VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KLITSCHKO RUAN TITULLIN WBC DUKE HEDHUR SOLISIN NOKAUT

                                                                                      

E Shtunë, 04.27.2024, 01:43am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
KLITSCHKO RUAN TITULLIN WBC DUKE HEDHUR SOLISIN NOKAUT
E Djelë, 03.20.2011, 12:23pm (GMT+1)

Voal-online -KËLN, Gjermani (Reuters) - Vitaly Klitschko (Vitali Kliçko) me lehtësi e mbrojti titullin e tij WBC në peshën e rëndë mbrëmë me një nokaut të arritur në raundin e parë kundër sfiduesit kuban Odlanier Solis.

Të 19000 u shtangën ten kanë ukrainasin 39 vjeçar të jepte një të djahtë të fortë të shoqëruar nga një e majtë në cepin e kokës, duke përplasur në qilim kampionin Olimpik të vitit 2004, të pamundur asnjëherë në 17 ndeshjet e tij profesionale.

Klitschko, vëllai më i vogël i të cilit, Vladimir, mban tre nga katër titujt e tjerë botërorë, e përmirësoi rekordin e tij prej 42 fitoresh dhe dy humbjesh. Britaniku David Haye mban titullin e WBA.

"Nuk ishte një fillim i kollajshëm. Solis ishte shumë i vrullshëm, por ai mori një grusht të fortë nga unë. Mua më vjen shumë keq prej të gjithë atyre që donin një ndeshje më të gjatë," tha Klitschko në një intervistë të dhënë në ring.

Shumë i adhuruari nga publiku, Solis, i cili kishte zbritur 10 kilogramë që nga ndeshja e mëparshme duke rënë në 112 kilogramë, duket se e kishte marrë seriozisht ndeshjen për t'u bërë patjetër kampion, duke i dhënë disa të djathta kundërshtarit që në fillim të raundit.

Por teksa ai mori hov për një goditje tjetër të fortë, Klitschko pa se ai po hapej dhe goditi me të djathtën e tij të fuqishme e pastaj me të majtën, duke e përplasur Solisin në dysheme, pas një marrje këmbësh, duke mos përballuar kundërshtarin as tri minuta.

Ndërsa adhuruesit e Klitschkos ckremtuan një fitore të arritur në mënyrë befasuese aq lehtë, Solis dhe ekipi i tij u larguan pa bërë zë dhe të shtangur në këndin e tyre, ku boksierit po i jepeshin ndihma mjekësore për gjurin dhe masa e pranishme shprehte pakënaqësi ndaj paraqitjes së tij.

 

 

 

(http://www.reuters.com)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TENIS: INDIAN WELLS, WOZNIACKI NË FINALE (03.19.2011)
KREU I FUTBOLLIT NË AZI DO TA SFIDOJË SEP BLATERIN (03.18.2011)
NOT: THORPE PËRGATITET PËR LONDËR (03.16.2011)
ATLETËT VERIKOREANË, TË PEZULLUAR NGA LOJËRAT OLIMPIKE (03.16.2011)
LONDRA 2012: LOCOG HAP SHITJEN E BILETAVE (03.16.2011)
LONDRA 2012: ORA COUNTDOWN PËSON DEFEKT (03.15.2011)
TIGER WOODS THOTË SE ËSHTË GATI PËR GARËN MASTERS (03.14.2011)
PEZULLOHET BOTËRORI I PATINAZHIT NË TOKIO (03.14.2011)
SPORTI NË KOSOVË, INVESTIME TË VOGLA (03.13.2011)
SHALKE DHE TOTTENHAMI U KUALIFIKUAN NDËR TETË EKIPET MË TË MIRA NË EVROPË (03.11.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]