Voal-online (ANSA)-MELBOURNE, 16 MARS-Një teknik i madh i notit botëror dëshiron të ketë një kthim të bujshëm pas pesë viteve ndërprerje.
Ian Thorpe ia beson këtë Gennadi Touretskit, ish trajner i olimpikut rus Alexander Popov, në kuadrin e Lojërave të Londrës 2012: australian, me 5 tituj olimpickë dhe 11 botërorë, në moshën 28 vjeçare, ka shpallur muajin e shkuar kththimin në gara pas lamtumirës së vitit 2006.
Tani ka zgjedhur të stërvitet me Touretskin në Zvicër. "Mezi pres të filloj stërvitjen - ka thënë Thorpe-. Jam i sigurtë se do t'ia dalim mirë së bashku."
(http://www.ansa.it)