E Hënë, 05.20.2024, 05:54pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
GjND përfundon sot seancat dëgjimore mbi pavarësinë e Kosovës
E Premte, 12.11.2009, 07:49am

 

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë do t’i japë sot fund seancave dëgjimore mbi shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës. Gjykata filloi 10 ditë më parë mbledhjen e deklaratave nga shtete të ndryshme pro dhe kundër pavarësisë. Shtetet e Bashkuara dhe Rusia u përplasën gjithashtu mbi këtë çështje këtë javë gjatë dëshmive të tyre para të ashtëquajturës Gjykatë Botërore.

 

Seancat dëgjimore për shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës filluan me 1 dhjetor para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Ato do të përfundojnë sot me argumentet nga Vietnami dhe Venezuela, pas deklaratave të paraqitura dje nga Laosi, Hollanda, Rumania dhe Mbretëria e Bashkuar.

 

Franca, Jordania, Norvegjia, Kroacia dhe Finlanda ishin ndër vendet që argumentuan në favor të Kosovës, ndërsa Kina, Qiproja dhe Spanja ndër ata vende që e kundërshtuan atë.

 

Delegacionet nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia dhanë gjithashtu argumentet e tyre pro dhe kundër shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës.

 

Çështja po ndiqet me shumë vëmendje sidomos nga vendet që kanë provinca që kërkojnë pavarësinë brenda territorit të tyre, duke përfshirë Rusinë, Kinën dhe Spanjën, të cilët thonë se Kosova mund të krijojë një precedent.

Epokë e re njohjesh
E Enjte, 12.10.2009, 06:57pm

 

Autoritetet kosovare falënderuan të gjitha vendet, të cilat, para GJND-së, po argumentojnë se pavarësia e Kosovës ishte shpallur konform së Drejtës Ndërkombëtare. Ata shprehën bindjen se pas procesit në Hagë, do të pasojë një valë e re e njohjeve të Kosovës

 

 

Liderët kosovarë falënderuan të gjitha shtetet, që me prezantimet e tyre para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, kanë mbrojtur dhe po mbrojnë të drejtën e Kosovës për të qenë shtet i pavarur e sovran.

Presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi thanë se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte një vendim i drejtë dhe konform së drejtës ndërkombëtare dhe se kjo është argumentuar në paraqitjet e tyre para GJND-së edhe nga vende të shumta.

Presidenti Sejdiu tha se kishte parë para GJND-së një prezantim të shkëlqyeshëm nga të gjitha vendet që mbrojtën pavarësinë e Kosovës.

Holanda dhe Britania - për, Rumania kundër pavarësisë së Kosovës

Nga Melazim Koci, Hagë


E Enjte, 12.10.2009, 02:51pm

 

Holanda dhe Britania e Madhe kanë mbështetur pavarësinë e Kosovës dhe kanë pohuar se ajo është shpallur në harmoni me të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtën e Kosovës për vetëvendosje. Rumania ka pohuar se Rezoluta 1244 ka garantuar integritetin territorial të Serbisë.


Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, të enjten, ka vazhduar seancat dëgjimore lidhur me shpalljen e pavarësisë së Kosovës me paraqitjet e Holandës, Rumanisë dhe Britanisë së Madhe.

 

E para ka folur përfaqësuesja e Holandës, Lizbet Lajzand, që ka thënë se vendi i saj konsideron se shpallja e pavarësisë së Kosovës është në harmoni me të drejtën ndërkombëtare.

Ajo ka apostrofuar të drejtën e Kosovës për vetëvendosje, pasi që më parë ishin eksploatuar të gjitha mundësitë tjera për zgjidhje të çështjes.

Franca, Jordania dhe Norvegjia pro Kosovës
E Mërkurë, 12.09.2009, 05:43pm

 

 

Nga Melazim Koci, Hagë

Përfaqësuesja e Francës, Hedvig Belliar, ka kërkuar nga GJND-ja të mos japë fare mendim rreth shpalljes së pavarësisë së Kosovës, sepse kjo nuk do të ketë asnjë rëndësi praktike, pasi që pavarësinë e Kosovës tashmë e kanë njohur 63 vende.

