E Hënë, 05.20.2024, 03:35pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
Josipoviq konfirmon ftesën për Sejdiun
E Premte, 01.15.2010, 05:12pm

Presidenti i ardhshëm i Kroacisë, Ivo Josipoviq, i ka konfirmuar Radios Evropa e Lirë se Zagrebi u ka dërguar ftesë të gjithë përfaqësuesve të vendeve, me të cilat Kroacia ka marrëdhënie diplomatike, dhe edhe Kosovës, pavarësisht kushtëzimeve të presidentit serb, Boris Tadiq.



“Ftesat për pjesëmarrje në inaugurim u janë dërguar të gjitha vendeve, me të cilat Kroacia ka marrëdhënie diplomatike”, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë presidenti i ardhshëm kroat, Ivo Josipoviq.

I pyetur të komentojë deklarimin e presidentit serb, Boris Tadiq, se nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e tij nëse në Zagreb do të jetë edhe presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, presidenti i ardhshëm i Kroacisë ka thënë se “nga pozicioni i vet, Zagrebi nuk bën dallime, ndonëse do të ketë mirëkuptim për nevojat specifike që Serbia ka lidhur me raportet me Kosovën”.

“Mendoj se ky fakt nuk duhet t’i përcaktojë marrëdhëniet tona të ardhshme”
, ka thënë për Radion Evropa e Lirë Ivo Josipoviq.

Autoritetet kroate kanë ftuar për inaugurimin e presidentit të Kroacisë, Ivo Josipoviq, që mbahet muajin e ardhshëm, përfaqësuesit e të gjitha shteteve, me të cilat Zagrebi ka marrëdhënie diplomatike dhe rrjedhimisht edhe përfaqësuesit e Kosovës, ka mësuar Radio Evropa e Lirë në qarqet zyrtare të Zagrebit.

Kryetari i Serbisë, Boris Tadiq, të enjten ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e Josipoviqit, nëse në këtë solemnitet merr pjesë edhe kryetari i Kosovës, Fatmir Sejdiu, sepse, sipas tij, kjo tërthorazi do të thoshte se Serbia njeh pavarësinë e Kosovës.

Analistja e Radios Evropa e Lirë, Ines Shashkor, ka thënë se Kroacia ka dërguar ftesat për inaugurimin që bëhet më 18 shkurt, bashkë me lutjen që t’i dërgohen të dhënat se cilët nga zyrtarët do të marrin pjesë në inaugurim, porse përgjigjet ende nuk kanë arritur.

Dr. Seladin Velaj, një jetë e tërë në shërbim të Komunitetit dhe të çështjeve shqiptare

Nga Pierre-Pandeli Simsia


E Mërkurë, 01.13.2010, 07:07am

Respekt dhe vlerësim, për fisin e nderuar VELAJ, nga Kanina e Vlorës

Mbiemri "VELAJ" me origjinë nga Kanina e Vlorës, tashmë është më se i njohur; fis i nderuar dhe i respektuar, jo vetëm për ata që i njohin trashëgimtarët e atij fisi, por edhe lexuesit e shumtë brenda dhe jashtë Shqipërisë.


Si shumë familje të tjera antikomuniste edhe Familja Velaj pati fatin e zi të ishin pjesë e goditjes së pamëshirshme komuniste, për t'iu nënshtruar internimeve dhe presekutimeve në kampet famëkeqe, të rregjimit hoxhist.


Mandela i vërtetë Shqiptare, Petrit Velaj, pas Mandelës së Afrikës, pati fatin e keq të kalonte 37-të vitet më të bukura të jetës së tij në ferret e egra të burgjeve komuniste shqiptare.


