E Enjte, 05.09.2024, 09:29pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

Reagime për heqjen e kombësisë shqiptare nga pasaportat


E Hënë, 11.23.2009, 11:01pm

Akademiku Ali Aliu ka reaguar ashpër dje pas lajmit të lansuar nga agjencia e lajmeve INA se autoritetet e Shkupit kanë vendosur që kombësia të mos përfshihet në të dhënat që përmban dokumenti i ri i shtetasve të Maqedonisë

“Nuk kam qenë ende në rrjedhë të këtij fakti, pasi disponoj pasaportën time të vjetër. Por sot jam informuar dhe nëse kjo është e fiksuar në këtë mënyrë në pasaportën e shtetasve me kombësi shqiptare të shtetit tonë, ateherë më duhet ta denoncoj si një mashtrim”, theksoi Aliu.

Ky është mashtrim dhe për kësi mashtrimi unë nuk përtoj të reagoj, thotë akademiku shqiptar.

“Natyrisht që kjo është fshehur nën gjuhën angleze në pasaportë. Por gjithsesi për këtë mashtrim duhet të reagojnë të parët kompetentët, ata që janë në institucione dhe përfaqësojnë shqiptarët në shtetin e Maqedonisë. Unë ju kujtoj se duhet të reagojnë ata që e kanë obligim, të shmangin pasaktësitë”, ka theksuar akademiku Ali Aliu.

Ndërkohe, për këtë çështje ka reaguar ashpër edhe Partia Demokratike Shqiptare, me anë të sekretarit të saj, Ernad Fejzullahu. Ai deklaroi “kjo është pasoje e etnocentrizmit të shtetit maqedonas”. Sipas zotit Fejzullahu, në Maqedoni ekziston një tendencë e rrezikshme për të paraqitur gjithçka “me prefiksin maqedonas”.

Edit Harxhi: Libani së shpejti do ta njohë shtetin e Kosovës
E Hënë, 11.23.2009, 06:26pm

 

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë Edit Harxhi, gjatë takimeve që pati me zyrtarë të lartë të Libanit, kërkoi njohjen sa më të shpejtë të pavarësisë së Kosovës, si një kontribut të madh për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit.

Pala libaneze tregoi mirëkuptim për çështjen e njohjes së Kosovës duke shpresuar që së shpejti edhe Libani do t`i bashkohet shteteve që e kanë njohur atë, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë .

Zëvendësministrja shqiptare Edit Harxhi edhe gjatë vizitës në Damask gjithashtu i parashtroi palës siriane domosdoshmërinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës, duke përmendur faktin se janë tashmë 63 shtete të botës që e kanë njohur atë dhe dy organizata të mëdha ndërkombëtare, mes të cilave 11 janë vende anëtare të Konferencës Islamike.

KONTRIBUTI I KULTURËS KOMBËTARE NË RRJEDHAT E PAVARËSISË SË SHQIPËRISË

Nga Isuf B. BAJRAMI


E Enjte, 11.19.2009, 07:26pm
Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë më 28 nëntor 1912 i dha fund sundimit shekullor osman duke shënuar një kthesë rrënjësore në fatet e Shqipërisë. Populli shqiptar,i dha grushtin e fundit ushtarako-politik Perandorisë Otomane, duke kurorëzuar ëndrrat dhe aspiratat mijëvjeçare të tij. Shqipëria u shpall sovrane, e pavarur jo vetëm ndaj zgjedhës otomane por edhe ndaj çdo zgjedhe e zinxhirëve të rinj që farkoheshin në kurthet e fqinjëve. Rilindja Kombëtare arrinte me këtë kulmin e vet, sepse pavarësia kurorëzonte luftërat e përpjekjet heroike të brezave të tërë për të kthyer lirinë e humbur, për të gëzuar të drejtat kombëtare dhe për t'i hapur vendit rrugën e zhvillimin e të përparimit.
Me vendimin historik të Kuvendit të Vlorës triumfonte edhe në Shqipëri parimi kombësisë i shpallur nga rilindësit tanë dha nga demokracia ballkanike e evropiane qysh në shekullin XIX.Vihej në vend kështu një e drejt imanente e një kombi të formuar në territorin e vet të banuar pa ndërprerje gjatë shekujve ,me gjuhë,kulturë,histori e individualitet të vet,e drejt e fituar nëpër llogoret e një lufte të gjatë e të ashpër,e drejt që i takonte edhe për kontributin e vyer që kishte dhënë në procesin çlirimtar ballkanik dhe evropian.