Ajo ka thënë se çështja që po diskutohet, është gjendur para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në formë artificiale. Belliar ka thënë se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, sepse ajo nuk e rregullon çështjen e secesionit.

Përfaqësuesja e Francës, në vazhdim, ka deklaruar se pavarësia e Kosovës nuk ka cenuar as parimin e integritetit territorial, sepse ai ka të bëjë me raportet ndërshtetërore, por jo me vende të caktuara, për të shtuar se rasti i Kosovës është ‘sui generis’, siç është çdo shpallje e pavarësisë.

Në emër të Francës ka folur edhe përfaqësuesi tjetër, Matias Fortju, që ka thënë se rasti i Kosovës nuk ka asgjë të përbashkët me rastet siç janë: Rodezia, Qipro ose Kongo.

8 dhjetori, dita kur lindi liria

Nga Bislim Ahmetaj


E Mërkurë, 12.09.2009, 09:32am

 

 

Përzemërsisht falënderoj të gjithë shqiptarët që u bashkuan me ne për të festuar së bashku 8 dhjetorin, 19-vjetorin e lëvizjes studentore të dhjetorit '90, asaj dite të bardhë që çau renë e zezë që kishte mbuluar Shqipërinë për gati gjysëm shekulli.

 

Kjo ditë është e shenjtë për shumicën absolute të shqiptarëve, sepse është dita që iu riktheu shqiptarëve lirinë.

 

Është e shenjtë për ata klerikë dhe besimtarë të zotit që u pushkatuan, e kaluan jetën pas hekurave të qelive apo që u detyruan t'i falen të madhit Zot duke pasur frikë edhe nga hija e tyre.

 

Kjo ditë është e shenjtë dhe ditë feste për ata intelektualë dhe familjet e tyre që e lanë me jetë apo burgime të gjata lirinë e fjalës, lirinë e të shkruarit një poezi, lirinë e organizimit në shoqata apo parti, lirinë e të qenit i lirë.

 

Kjo ditë është ditë feste dhe gëzimi për të gjithë ata qytetarë shqiptarë që për gjysëm shekulli nuk mundën të lëvizin lirshëm as brenda territorit të vendit të tyre nga njëri qytet tek tjetri. Kujtojeni pak atë sagë kontrollesh policore dhe atë mund për të gjetur një biletë autobusi për në kryeqytet. Ndërsa ajo lëvizja e lirë jashtë vendit të kushtonte jetën. Nëqoftëse qëlloje me fat dhe i shpëtoje plumbave në kufi, zhysje familjen në ferrin e burgimeve dhe internimeve pa skaj.

 

Kjo ditë është ditë feste për të gjithë biznesmenët e vegjel dhe të medhenjë shqiptarë pasi ishte dita që çeli rrugën për një ekonomi të lirë e të hapur me tregun e madh global.

Shqipëria si rasti i veçantë dhe reagimi i Shtrausit

Nga Fabian Schmidt


E Martë, 12.08.2009, 09:28am

 

Në foto: Franz-Joseph Straus

Kishte kaluar mbi një vit prej rënies së regjimeve komuniste në Evropën Lindore dhe kishte kohë që ishte përmbyllur procesi i ribashkimit gjerman, kur në fund të vitit 1990 filloi shpërbërja e regjimit në Tiranë.

 

Shqipëria ishte një rast i veçantë: përkrah Jugosllavisë ajo ishte vendi i vetëm komunist në Evropë që doli nga Traktati i Varshavës që në vitin 1961.