Në orët e fundit, kur anëtarët nacionalista të Ballit Kombëtar, në të cilin bënte pjesë edhe Petriti, do të largoheshin përkohësisht nga atdheu, për t'i shpëtuar hakmarrjes së komunistëve, Petrit Velaj niset me një mision udhëtimi për në Tiranë. Qellimi i atij udhëtimi, ishte një letër e Mit'hat Frashërit për të motrën dhe një letër tjetër e Dom Zef Shestanit për Patër Anton Arapin...

Agjenci të OKB do të ndihmojnë Shqipërinë të përballojë gjendjen e vështirë
E Martë, 01.12.2010, 10:17am

 

Kombet e Bashkuara po ndihmojnë Shqipërinë të përballojë përmbytjet në veri të vendit që kanë detyruar mijëra njerëz të lënë shtepitë e tyre. Tri agjenci të Kombeve të Bashkuara po përgatiten për të ndihmuar me para familjet që u janë përmbytur shtepitë për të blerë ushqime dhe plotësuar nevojat themelore.

 

Disa vende të Bashkimit Evropian përfshi Greqinë, Italinë, Francën, Austrinë dhe Slloveninë kanë dërguar grupe të shpetimit në Shqipëri po ashtu edhe varka dhe pompa për thithjen e ujit.

 

E hena ishte dita e 11 e përmbytjeve masive në Shkodër, të shkaktuara nga rreshjet dhe shkarkimet e mëdha nga tre hidrocentralet e kaskadës së Lumit Drin.  Të hënën sipërfaqja e përmbytur është rritur duke arritur në rreth 10,400 hektarë, ndërkohë që janë evakuar rreth 5,000 banorë, një pjesë e të cilëve janë vendosur në qendrat e pritjes në qytetin e Shkodrës. Autoritetet vazhdojnë t'i bëjnë thirrje popullatës që të pranojnë të evakuohen nga zonat e rrezikshme. Po të hënën Kryeministri Berisha u takua në Shkodër më të zgjedhur vendorë nga shumë rrethe të vendit, të cilët kanë shprehur solidaritetin e tyre për të ndihmuat banorët e zonave të përmbytura.

Berisha: Mbrojtëm jetët e njerëzve
E Hënë, 01.11.2010, 09:38pm


Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, deklaroi nga Shkodra se menaxhimi i mirë i situatës së krijuar nga përmbytjet, arriti të shmangë një katastrofë njerëzore.

Berisha garantoi për angazhimin e Qeverisë që drejton në rimëkëmbjen e zonave të përmbytura, situata në të cilat sot rezulton të jetë më e përmirësuar.

Kryeministri vizitoi një nga zonat më problematike – fshatin Kuç në komunën Guri i Zi.

“Qeveria, ministritë reaguan me një shpejtësi të madhe. Deri më sot, ne ia dolëm të shmangim një katastrofë njerëzore. Ne ishim në prag të saj. Sot, po të hedhim sy, vërtet kemi dhjetë mijë hektarë të përmbytur, por nuk kemi asnjë jetë të humbur”, deklaroi Berisha.

Edhe një herë nga Shkodra, kryeministri garantoi se digat në kaskadën e Drinit janë të sigurta dhe nuk përbëjnë rrezik.

Një mëkatar nga Beogradi ndez qiri në Kosovë

Nga Ruben Avxhiu


E Hënë, 01.11.2010, 07:57am



Presidenti i Serbisë, Boris Tadic, ishte përsëri në vëmendje të medias këto ditë për shkak të vizitës së tij të përvitshme për Krishtlindjen ortodokse në Kosovë.

Me gjithë kundërshtimin e pafuqishëm të Qeverisë së Kosovës dhe protestës së opinionit publik në Kosovë, Tadic mori pjesë në meshën e mesnatës në një nga manastiret më të vjetra të Kosovës në Deçan.

Vizita e tij dhe protesta e shqiptarëve u shfrytëzua mirë nga propaganda serbe.

