VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PIRAMIDA PARLAMENTNga MUJË BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Martë, 04.30.2024, 03:48pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

PIRAMIDA PARLAMENT

Nga MUJË BUÇPAPAJ


E Djelë, 10.24.2010, 08:15am (GMT+1)

Debati për ndërtesën e re të Parlamentit u rihap pas një sugjerimi të Kryeministrit Berisha bërë në mbledhjen e Grupit parlamentar të PD-së, për mundësinë e ngritjes së kësaj ndërtese, në vendin ku është sot Piramida, e ndërtuar si homazh për ish-diktatorin komunist në vitin 1987.

Ideja e Kryeministrit Berisha që vendi të ketë një seli të re të Parlamentit në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, më duket shumë e gjetur, biles e domosdoshme. Shqipëria i ka mundësitë që të ndërtojë një Parlament të ri që t'u përgjigjet nevojave, koncepteve dhe frymës së shekullit XXI. Shqipëria nuk është më një vend i varfër, apo që lufton për ekzistencë. Përkundrazi, është duke shkuar me shpejtësi në grupin e vendeve me standard jetese të lartë, pra të vendeve të pasura. Shqipëria u kualifikua këtë vit si një nga 57 vendet më të mira për të jetuar në mbarë botën. Shqipëria ka një buxhet vjetor rreth 5 miliardë dollarë dhe i ka mundësitë financiare për të ndërtuar vepra të mëdha që t'u mbesin edhe brezave që vijnë. Shembulli më i mirë janë ndërtesat e ministrive të ngritura nga Mbreti Zog. Në parim, riparimet, arnimet apo përshtatjet janë gjithmonë zgjidhje momentale, jo të qëndrueshme dhe për mendimin tim, duhen bërë gjithmonë zgjidhje të reja.

Në këtë kuptim, ndërtimi i Parlamentit të ri në vendin ku është sot Piramida më duket një zgjidhje e gjetur jo vetëm nga pikëpamja arkitekturore, por edhe politike. Një simbol i sundimit të njëshit diktatorial dhe pushtetit absolut mbi qytetarët zëvendësohet nga një simbol domethënës, mbi të cilën bazohet demokracia liberale, siç është parlamentarizmi dhe fryma qytetare, si pushtet pluralist i përfaqësuar nëpërmjet deputetëve të dalë prej zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Gjatë këtyre 20 vjetëve pluralizëm ka patur gjithmonë diskutime se çfarë duhet bërë me këtë ndërtesë e konceptuar si një muze, pra thjesht për të pritur vizitorë dhe jo si një institucion funksional kulture. Investimi i fundit kishte pikërisht këtë qëllim, përshtatjen e saj nga një ish-muze i diktatorit në një qendër të përformimit të arteve me të gjithë aksesorët e nevojshëm.

Nga ana tjetër, është fakt se ka shumë qytetarë në Tiranë që qenia e një "Piramide-varr" në mes të kryeqytetit i irriton si diçka që ka lidhje me diktatorin komunist Enver Hoxha dhe dhunën shtypëse mbi të cilën bazohej ai sistem, por edhe si diçka jo estetike.

Në dhjetor të vitit 2006, qe mbyllur një konkurs ndërkombëtar për transferimin e Teatrit Kombëtar dhe Galerisë Kombëtare të Arteve në mjediset e QNK-së. Njëra prej subjekteve pjesëmarrëse në këtë konkurs, konkretisht Studio "B group" e Romës, pati paraqitur një projekt interesant. Ajo mendonte transformimin apo tjetërsimin e Piramidës në një ndërtesë 34 metrash të lartë me fasada xhami. Në komisionin e ngritur për vlerësimin e projekteve bëja pjesë edhe unë, si dhe një grup njerëzish, përfshirë edhe disa arkitektë të njohur të Tiranës. Në diskutimin që u bë për sugjerimin që do t'i bënim ish-ministrit të Kulturës, unë pata mbështetur projektin e Studios "B Group" që e tjetërsonte Piramidën. Këtë mendim pati shprehur edhe zonja Blegina Agolli, atëherë Sekretare e Përgjithshme e MTKRS-së, por patëm mbetur në minorancë. Ndërkohë, shumica e arkitektëve e patën kundërshtuar. Sipas tyre, Piramida ishte një pikë referimi nga pikëpamja arkitekturore dhe nuk duhej ndryshuar.