Pse është e pavend festa e çlirimit?

Nga Saimir LOLJA


E Mërkurë, 11.18.2009, 01:41pm

 

Po bëhen 20 vite që vazhdon një ndarje midis njerëzve nëse dita e festës së ç/lirimit duhet të jetë 28 apo 29 Nëntori. Përçarja shtrihet që nga dy shqiptarë të kudondodhur në botë që diskutojnë për këtë “datë” e deri tek majat politike të shtetit zyrtar shqiptar. Vetëm fakti që kjo festë qeveritare (jo kombëtare, jo e përbashkët, jo e të gjithëve) sjell vetëm perçarje e grindje dhe aspak bashkim e respekt njerëzor, nënkupton që ajo “datë” nuk duhet të festohet. Më poshtë do shtjellohen arësye të tjera pse nuk mund të ketë një festë tillë në Shqipërinë zyrtare.

 

Fjalë për fjalë, nacional-çlirimtare domethënë se komb shqiptar të liruar rrënjësisht (i çliruar) nga pushtuesit. Që këtu ky emërtim ngec, sepse kombi shqiptar nuk mbaron tek Ura e Shirokës në Shkodër dhe të pranosh një ditë të tillë do të thotë të pranosh Shqipërinë e cunguar. Me sa duket rolet e aktorëve politikë janë ndarë si më poshtë: “ato që quhen më të majtë” thonë që nazistët e kaluan urën më 29 Nëntor 1944 në orën 00:15 të natës/mëngjez; “ato që quhen të majtë” thonë që e kaluan urën më 28 Nëntor 1944 në orën 11:45 natën! Dokumentat e dorëzuara nga gjermanët në Ministrinë Mbrojtjes së Shqipërisë zyrtare tregojnë se forcat naziste ishin aty edhe më tej se 29 Nëndori dhe kur ikën në Dhjetor ikën sipas planit të tyre.

KENAN EVREN - PRESIDENTI TURK NGA RRETHI I KUMANOVËS
E Hënë, 11.16.2009, 10:32pm

Kush është personaliteti i shquar i historisë dhe zhvillimit të shtetëformësisë së Turqisë, fshatari nga fshati Zhunicë i rrethit të Preshevës dhe Kumanovës. Si realizoi grushtetin në vitin 1980 në Turqi. Si kërkoi gjatë vizitës në Beograd, që t`i sigurohet udhëtimi për në Kumanovë, për të vizituar varrezat e gjushërve të tij shqiptarë

Iliria News Agency/INA

Albanologut të ndjerë me origjinë shqiptare, prof. Nexhip Alpan (nga Zhulati i Gjirokastrës) i pëlqente të më tregonte para 9 vjetësh në Ankara historinë e Kenan Evrenit, Presidentit të shtatë të Republikës së Turqisë, i cili vizitoi në vitet ‘80 ish-Jugosllavinë. Sipas Alpanit, Evren u prit mirë në Beograd dhe në fund të takimeve zyrtare u pyet nëse kishte ndonjë kërkesë të veçantë (pyetje kortezie që u drejtohet thuajse të gjithë zyrtarëve miq). Ai tha se do të ishte shumë i lumtur nëse i vendosej në dispozicion një helikopter dhe dy kurora me lule. Kur e pyetën përse dhe për ku, ai tha se donte t‘i vendoste dy kurorat mbi varret e gjyshërve të tij në Kumanovë! Nuk harroi të shtonte se në dejet e tij rridhte gjak shqiptar, gjë që i çuditi dhe ndoshta nuk i bëri të ndihen mirë zyrtarët serbë të ish-Jugosllavisë. Kenan Evren është një personazh shumë i debatuar në Turqi, që endet mes dashurisë dhe urrejtjes, por në thelb të gjithë bashkohen se ai mbetet një burrë shteti. Albanologu Alpan, një qemalist i flaktë, donte të më tregonte sesa i lidhur ishte kombi shqiptar me atë turk. Qemalistët nuk e kanë me sy të mirë Perandorinë Osmane, por ja që ishin dhe janë të detyruar të respektojnë trashëgiminë e kësaj perandorie. Gjenerali me orugjinë shqiptare, Kenan Evren, në vitet 80 shpëtoi Turqinë nga lufta civile. Ky pasi bëri grushtet, qeverisi disa vite dhe shpalli zgjedhjet e lira.

