VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - FUNDI I MASHTRIMEVE PËR VRASJEN DHE RIVRASJEN E RAMIZE GJEBRESËNga FAHRI BALLIU

                                                                                      

E Djelë, 04.28.2024, 01:00pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

FUNDI I MASHTRIMEVE PËR VRASJEN DHE RIVRASJEN E RAMIZE GJEBRESË

Nga FAHRI BALLIU


E Shtunë, 07.31.2010, 06:14am (GMT+1)

Një nga krimet më të zinj të komunistëve gjatë luftës vllavrasëse është vrasja e Ramize Gjebresë. Përmbi 50 vjet, kjo vrasje u maskua dhe u mbulua me tym dhe baltë, por e vërteta ka ligjësitë e saj dhe e çau kohën. U mor vesh se Ramize Gjebrea u vra në lulen e rinisë, duke treguar egërsinë, primitivitetin dhe natyrën kriminale komuniste edhe ndaj njerëzve të tyre, tek të cilët dyshonin. Por e vërteta është me rrathë. Ata që e bënë këtë krim të shëmtuar, vit pas viti në këto vjet janë përpjekur ta maskojnë të vërtetën, të hedhin dhe të derdhin lot krokodili, të hiqen e të përhiqen si kompetentë dhe njohës. E gjithë kjo, ka qenë për të mbuluar faktin që urdhri dhe kurthin kundër Ramize Gjebresë e organizuan Nexhmije Hoxha dhe Dushan Mugosha. Ky i fundit, kishte motivet e tij, që lidheshin me faktin se Ramize Gjebrea, një vajzë yll e bukur, kishte nënën gjakovare dhe se ajo ishte një partizane e kulturuar, e lexuar, dhe që presupozonte se Kosova duhet të ishte pjesa natyrale e trupit të kombit. Këto informacione njerëzit e Mugoshës, komunistë shqiptarë, më të pashpirtët që kanë shkelur ndonjëherë në këtë vend, i patën formuluar qartazi në ngarkim të Ramizesë.

Dhe këtu fuste duart e saj vrastare Nexhmije Hoxha, që ishte "dushmani" i shqiptarkave dhe shqiptarëve. Kjo makinë vrastare politike, duke maskuar edhe inferioitetin e vet, mediokritetin e vet, antifeminilitetin e saj frigjid, hiqte qafe një figurë të rëndësishme të gruas shqiptare me frymëzim antifashist. Ajo që rrinte fare afër vendit ku u mbajt e izoluar Ramizeja komandonte dhe urdhëronte megjithë Dushanin, Hysni Kapon, Bilbil Klosin, Shëfqet Peçin, Manush Myftiun, këtë xherah infermier që sillte prova për virgjërinë e Ramizesë, që bënte ekspertizën e virgjërisë së Ramizesë.... Bile edhe vetë Zaho Koka, i cili i shërbeu intrigës dhe kurthit deri në vrasje. Një person që refuzoi pushkatimin e Ramizesë u vra pas dy muajsh, pas shpine.

Edhe Zahoja, sapo e kreu shërbimin, u qërua. Këto janë të vërtetat që di Zoti dhe dëshmitarët e ndershëm. Pastaj përrallat, maështrimet e gënjeshtrat për të fshehur krimin monstruoz të Nexhmijes vazhdojnë deri tek Sofo Lazri, ky sadist e cinik, ky prodhues krimi, i cili na shkroi edhe një si libër për të lënë një version demek si më i besueshmi për vrasjen e Ramizesë. Pastaj mbesat dhe nipërit apo djemtë e klosëve e lazrit bëjnë vepra letrare. Bëje veprën letrare, por jo për të fshehur dhe për të vazhduar maskimin e këtij krimi, që gjithashtu meriton një komision parlamentar hetimor. Për këtë arsye dhe për të tjera që do të lindin në të ardhmen, ne do të botojmë librin serioz për nga argumentet, për nga guximi intelektual, për nga mesazhi human dhe përgjegjësia e madhe që ka marrë autori Vasfi Baruti, duke publikuar librin për Ramize Gjebrenë "Nega totum". Kontributi i Vasfi Barutit me këtë libër është jashtëzakonisht i çmuar, jo vetëm në kuadrin kombëtar, por për të gjithë dramën dhe tragjedinë që kaluan shumë vende me komunizmin vrastar, nga lindja e deri në vdekje.

(Shënim: Duke filluar nga numri i nesërm, gazeta do të nisë të botojë në një faqe të përditshme, librin "Nega Totum" të Vasfi Barutit, mbi jetën dhe rrethanat e vrasjes së Ramize Gjebresë)

FAHRI BALLIU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FAMILJA DHE JETANjë evokim nga ENO KOÇO (07.30.2010)
NJË SHTATORE PËR TEF PALUSHINNga LUAN LAZE (07.29.2010)
RETROSPEKTIVË: IBRAHIM RUGOVA, NJË NJERI QË DO T'I MUNGOJË KOSOVËSNga BERNARD KOUCHNER (07.28.2010)
GJERMANIA JUSTIFIKOI BESIMIN E SHQIPTARËVE - PORTRET I PIRRO TREBICKËS (07.25.2010)
ARBËN XHAFERRI: FITOI E DREJTA PËR LIRI (07.23.2010)
TËRMKOLLI: PËR RIGJYKIMIN E HARADINAJT, E INTERESUAR SERBIA (07.22.2010)
QEVERIA SHPREH BRENGOSJE PËR RIGJYKIMIN E HARADINAJT (07.21.2010)
MBI KRIMET E KOMUNIZMIT NË SHKODËR E MALËSINga FRITZ RADOVANI (07.19.2010)
POEZI E FRESKISË DHE DRITËS ROMANTIKENga Prof SADIK BEJKO (07.17.2010)
"DUA TË BËJ PAQE ME SHQIPËRINË" - ARTISTJA ELDA SORRA (07.15.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]