E Hënë, 05.20.2024, 03:30pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
SHBA i kushton pulla postare Nënë Terezës
E Enjte, 12.31.2009, 09:57am

 

 

Në një seri ku janë përfshirë edhe Katharine Hepburn fhe Olimpiada e Vancouver

 

 

 

Voal-online –Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i bëjnë nderime Nënë Terezës dhe Katharine Hepburn me disa pulla postare kushtuar atyre.

 

Vënia në qarkullim e pullave postare në nderim të Nobelistes së Paqes dhe të aktores hollivudiane është parashikuar për vitin 2010.

 

Viti 2010 është viti i 100 vjetorit të lindjes së Nënë Terezës.

 

Pulla të tjera postare do t’iu kushtohen traditave sportive të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Presidenti Sejdiu vizitoi trupat e KFOR-it në pjesën veriore të Kosovës
E Mërkurë, 12.30.2009, 10:56am

 

Presidenti i Republikës, Fatmir Sejdiu, i shoqëruar nga komandanti i KFOR it, gjenerali Markus Bentler, ka vizituar dje pjesën veriore të Kosovës

 

 

Gjatë vizitës tek ushtarët e KFOR it, Presidenti Sejdiu nga Komandanti francez i Task Forcës Shumëkombëshe Veri (MNTF N) është njoftuar rreth trupave të tij dhe për aktivitetin e pjesëtarëve të KFOR it për sigurimin e rendit dhe të qetësisë në pjesën e tyre të përgjegjësisë.

 

Nga ana e tij, Presidenti Sejdiu ka theksuar respektin për ushtarët e KFOR it, për kontributin e tyre për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, sidomos për ushtarët që shërbejnë në pjesën veriore, që është një pjesë e ndjeshme.

 

Duke folur para ushtarëve të KFOR it turk, Presidenti Sejdiu ka shfrytëzuar rastin t'i urojë ata dhe gjithë eprorët dhe ushtarët e KFOR it për festat e fundvitit, t'i falënderojë për angazhimin në vendin tonë, si dhe ua përcolli përkushtimin e institucioneve të vendit për bashkëpunimin në të gjitha fushat. Me këtë rast, pjesëtarët e KFOR it turk demonstruan një "ushtrim për kontroll mbi trazirat" për të shprehur gatishmërinë e tyre për sfidat që mund të kenë.

Promovohet libri "Maqedonia shqiptare"
E Martë, 12.29.2009, 09:59pm

 

 

 

 

Libri i shumëpritur “Maqedonia shqiptare” përfundimisht doli në dritë, i cili nxjerrë në sipërfaqe faktet historike dhe të vërtetën mbi historinë shqiptare në Maqedoni, si një kundërpërgjigje ndaj “Enciklopedisë Maqedonase” të botuar nga ASHAM.

Publicisti Nijazi Muhamedi që është autori i këtij vëllimi ka theksuar se qëllimi i angazhimit të tij për të përgatitur këtë vepër nuk është për të kontestuar dikë, por për të shfaqur bashkëveprimin e popujve që jetojnë në këtë shtet.

“Duke injoruar paktin e intrigës së vazhduar, që trumbetohet si zgjidhje ‘civilizuese’ dhe ‘konsensuale’ ndërmjet rrufjanëve të të poshtëruarve dhe mesësve të poshtëruesve , mori mbështetje nisja për të dalë me një kundërpërgjigje mendjepeshuese më efektive dhe më përmbajtjesore ndaj një stive të molepsur të 300 zërave që poshtërojnë shqiptarët dhe historinë e tyre në këtë enciklopedi”, ka theksuar Muhamedi.

Ai ka nënvizuar se botimi i këtyre veprave nuk është projekt politik, por as që është inspiruar apo mbështetur nga ndonjë parti politike apo organizata. “Bëhet fjalë për një projekt timin personal me karakter të qartë shkencor. Tekstet e përfshira janë të shkruara nga personalitete të shkencës nga kohërat e kaluara dhe të tashme. Ato më japin legjitimitetin për të folur rreth autoktonitetit të shqiptarëve në Maqedoni”, ka theksuar publicisti dhe autori Nijazi Muhamedi, i cili ka paralajmëruar vëllimin e dytë dhe të tretë të “Enciklopedisë së Maqedonisë Shqiptare”, të cilat do të publikohen gjatë vitit 2010 dhe kanë mbështetjen e shkencëtarëve dhe historianëve nga të gjitha profilet në Shqipëri dhe Maqedoni.

