VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - FIFA KA VENDOSUR: "NË EURO 2012 PESË ARBITRA"

                                                                                      

E Martë, 05.14.2024, 08:27am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
FIFA KA VENDOSUR: "NË EURO 2012 PESË ARBITRA"
E Djelë, 03.06.2011, 05:58pm (GMT+1)

Voal-online -LONDËR - Arbitrim me pesë veta në Euro 2012. E ka vendosur në mbledhjen e mbajtur në Newport, Welsh, International Football Association Board (IFAB), organi i ngarkuar për t'i përcaktuar rregullat e lojës në futboll. Por FIFA ka hedhur poshtë sërish përdorimin e teknologjisë për golat fantazmë. Në Europianet e vitit të ardhshëm në Poloni e Ukrainë arbitrat e çdo ndeshjeje kështu do të jenë pesë: drejtori i garës, dy ndihmësar në vijat anësore dhe dy të tjerët nga një pranë secilës portë.

MBLEDHJA - Por në mbledhjen e sotme IFAB ka analizuar edhe një raport mbi eksperimentt e kryera mes 7 e 13 shkurtit në Zyrih sa iu përket teknologjive të afta për të parandaluar realizimin e golave fantazma. Dhjetë ishin sistemet e elaboruara nga kompanitë, por asnjëra nuk ka arritur "t'i kënaqë të gjitha kërkesat e shtruara më 20 tetor", ose: "teknologjia duhet të përdoret vetëm në vijën e portës" e vetëm për të përcaktuar nëse

një gol "është shënuar apo jo". Kalimi i vijës së portës duhet të konfirmohet menjëherë dhe automatikish brenda një sekonde dhe verdikit duhet të komunikohet vetëm nga zyrtarët e garës. IFAB pra e lë hapur këtë temë dhe ka lejuar një eksperimentim të ri, si dhe ka shpalur një takim të jashtëzakonshëm për të diskutuar përfundimisht rreth përdorimit të teknologjive në portë pas mbarimit të stinorit futbollistik 2011-2012.

Sepp Blatte deklaroi: "Për teknologjinë ndaj golave fantazma do t'i vazhdojmë eksperimentimet dhe do të diskutojmë prapë në mbledhjene IFAB vitin e ardhshëm në Londër, kur do të merret një vendim final. Nëse funksionon, International Board do t'i thotë po teknologjisë e atëherë nuk do të ketë probleme për ta pasur në Botërorin 2014 në Brazil." Por në Kupën e ardhshme të Botës nuk përjashtohet që përveç tekonologjisë të jenë edhe Euro2012 "FIFA është shprehur me shumë optimizëm që gjyqtarët do t'i kemi tek portat edhe më 2014", ka shtuar Blatter.

(http://www.ansa.it)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
JEHONA E VIZITËS SË FRANC BEKENBAUER NË KOSOVË"Do t'ju ndihmoj aq sa mundem," tha z. Franc!Nga AGIM BINAKU (03.05.2011)
PHEPLS SHËNON KOHËT MË TË MIRA TË VITIT (03.04.2011)
SERENA WILLIAMS DEL NGA SPITALI, "MË HYRI FRIKA" (03.03.2011)
TENIS: SERENA WILLIAMS, SHTRIM URGJENT (03.02.2011)
SPORTI NË RREZIK NGA BASTET ILEGALE (03.01.2011)
PLATINI KËRCËNON SERBINË DHE KROACINË (02.25.2011)
LIGA E KAMPIONËVE: BAVAREZËT TRIUMFOJNË NDAJ INTERIT (02.25.2011)
BRITANI: HAPET VELODROMI I LOJËRAVE VERORE TË LONDRËS (02.22.2011)
ANULOHET HAPJA E KAMPIONATIT BOTËROR TË FORMULËS 1 NË BAHREJN (02.22.2011)
WTA DUBAI: TRIUMFON WOZNIACKI (02.21.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]