Së pari, Tadic realizoi qëllimin e tij kryesor: të paraqitet në sytë e serbëve si nacionalist trim që sfidon kundërshtimin shqiptar dhe hyn në Kosovë kur të dojë. I njohur për qëndrimet e tij relativisht të buta karshi presioneve perëndimore, Tadic sulmohet vazhdimisht nga opozita që e paraqet si tradhtar të interesave serbe në Kosovë.
FSK dërgon në Shqipëri forca shtesë me rastin e përmbytjes
E Djelë, 01.10.2010, 09:58pm

 

 

Forca e Sigurisë së Kosovës ka dërguar sot në Shqipëri një njësi shtesë për të mbështetur autoritetet në përballjen e gjendjes së krijuar pas përmbytjeve të ditëve të fundit.

Dërgimi i trupave shtesë pasoi kërkesën e djeshme te qeverisë së Kosovës, e cila ndau po ashtu një ndihme fillestare prej 200 mijë eurosh për të mbështetur Tiranën zyrtare. 

 

Edhe disa nga komunat e Kosovës kanë dërguar ndihma për zonat e goditura në Shqipëri si dhe kanë siguruar strehim për të gjithë ata që mund të evakuohen nga zonat e përmbytura. Njësia shtesë e Forcës së Sigurisë e cili u nis sot në mëngjes për në Shqipëri do t'i bashkohet njësisë së parë që u dërgua atje më 5 janar. 

 

Kjo është hera e parë që Forca e Sigurisë së Kosovës merr pjesë në një mision humanitar jashtë shtetit që nga fillimi zyrtar i veprimtarisë së saj.

Qeveria e Kosovës ndan 200 mijë euro ndihmë për Shqipërinë
E Shtunë, 01.09.2010, 09:48pm

 

Kosova do ta ndihmojë Shqipërinë në përballimin e gjendjes së rëndë pas vërshimeve të ditëve të fundit me një shumë fillestare prej 200 mijë eurosh. Ky vendim është marrë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.


Qeveria e Kosovës ka ndarë një shumë prej 200 mijë eurosh ndihmë për zonat e goditura nga vërshimet në Shqipëri.

Njëherësh, kryeministri Hashim Thaçi ka kërkuar që ministri i Forcës së Sigurisë, Fehmi Mujota, të urdhërojë edhe dërgimin e një numri shtesë të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët do t’u shkojnë në ndihmë ekipeve të shpëtimit dhe emergjencës në Shqipëri.
Aktualisht, janë 15 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët janë dërguar në zonat e goditura.

Kryeministri Thaçi ka thënë se ndihma e Kosovës për Shqipërinë duhet të jetë e menjëhershme, në mënyrë që të ndihmohet shteti shqiptar për tejkalimin e gjendjes së rëndë.
“Janë ndërmarrë masa për dërgimin e pjesëtarëve të FSK-së dhe grupeve të zjarrfikësve të Kosovës, të cilët tashmë janë atje”.

“Kemi menduar që sot, paraprakisht, si ndihmë fillestare të ndahen 200 mijë euro për përballimin e gjendjes, por do të jemi të gatshëm edhe për ndihma edhe më të mëdha, varësisht situatës”,
ka thënë Thaçi.

AKADEMIKE OLIVERA JASHAR-NASTEVA - 10 VJET E MERTISUR DHE E HARRUAR

Nga Dr. AVZI MUSTAFA, profesor në Universistetin e Shkupit dhe Universitetin e Tetovës 


E Shtunë, 01.09.2010, 09:04am

 

 

10-vjet nga vdekja e Oliver Jashar–Nastevës

 

 