130 milionë euro për vitin 2009 mbështetja e Gjermanisë për Shqipërinë
E Martë, 12.29.2009, 02:41pm

Logoja e Bankës Kredituese Gjermane për Zhvillim, KfW

Në Tiranë u nënshkruan të hënën (28.12.2009) disa marrëveshje financiare për realizimin e projekteve të tilla në sektorin energjetik dhe atë të mbrojtjes së mjedisit.

Thaçi: 2010 vit i fuqizimit të shtetit
E Hënë, 12.28.2009, 07:37pm

 

 

Intervistën me kryeministrin Thaçi e ka zhvilluar gazetari i BBC-së Muharrem Nitaj

 

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi në intervistë ekskluzive për BBC-në ka thenë se 2009-ta ishte një vit i mbarë për Kosovën, ndërkaq viti 2010 do të jetë një vit i fuqizimit të shtetit të Kosovës dhe vit i integrimit në strukturat euroatlantike. Duke folur për ngecjet në procesin e njohjeve ndërkombëtare të Kosovës, ai ka thenë se shkaktari për këtë ka qenë procesi që po zhvillohet në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

 

 

BBC: Kryeministër Thaçi, viti 2009 ishte një vit me plot zhvillime por aspak i lehtë për Kosovën dhe për qeverinë tuaj. Cili është vlerësimi juaj për sukseset dhe dështimet e këtij viti?

At Gjergj Fishta tetë letra nga Korespondenca

Nga At Viktor Demaj


E Hënë, 12.28.2009, 12:06pm

 

 

Jemi mesue me shijue veprat e shkrimtarve simbas shkrimeve të tyne, tue lexue krijimtarinë hyjm në kantakt të drejtëperdrejtë me botën dhe me shpirtin e tyne krijues. Nji mënyrë për me studiue nji personalitet asht edhe letërkëmbimi i tij me njerëz të shquem të brezit të tij. Në letërkëmbim, ose siç thirret korrispondencë del në pah, vëhet në dukje, jo aq shumë krijimtaria e shkrimtarit por shumë herë bota e brendshme, ndiestitë e zemrës, fisnikëria e naltë e shpirtit. Në letërkëmbimi në të shumtën e rasave nuk ka vend çensura, flet shpirti i lirë jo i ndrydhun prej publikut admirues apo kritikues. Prandej korrispondenca asht nji element përbas, themelor për kritikën letrare dhe historinë e letersisë per me njoftë botën komplekse të shkrimtarit dhe krijimtarinë e tij. Në korrispondencë zbulohen të fshehta rreth ideve dhe shkrimit të vepravet, çështjevet shoqnore e politike e historike të vendit, kuptojmë gjendjen shpirtnore dhe morale të shkrimtarit, atë çka zemra e tij mendon e shmendon në atë periudhë të caktueme të jetës së tij.


Kështu edhe Poeti ynë françeskan e kombëtar Át Gjergj Fishta zhvilloi nji korrispondencë të dendun me bashkëkohës të tij, me bashkëvëllazen të tij freten, prifta shekullar, albanolog, shkrimtar e poet, balkanolog e njerëz të artit dhe të kulturës shqiptare e asaj europiane.

Maqedoni, opozita shqiptare e pakonsoliduar
E Djelë, 12.27.2009, 05:16pm

 

Shqiptarët në Maqedoni nuk kanë opozitë të mirëfilltë, që do t’i denonconte të gjitha gabimet e pushtetit, por në të njëjtën kohë do të ofronte edhe alternativa për zgjidhjen e shumë problemeve, me të cilat përballet në veçanti popullata shqiptare, thotë analisti politik, Mersel Bilalli.

Sipas tij, me veprimin e deritashëm, dy partitë opozitare, Partia Demokratike Shqiptare dhe Demokracia e Re, në paraqitjen e tyre janë të njëanshme, jobindëse dhe kjo gjithnjë e më shumë e largon elektoratin nga platforma e tyre politike.

“Ajo nuk i trason çështjet kyçe fundamentale në nivel të oportunitetit politik, që të mund të krijojë masë kritike, e cila do të shndërrohej në presion ndaj qendrave të vendosjes në qeveri, e kështu me radhë”.