Ndërkohë që për ekspertët italianë, që mbrojtën projektin e tyre, ndërtesa kishte një zgjidhje aspak funksionale. Biles ngjante e shëmtuar me një bazë shumë të gjerë, e cila vjen në raport të zhdrejtë me lartësinë. Përveç kësaj, ata këmbëngulnin në faktin se kjo ndërtesë kishte koeficientin më të ulët në botë të shfrytëzimit, për shkak të ndërtimit në formë piramide. Sipas tyre, Piramida nuk është varr i shenjtë që nuk bënte të prekej, pra edhe mund të tjetërsohej, pasi ishte vetëm një varr-simbol i ish-diktatorit.

Megjithatë, asnjëri nga këto projekte nuk fitoi. Pas ardhjes së ministrit të ri në krye të MTKRS-së, proceduarat u përsëritën dhe unë nuk qeshë më në grupin e vlerësimit të projekteve që do të vinin nga studiot e huaja. Megjithatë punimet filluan, duke u ndeshur me të gjitha vqshtirqsitë e njohura tashmë.

Pas deklaratës së Kryeministrit Berisha, tashmë kemi një qëndrim më konkret për të ardhmen e Piramidës dhe afrimin e mundësisë për ngritjen e ndërtesës së re të Parlamentit.

Është e qartë se i takon qeverisë shqiptare që të marrë vendimet e duhura se çfarë duhet të jetë kjo ndërtesë, mbështetur edhe në propozimet që do të japë Komiteti Shtetëror për ngritjen e Parlamentit të ri, por ndarja me simbolet e diktaturës të konceptuara edhe si ndërtesa që nuk kanë thuajse asgjë funksionale, përveç pamjes së jashtme-fasadë, do të ishte një vendim i arsyeshëm.

Ky Komitet Shtetëror, mendoj unë, do të ketë edhe ekspertizën e duhur për të bërë zgjidhjen më të mirë për vendin dhe kombin. E rëndësishme është që vendimi të merret shpejt, pasi dy vjet që na ndajnë nga 28 Nëntori i vitit 2012 janë shumë pak si kohë fizike për ngritjen e një ndërtese parlamenti.

MUJË BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NDIHMESA E SELMAN RIZËS NË ZBULIMIN E SHENJAVE LETRARE TË LETËRSISË SË HERSHME SHQIPENga BEHAR GJOKA (10.24.2010)
IU DHA DJE LAMTUMIRA E FUNDIT MR. JETISH CUFË KADISHANIT (10.23.2010)
U HAP EDHE GALERIA VERIORE E KALIMASHIT (10.22.2010)
Nënë Tereza, një shembull unikal i qytetërimit-Të varfërit janë dhurata më e çmuar për ne;prania e fshehtë e Jezusit. Nënë TerezaNga Petrit Nika (10.22.2010)
"IMPERIALIS" IA JEP ZHANI CIKOS ÇMIMIN "YLLI I ARTË AKADEMIK" (10.20.2010)
NË BUJANOC THEMELOHET QEVERI TEKNIKE (10.19.2010)
ARISTIDH KOLIA - "RRËNJËT TONA JANË NË ARBËRI"Nga KOLEC TRABOINI (10.18.2010)
THESARI I ALI PASHËS: TË VENDOSË GJYKATA NDËRKOMBËTARE (10.18.2010)
FEMRAT SHQIPTARENga UK LUSHI (10.18.2010)
HISTORIANI BEQIR META ZBARDH NJË TJETËR NGJARJE QË E IMPLIKON DREJTPËRDREJT UDHËHEQJEN KOMUNISTEShteti komunist nuk veproi për pengimin e Masakrës së Tivarit (10.17.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]