 

Diktatori i Shqipërisë, Enver Hoxha, praktikonte një stalinizëm të ashpër. Ai i kishte kuptuar edhe reformat në Bashkimin Sovjetik nën drejtimin e Nikita Hrushçovit si devijim nga mësimet e marksizëm-leninizmit të vërtetë. Shqipëria kishte ndërprerë marrëdhëniet me të gjitha shtetet socialiste dhe nuk mbante kontakte as me botën perëndimore. Ajo ishte vetëizoluar.

 

Aparati represiv i vendit ishte shumë më brutal dhe i organizuar më me themel se në vendet e tjera të Evropës Lindore. Shqipëria nuk kishte nevojë për mure dhe gardhe kufiri.

 

Tilman Berger nga Organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International e përshkruante kështu gjendjen në Shqipëri në dhjetor të vitit 1990: "Shqipëria ishte me vite të tëra pas shteteve të tjera të Evropës Lindore me standardet e të drejtave të njeriut. Nuk kishte mbrojtje në gjykata. Dënimet ishin të mëdha. Shumë shpesh zbatohej dënimi me vdekje".

Kroacia e Danimarka mbrojtën pavarësinë e Kosovës, Kina e Qiproja e kundërshtuan
E Hënë, 12.07.2009, 07:32pm

 

 

Në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë edhe sot ka vazhduar procesi gjyqësor për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Në mbrojtje të pavarësisë u paraqiten me deklarata përfaqësuesit e Kroacisë dhe Danimarkës, ndërkaq Kina dhe Qiproja e kanë kundërshtuar atë

 

 

Përfaqësuesja e Kroacisë Andrea Metelko Zgombiq në paraqitjen e saj para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ka thënë se “pavarësisë së Kosovës i ka paraprirë një proces politik” dhe se “Kosova është një rast ‘sui generis”, pavarësinë e të cilës e kanë pranuar pas Kroacisë edhe vende të tjera fqinje, që ishin pjesë përbërëse të ish-Jugosllavisë”.

Zgombiq potencoi se pavarësia e Kosovës nuk e ka cenuar me asnjë dispozitë të drejtën ndërkombëtare.

“Nuk ka asnjë rregull në të drejtën ndërkombëtare që ndalon, ose sanksionon secesionin”, ka thënë Metelko Zgombiq, për t’i bërë pastaj një vështrim pozitës së Kosovës brenda ish-Jugosllavisë dhe represionit e dhunës që ishte ushtruar mbi shqiptarët.

“Me Kushtetutën e vitit ’74, Kosova ishte njëra nga tetë njësitet federale dhe kishte shumë atribute shtetërore”, ka thënë përfaqësuesja kroate. Ajo më tej ka shtjelluar edhe “përfaqësimin e barabartë të Kosovës me republikat tjera në ish-Federatën Jugosllave” dhe në këtë kuadër ka elaboruar detajisht edhe suprimimin e dhunshëm të kësaj pozite kushtetuese të Kosovës në vitin ’89.

Ndërkaq përfaqësuesi juridik i Danimarkës Tomas Winkler tha se deklarata e pavarësisë së Kosovës është legale sepse as e drejta ndërkombëtare, as rezoluta 1244 nuk e ndalojnë atë në mënyrë të prerë.

“Çështja e Kosovës është unike dhe si e tillë nuk do të shërbejë si precedent që do të çonte në destabilizim”, ka thënë Winkler.

Siç ishte pritur, Kina dhe Qiproja e kanë kundërshtuar pavarësinë e Kosovës duke insistuar në parimin e paprekshmërisë së tërësisë territoriale.