“Pra, paraqitja e saj është deklarative, shpeshherë e njëanshme dhe jo bindëse, ose deri në fund ekstreme, radikale, pra e pakuptueshme dhe e pabesueshme për opinionin, e që nuk lë përshtypje për tërheqjen e votuesit të zakonshëm ”, thotë zoti Bilalli.

Krishtlindjet në Kosovë (Fotoreportazh)
E Premte, 12.25.2009, 09:05am


Plaku i Krishtlindjeve, Ali Xhaka nga Llapi

 

Mbi 65 mijë katolikë në Kosovë përkujtojnë lindjen e Krishtit, si një festë të ardhjes së dritës për njeriun me urimet për një jetë në paqe, begati dhe lumturi.

 

Në sheshin "Nëna Terezë" në qendër të Prishtinës ndriçuar nga drita fosforeshente dhe me bredhin e Krishtlindjeve në mes dëgjohen nga larg zilet e kuajve të karrocës së Babadimrit. Edhe sivjet petkun e Plakut të Krishtlindjeve e ka veshur Ali Xhaka nga Llapi i cili përveçse me grupin e tij e kompleton këtë panoramë Krishtlindjesh duke ofruar shumë gjëra për familjet dhe fëmijët.

 

"Më së pari ofrojmë për njerëzit fjalë t´mira. E për fëmijët kemi pajtonin me kuaj ku i ulim fëmijët në mes të këtyre çikave, princeshës, lepurushit dhe ky djali na fotografon."

Pranë Plakut të Krishtlindjeve është edhe princesha, e cila në të vërtetë quhet Visare dhe studion për gazetari.

Arbër Neziri/Kornoja shqiptare, fat për orkestrën italiane

Nga Agron SEJAMINI


E Enjte, 12.24.2009, 09:05am

 

Ndoshta është pak për ta konsideruar nxitje që i detyroi prindërit për ta rregjistruar në shkollën e muzikës. Gjithë ditën kur ishte fëmijë shikonte filma vizatimorë. Por më shumë se sa loja e personazheve i pëlqente muzika. Veçanërisht siglat prezantuese. Madje, i kishte mësuar ato dhe i përsëriste herë pas here në kohën e lirë... Jo vetëm kaq. Pasi mbaroi klasën e katërt fillore, u testua nga një komision për vesh muzike dhe njohuri muzikore në Liceun Artistik.

Sejdiu: Shtëpia e Pavarësisë - epiqendër rrezatuese për idealet e lirisë
E Mërkurë, 12.23.2009, 06:49pm

Prishtinë, 23 dhjetor - Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu mori pjesë sot në aktivitetet që i organizoi Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), me rastin e shënimit të 20-vjetorit të themelimit. Gjatë ditës, Presidenti Sejdiu vizitoi Shtëpinë e Pavarësisë, vendin e themelimit të LDK-së, mori pjesë në ceremoninë e vendosjes së gurit të themelit të selisë së re të LDK-së dhe mbajti një fjalë në tubimin solemn të shënimit të 20 vjetorit të kësaj partie, në Pallatin e Rinisë e të Sporteve në Prishtinë.

  » Dom Lush Gjergji: Harmonia ndërfetare - model për botën
  » SHQYP MA S'PARI KEMI KNDUE...(GJERGJ FISHTA)Nga ERVISA BUSHATI
  » Prof. Gjergji Minga/Pedagog i Mjekësisë për gati pesëdhjetë vjet...Nga Agron Sejamini
  » Selman Riza, gjuhëtari në pasionin e shkencave filozofikeNga Prof. Floresha Dado
  » Në Preshevë filloi festivali Ditët e Komedisë Shqiptare
  » FSHB flet për "mungesë të kuadrove specifikë"
  » Preisdenti Topi dekoron me Urdhrin Nderi i Kombit albanologun e shquar Selman Riza (pas vdekjes)
  » Vetëgjyqësi mesjetare apo inate primitive?Nga LEBIT MURTISHI
  » Bujar Leskaj, pena dhe bohemat e tij për çështjen kombëtare shqiptareNga Ramiz Lushaj
  » Mbaroi Haga, vendimi në pranverëNga Melazim Koci, Hagë



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]