10 janar 2000 – Kanë kaluar 10 vjet nga mëngjesi i kobshëm kur dikush nga miqtë papritmas më mori në telefon dhe më kumtoi lajmim më të hidhur për vdekjen e akademik Olivera Jashar-Nasteves, profesoreshës dhe shkencëtares më të denjë në fushë të linguistikës te ne. Lajmi u përhap shpejt edhe në fakultet. Ne filluam të mblidhemi, sepse dekanati kishte vendosur të mbajë një mbledhje komemorative. Gjatë pritjes dhe takimeve nëpër fakultet të gjithë ne që e kishim pasur profesoreshë ose kolege kishim çka të kujtonim për këtë dijetare e fisnike të madhe. Edhe pse fjala e urtë latine është se “për të vdekurin fol sa më mirë ose hesht”, për prof. Oliverë gjithkush mund t’ju flasë vetëm mirë. Ajo ishte pedagoge e shkëlqyeshme, shkencëtare e papërsëritur dhe humaniste e veçantë.

MESIQ PREMTON MBËSHTETJE
E Premte, 01.08.2010, 12:03pm

 


Presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq, po qëndron në Prishtinë, ku është pritur me nderime dhe ceremoni të lartë shtetërore. Presidenti Fatmir Sejdiu i ndau Mesiqit “Medaljen e Artë të Pavarësisë”, në shenjë kontributi që Mesiq dhe Kroacia kanë dhënë për lirinë dhe pavarësimin e Kosovës. Të dy presidentët i vlerësuan si shumë të mira marrëdhëniet ndërmjet Prishtinës e Zagrebit. Rrota e historisë nuk mund të kthehet më pas dhe as Kosova nuk mund të rikthehet më në Serbi, tha sot në Prishtinë presidenti kroat, Stipe Mesiq. Ai i bëri thirrje Beogradit që ta pranojë realitetin e ri në Kosovë dhe të mos e pengojë integrimin e komunitetit serb në institucionet e Republikës së Kosovës. Mesiq u dekorua nga presidenti i Kosovës me “Medaljen e Artë të Pavarësisë" si dhe u shpall “Qytetar Nderi” i Prishtinës.



PRESIDENTI KROAT MESIQ ARRITI NË KOSOVË
PRESIDENTI MESIQ SOT VIZITON KOSOVËN
 





NJOHJA ME ÇAMËRINË DHE HOXHA TAHSININ

Nga Dr LAURENT BICA


E Premte, 01.08.2010, 07:57am

Nuk duhet të kem qenë më tepër se 5-6 vjeç. Për një gjë jam i sigurtë, se ende nuk kisha shkuar në shkollë. Nëna ime, e ndjera nëna ime, më mësonte numrat dhe gërmat e alfabetit shqip në një bllok që kushedi se ku e kish gjetur. Kanë qenë vitet ’50, vite të vështirë, pas luftës së dytë botërore. Ajo më tregonte se shkollën e vet fillore e kish bërë në kohën e mbretit Zog, rreth vitit 1935, në një fshat të Oparit, Lavdar, që ishte kryeqendër e komunës me të njëjtin emër, Opar. Vetë ajo shkonte çdo ditë nga katundi Karbanjoz bashkë me motrën.


Çdo ditë, para se të fillonte mësimi, gjithë nxënësit e fillores, që në atë kohë ishte me pesë klasë, këndonin një këngë që këndohej në të gjitha shkollat e mbretërisë shqiptare, që përmbante edhe këto vargje:

  » Server: Veriun e kontrollon Beogradi
  » AKR dhe AAK kritikojnë lejimin e vizitës së Tadiçit
  » Pro dhe kundër lejimit të vizitës së Tadiqit
  » Sejdiu EULEX-it: Strukturat paralele të shuhen menjëherë
  » Shkundjet në MaqedoniNga Isuf Kadriu
  » Bentler: Nuk ka sfida nga jashtë
  » "Maqedonia shqiptare": Aleksandri i Madh është shqiptar
  » Gjatë vitit 2009 Komuna e Prishtinës ka grumbulluar rreth 17 milionë euro
  » (S)a po luftohet korrupsioni?Nga Arton Konushevci
  » Solana: BE po shqyrton përfshirjen e Kosovës në liberalizimin e vizave



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]