Historia 60 vjeçare e dy familjeve, një shqiptare, një hebreje
E Djelë, 11.15.2009, 09:06pm
Gjatë Luftës së Dytë Botërore shqiptarët mbrojtën dhe fshehën hebrejtë që jetonin në Shqipëri. Sipas studiuesve, Shqipëria është vendi i vetëm ku numri i popullsisë hebre ishte me i madh pas luftës se sa para saj. Kjo ishte tema e një kronike te gjate transmetuar këto ditë nga kanali televiziv amerikan CBS, nje prej rrjeteve kryesore në Shtetet e Bashkuara. Dy familje të ndara prej më se 50 vjetësh takohen përsëri.  Familja shqiptare që rrezikoi për të fshehur mikun dhe familja e përndjekur nga regjimi nazist qe mund t'i ishte shtuar miliona hebrejve të tjerë të zhdukur.  Fatkeqësisht familja shqiptare u persekutua nga regjimi komunist dhe babai i familjes u pushkatua.  Të ndjekim kronikën, kortezi e kanalit televiziv CBS për Zërin e Amerikës në shqip.

Xhohana Njuman po bën një udhëtim që filloi 70 vjet më parë në  Gjermani.  Ajo ishte 8 vjeç, kur familja e saj u largua nga Hamburgu.

Jeta e saj ndyshoi natën e errët të 9 nëntorit 1938, gjatë Kristallnacht – Nata e Xhamave të Thyer, kur nazistët ndërmorën sulmin mizor kundër komunitetit hebre, duke bastisur shtëpitë, duke shkatërruar bizneset dhe duke djegur sinagogat.  Ky ishte preludi rënqethës i tmerreve që do të pasonin.

Disa muaj më vonë, Xhohana e vogël së bashku me prindërit ikën nga Gjermania për të shpëtuar.

Pse hesht Patraq Kolevica?

Nga Naum Mara


E Djelë, 11.15.2009, 05:46pm
Sh p r e h j a “ S ave Our Cities”(Shpëtojini Qytetet Tanë) mbase është një perifrazim jo shumë i goditur i shprehjes ”Shpëtojini Shpirtrat Tanë”, sepse qytetet e Shqipërisë jo vetëm nuk po shkojnë nën ujë, përkundrazi po lartësohen drejt qiejve. Dhe në një shikim të parë asgjë të keqe nuk ka ngritja në lartësi.
Po ç’e keqe po ndodh realisht në qytetet tona dhe ç’ka të bëjë me këtë heshtja e arkitektit të shquar Petraq Kolevica?
Unë nuk i di arsyet e heshtjes së tij, bile nuk e di nëse ai vërtet nuk shpreh publikisht shqetësimin e tij profesional, intelektual dhe qytetar për mish-mashet e krijuara në qytetet e Shqipërisë. Në të vërtetë e kam fjalën për profesionalizmin dhe ndershmërinë intelektuale të arkitektëve shqiptarë, cilësi që i ka zotëruar në një shkallë të lartë arkitekt Kolevica. Ndonëse tingëllon patetike, pyetja i drejtohet asaj pjese të ndërgjegjes profesionale të arkitektit të sipërpërmendur, që duhet të jetë në ndërgjegjen e çdo projektuesi. Dhe këtu nuk bëhet fjalë për rezistencë intelektuale ndaj Diktaturës (për të cilën dallohej Petraqi), por për antikonformizmin aq të domosdoshëm për zhvillimin normal të qyteteve.
Kujt i është nënshtruar ndërgjegjja jonë profesionale.

Pakti Detar, pavlershmëria e një dhurimi të porositur

Nga Saimir Lolja


E Shtunë, 11.14.2009, 08:42am
Marrëveshja në qarkullim e Kombeve të Bashkuara mbi Ligjin e Detit - United Nations Convention on the Law of the Sea (MKBLD) ka hyrë në fuqi më 16 Nëntor 1994 dhe Shqipëria u bë pjesë e saj më 23 Qershor 2003. Greqia u bë pjesë e MKBLD më 12 Korrik 1995 dhe Italia më 19 Dhjetor 2003.