 

KU SHTRIHEN TROJET SHQIPTARE

Nga Isuf B. BAJRAMI


E Shtunë, 12.05.2009, 06:53pm

 

 

“Në qoftëse ata vazhdojnë të ngrehin pretendimet e njohura dhe të vjetra territoriale ndaj Epirit, atëherë do të dridhen varret e etërve, vëllezërve shqiptarë që ranë për lirinë e grekërve dhe që kanë dhënë ndihmesë jo më pak se grekërit në themelimin e Mbretërisë greke.” (JANI VRETO)

 


Një nga çështjet për të cilat nuk është folur e nuk po flitet është: Sa e ka dëmtuar coptimi i 1913-ës edhe pjesën që ka mbetur gjoja e lirë brenda kufijve të shtetit ekzistues shqiptar? A është me të vërtetë e lirë kjo pjesë e kombit ? Nuk është fjala se duhet vetëm për t’i ditur këto gjëra, por për ta realizuar një lëvizje sa më të gjallë kombëtare. Duhet të buçasin të gjitha mjetet e informimit, duhet të botohen studime dhe libra, për t’i pohuar shkencërisht të vërtetat që na janë mohuar e po na mohohen aq padrejtësisht. Problemi kryesor më i ngutshmi është që duhet ta dime dhe t’i tregojmë me hollësi vetes dhe botës se sa e si janë tejdëmtuar Shqipëria dhe shqiptarët nga ndarjet dhe vendosjet e kufijve të dhunshëm mes neve. Zhgënjimi i madh ndaj fqinjëve, për tërë atë gjak që derdhën shqiptarët në altarin e lirisë së tyre, të bën të rikujtosh gjithnjë fjalët e Bajronit për Shqipërinë : “S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm nga shtetet fqinjë” (1).

Ku janë trojet autoktone të shqiptarëve? Cilat janë trojet e vërteta shqiptare? Autorë të ndryshëm dhe specialistë të gjeografise kane spjeguar me të dhënat e tyre për madhësinë e trojeve shqiptare. Sami Frashëri thoshte se: “Shqipëria ka një sipërfaqe prej 70000 km2 (7). Studjuesi francez L. Uelavitch thote se: ’’Madhësia e sipërfaqes së Shqipërisë është 75000 km2’’ (8). Studjuesi tjetër shqiptar T. Selenica na jep një “sipërfaqe të Shqipërisë prej 80000 km2” (9).

Ndërsa kufijt e vërtetë etnik të Shqipërisë, ashtu siç na i përshkruan Prof. A.Gashi, janë:

Dështim apo ndjekje procedurash
E Premte, 12.04.2009, 05:05pm

 

 

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, por edhe ata nga radhët e partive opozitare thonë se institucionet e rendit kanë reaguar me vonesë në rastin "Bllaca”. Por, policia thotë se ka ndjekur procedurat përkatëse. Pothuaj një javë pas paraqitjes publike të Nazim Bllacës, i cili tha se “nën urdhrat e SHIK-ut ka marrë pjesë në një vrasje dhe aktivitete të tjera kriminale”, reagimet vazhdojnë si nga vetë institucionet, ashtu edhe nga subjektet politike.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Memli Krasniqi, thekson se ka pasur një paqartësi mbi aspektet procedurale në lidhje me administrimin e rastit. Nazim Bllaca është lënë i lirë më shumë se 24 orë pasi që ka deklaruar se ka marrë pjesë në vrasje. Krasniqi thotë se është dashur të reagohet më shpejt.

“Është fjalë e rëndë të përdoret termi ‘dështim’, por ajo çka duhet të ndodhë, është një analizë e tërë situatës, sepse ka pasur hapësirë që disa hapa të merren më në kohë dhe më shpejt dhe të ketë një menaxhim më efikas të disa aspekteve të kësaj çështjeje”.

“Por, ne presim që institucionet e rendit dhe të drejtësisë t’i kryejnë obligimet e veta karshi përgjegjësive ligjore dhe institucionale që i kanë, në mënyrë që ky rast të zbardhet deri në fund dhe çdo implikim që ka të bëjë me këtë rast, të hetohet në mënyrë të thuktë dhe të nxirren përfundimet për të sqaruar këtë rast”,
thotë Krasniqi.

Në anën tjetër, i ashpër në kritikat ndaj autoriteteve të rendit qe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai thotë se si pasojë e reagimit të vonuar, është dëmtuar Kosova.

