RUD GULIT DREJTON EKIPIN ÇEÇEN
E Mërkurë, 02.09.2011, 05:36pm (GMT+1)
09.02.2011 -Legjenda e futbollit holandez, Rud Gulit, ka arritur në kryeqytetin çeçen Grozni për të marrë drejtimin e ekipit Terek Grozni.
Qindra tifozë e pritën në aeroport Gulit, për nder të të cilit u interpretuan dhe valle tradicionale të rajonit të Kaukazit.
Problemet e shumta të sigurisë në kryeqytetin çeçen kanë bërë që të jenë të shumtë ata që janë befasuar nga vendimi i Gulit. Ramazan Kadirovi, presidenti çeçen, që njihet dhe si dora e fortë e vendit ka qenë i përfshirë në sjelljen e Gulit në Grozni.
(http://www.evropaelire.org)
www.voal-online.ch
|