bojaxhi dhe përbëhej nga Drandja, e ëma e Nënë Terezës, Ageja dhe Lazri, e motra dhe i vëllai i Nënë Terezes. Kjo familje u vendos në shtëpinë e Tonin Prelës, shtëpi ku sot është e vendosur pllaka përkujtimore e shndërruar në muze", thotë i moshuari. Ai kujton, se i ka njohur nga afër të tre, edhe pse në atë kohë, ai vetë ka qenë 5-6 vjeç. "Kam shkuar shpesh në shtëpinë e tyre, bashkë më nusen e axhës e cila kishte lidhje gjinore me të jëmën e Nënë Terezes, Dranden", kujton Dionisi. Me shumë nostalgji flet për vajzën tjetër të kësaj familje, Gonxhe Bojazhiu, e cila më vonë, falë bamirësisë së saj ndaj të varfërve do të njihej si Nënë Tereza.

"Në atë kohë, Gonxhja (Nënë Tereza) sapo kishte nisur misionin e saj të shenjtë, duke ushtruar aktivitetin e saj nën shoqërinë e motrave të tjera misionare, dhe ne, sa herë shkonim në shtëpinë e prindërve të saj, bisedonin shumë për të", thotë ai.

Gjatë viteve që familja e saj jetoi në Shkodër, ka pasur shumë raste që Gonxhja vinte për të vizituar familjen e saj, ku edhe qëndronte për shumë ditë. Dionisi i kujton dhe faktin se fëmijët e lagjes vraponin për ta takuar e puthur dorën e saj.

Familja Bojaxhi, pas 4-5 vitesh që banuan në këtë shtëpi u largua për në Tiranë, ku banuan deri në fund të jetës së tyre ku kanë edhe varret e tyre, kurse i vëllai i saj, Lazri, që ishte oficer u shpërngul në Itali.

Gac Mazi


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VERIU NË FOKUS (08.04.2010)
NJË VËSHTRIM MBI VEPRËN LETRARE TË SHKRIMTARIT TË SHQUAR GJATË REGJIMIT KOMUNISTNga FATMIR TERZIU (08.04.2010)
MASAKRA E TIVARIT NË KUJTESËN E DISA OPOJARËVENga NUREDIN AHMETI, Instituti Albanologjik i Prishtinës (08.04.2010)
FESTA E 2 GUSHTIT, ANASHKALOHEN SHQIPTARËT (08.02.2010)
FESTIVALI I FILMIT NË PRIZREN NDERON BEKIM FEHMIUN (07.31.2010)
FUNDI I MASHTRIMEVE PËR VRASJEN DHE RIVRASJEN E RAMIZE GJEBRESËNga FAHRI BALLIU (07.31.2010)
FAMILJA DHE JETANjë evokim nga ENO KOÇO (07.30.2010)
NJË SHTATORE PËR TEF PALUSHINNga LUAN LAZE (07.29.2010)
RETROSPEKTIVË: IBRAHIM RUGOVA, NJË NJERI QË DO T'I MUNGOJË KOSOVËSNga BERNARD KOUCHNER (07.28.2010)
GJERMANIA JUSTIFIKOI BESIMIN E SHQIPTARËVE - PORTRET I PIRRO TREBICKËS (07.25.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]