MKBLD përcakton si ujra territoriale, gjerësinë 12 milje detare larg nga vija bregdetare (1 milje detare = 1852m). Sipas MKBLD, në këtë gjerësi detare, shteti bregdetar ka të drejtën të zbatojë ligjet e rregullat e tij, si dhe të shfrytwzojë çdo burim natyror. Mbi këtë gjerësi detare, sipas MKBLD, janë edhe 12 milje të tjera detare (të quajtura të afërta), në të cilën shteti bregdetar mund të vazhdojë të zbatojë ligjet e tij në lidhje me ndotjen e ambjentit, taksat, doganat dhe emigracionin.


Deri në 28 Maj 2008, kufiri prej tre miljesh detare përdorej akoma vetëm në dy shtete (Jordania dhe Palau), në disa ishuj të Australisë, në një zonë të Belizesë, në disa kanale detare Japoneze, në disa zona të Papua-Guinesë së Re, dhe në disa territore britanike të largëta si për shembull Anguilla në Detin e Karaibeve.
Evis Mula përfundimisht në La Scala
E Enjte, 11.12.2009, 09:23am

Fat i mbarë i ka prirë Evis Mulës këto ditë. Përfundimisht Festivali Ndërkombëtar “Marie Kraja” edhe kësaj here qëlloi një ogur i mirë, nga ato që hap dyert e karrierës.

Natën e fundit të festivalit, kur sopranoja shqiptare fitoi çmimin e madh “Marie Kraja”, drejtori artistik i teatrit “La Scala”, Luca Targetti, - anëtar në jurinë e këtij viti, - bëri ftesën zyrtare:

Evis Mula dhe sopranoja kosovare Besa Llugiqi ishin përzgjedhur nga drejtori prej 13 vjetësh i teatrit më të famshëm në botë, për një audicion në La Scala.

 

KU PËRFUNDOI SINAN VITIJA?

Nga Mehmet Latifi, INA


E Martë, 11.10.2009, 10:44pm

Pas publikimit të shkrimit me titull “ Jasen fshehë mëkatet e APJ-së”, botuar në të përditshmen “Vreme”, ku thuhet se janë gjetur tre skelete të njeriut, të moshës së mesme, të vjetër sipas vlerësimeve preliminare të mjekologjorëve, më së paku 19 vjet (!?), na bën të dyshojmë dhe të vemë në sprovë edhe eskpertët forenzik dhe patologët, që tashmë duhet të krijojnë apo sajojnë edhe fotorobotët e viktimave, se moz vallë mund të jetë ndër viktimat edhe piloti shqiptar, Sinan Abedin Vitija (1961), i arrestuar në aeroportin e Shkupit, më 28 nëntor të vitit 1993 dhe që atëhere i zhduken gjurmët.

 

Të rikujtojmë opinionin për rastin e zhdukjes së Sinan Vitisë

 

Dëshmitarë i arrestimit të Sinanit është vëllai i tijë Hashim Vitija. Deportimi (s)është bërë për shkak se Sinan Vitija ka qënë në listën e oficerëve të kërkuar shqiptar nga ish APJ. Miqësia, kooperimi dhe bashkëpunimi MPB-së së Maqedonisë, me organet e athershme sekrete serbe, (s)e ka dorëzuar Sinanin. Kjo është bërë me dijeninë e plotë të ministrit të athershëm të brendshëm Lubomir Frçkovski. Ç’thonë institucionet kroate?

  » Muri i Berlinit dhe Kosova
  » Shqipëria dhe Muri i Berlinit
  » Çasti i demokracisëNga ALBIN KURTI&
  » PRESIDENTI SEJDIU: LËVIZJE POZITIVE NË VERI TË KOSOVËS
  » Incidenti i Korfuzit, i rishikuarNga Auron Tare, Mapo
  » SFIDA OSMANENga ARBËR XHAFERRI
  » Kadare: I kam dërguar letër Presidentit Bush, ku i shkruaja se kombi shqiptar vuan nën dy diktatura komuniste, një shqiptare dhe një serbe në Kosovë
  » Kadare: I kam dërguar letër Presidentit Bush, ku i shkruaja se kombi shqiptar vuan nën dy diktatura komuniste, një shqiptare dhe një serbe në Kosovë
  » Shehu: Nuk ka ndarje kufijsh pa hartë
  » A do të mbyllet fati i zvarritur i ish pjesëtarëve të luftës



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]