“Do të ishte fotografi e mirë për Kosovën që pas deklarimit të zotit Bllaca, një zyrtar i Policisë së Kosovës, i cili e identifikon veten në radhë të parë kush është, (pastaj) i tregon zotërisë dhe i kërkon legjitimim...”.

“Po të dilte storia me deklarimet e z. Bllaca dhe një storie se si pjesëtar i Policisë së Kosovës e legjitimoi z. Bllaca dhe e ftoi në bisedë të mëtejme, ne kishim fituar si Kosovë”.

“Kjo ka qenë një gabim i madh. I është bërë dëm Kosovës dhe është një temë e ndjeshme dhe në momente të ndjeshme për Kosovën, jo të lehta për proceset që i ka Kosova”,
shprehet Haradinaj.

GJND: Vazhdon argumentimi
E Enjte, 12.03.2009, 04:17pm

Nga Melazim Koci, Hagë

Procesi i shqyrtimit të ligjshmërisë së deklaratës së pavarësisë së Kosovës ka vazhduar me paraqitjen e qëndrimeve të Austrisë, Azerbaixhanit dhe Bjellorusisë. Austria ka mbrojtur sot pavarësinë e Kosovës, duke e cilësuar atë si akt konform së drejtës ndërkombëtare. Azerbaixhani dhe Bjellorusia kanë kundërshtuar shtetin e ri, duke thënë se krijimi i tij është në kundërshtim me këtë të drejtë.



Seancën e sotme në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, mbi ligjshmërinë e deklaratës së pavarësisë së Kosovës, e ka hapur Austria, ambasadori i së cilës, Helmut Tiki, ka thënë se “shpallja e pavarësisë së Kosovës është konform me të drejtën ndërkombëtare dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit”.

“E drejta ndërkombëtare nuk përmban dispozita që ndalojnë shpalljen e pavarësisë”, ka thënë përfaqësuesi austriak, për të shtuar se “shpallja e pavarësisë është bërë nga të zgjedhurit në rrugë diplomatike të Kosovës dhe jo nga institucionet e përkohshme”.



Ai gjithashtu ka thënë se nuk ka kontradikta ndërmjet integritetit territorial dhe shpalljes së pavarësisë. Për të ilustruar këtë, Helmut Tiki ka thënë se “nga fillimi i viteve ’90, deklarata të pavarësisë kanë bërë edhe Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Maqedonia dhe kjo nuk ka paraqitur shkelje të së drejtës ndërkombëtare”.

Përfaqësuesi i Austrisë ka theksuar se “me të drejtën ndërkombëtare nuk ndalohet dhe as sanksionohet secesioni, sepse aspekti i respektimit të integritetit territorial vlen vetëm për raportet ndërshtetërore”.

Duke folur gjithnjë mbi të drejtën ndërkombëtare, ambasadori Tiki ka konstatuar se “ajo nuk sanksionon çështjen e shpalljes së pavarësisë” dhe ka shtuar se “njohja e Kosovës nga 63 vende dhe vendet fqinje dëshmon se shpallja e pavarësisë ishte konform normave ndërkombëtare”.

Në këtë kuadër, Austria ka ftuar Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë të konstatojë se “shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në harmoni me të drejtën ndërkombëtare”.

  » SEJDIU: PRESIDENTI RUGOVA NJERIU QË BËRI EPOKË
  » Për dhe kundër II
  » Argumentet e Kosovës dhe Serbisë
  » Përballja e argumenteve
  » EPIRI DHE PËRKATËSIA ETNIKE E EPIROTËVENga Isuf B. BAJRAMI
  » Berisha-Papandreu konfirmojnë raportet e shkëlqyera ndërmjet Tiranës dhe Athinës
  » Lunacek: Rezoluta hap përpara për Kosovën
  » Kushtetuta pezullon procedurën
  » TETOVARI NGA TIRANANga Prof. Dr. AGIM VINCA
  » Kremtohet 100 vjetori i lindjes së Selman Rizës



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]