VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - UEFA: PLATINI U RIZGJODH NJËZËRI PRESIDENT

                                                                                      

E Shtunë, 04.27.2024, 05:16am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
UEFA: PLATINI U RIZGJODH NJËZËRI PRESIDENT
E Mërkurë, 03.23.2011, 10:59am (GMT+1)

Francezi mbetet për katër vjet në krye të Unionit të Federatave Europiane: "Me ndershmëri financiare do ta mbrojmë sportin tonë." Blater: "Do të kandidoj edhe 4 vjet të tjera në FIFA, do të jetë mandati i fundit". Abete zëvendëspresident

PARIS - I rizgjedhur me aklamacion: Presidenti Michel Platini është konfirmuar nga 53 federatat e UEFA-s të mbledhura në Paris. "Le Roi" (Mbreti), kandidati i vetëm, pra, do të vazhdojë punën e filluar në vitin 2007, kur mezi pati arritur të mundë suedezin Johansson.

FJALA - Kongresi u hap me fjalët e Presidentit. "Ne kemi realizuar reformat për të luftuar racizmin në stadiume, por edhe kemi intensifikuar luftën kundër dopingut. Ne vendosëm për të sulmuar problemin kompleks të korrupsionit lidhur me bastet e futbollit dhe në këtë drejtim është miratuar një politikë e tolerancës zero ndaj lojtarëve, gjyqtarëve dhe menaxherëve. Në fund, së bashku, kemi filluar projektin e madh të ndershmërisë financiare, kërkuar kjo për të mbrojtur futbollin e klubeve: ky koncept ka masa mbrojtëse për të parandaluar zhdukjen e klubeve të mëdha për faj të një menaxhimi të papërgjegjshëm financiar."



MË SHUMË MORAL FUTBOLLIT - Koncepti i ndershmërisë financiare e bën Platininë krenar. "Në futboll qarkullojnë shuma të mëdha parash, por, në veçanti, është një çështje etike që ka të bëjë me mënyrën në të cilën kjo para është menaxhuar dhe përdorur. Ndershmëria financiare është një projekt i rëndësishëm që do të na lejojë që t'i japim një moral të caktuar disa praktikave në futboll. Ne kemi për detyrë të rëndësishme të mendojmë për gjeneratën e ardhshme, për futbollin që lëmë për fëmijët tanë dhe nipërit tanë. "


VLERA E PASIONIT - Platini flet me zemër në dorë. "Gjëja e rëndësishme është që të qëndrojnë të sigurt dhe të ruajmë pasionin për këtë lojë, sepse është një lojë, gjithmonë duke vepruar në përputhje me konceptet e transparencës, llogaridhënies, përsosmërisë dhe unitetit. Në këtë mënyrë ne do të fillojmë të kemi një futboll më moral, më të drejtë dhe më human. Le të vazhdojnë të kenë guximin për të marrë vendimet e nevojshme për të mbrojtur futbollin kështu si ne e duam. Ne jemi garantuesit e këtij futbolli dhe kujdestarët e një ideali, ne duhet të jemi krenarë, sigurisht unë jam krenar."

ABETE NËNPRESIDENT - Italia kthehet në krye të UEFA-s pas 11 vitesh mungesë: Presidenti i Federatës së Futbollit, Giancarlo Abete është emëruar zëvendëspresident. Abete bashkohet me grupin e pesë zëvendëspresidentëve me turkun Erzik, spanjollin Villar Llona, anglezin Thompson dhe qipriotin Lefkaritis.


BLATTER: MANDATI I FUNDIT - Gjatë Kongresit të UEFA-s ka edhe vend për Jozef Blater: Presidenti i FIFA, 75 vjeçar, është i gatshëm të dali në pension pas mandatit të ardhshëm. "Ju e dini që unë kandidoj për një tjetër 4 vjetësh: do të jenë të fundit. Unë ju ftoj të vazhdojmë të punojmë me FIFA-n dhe presidentin. Ne duhet ta vazhdojmë së bashku këtë aventurë."

(http://www.repubblica.it)

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ZWANZINGER DO TË KËRKOJË TRANSPARENCË NGA FIFA (03.21.2011)
LONDRA 2012: DO TË MERRET PARASYSH RAMAZANI (03.20.2011)
KLITSCHKO RUAN TITULLIN WBC DUKE HEDHUR SOLISIN NOKAUT (03.20.2011)
TENIS: INDIAN WELLS, WOZNIACKI NË FINALE (03.19.2011)
KREU I FUTBOLLIT NË AZI DO TA SFIDOJË SEP BLATERIN (03.18.2011)
NOT: THORPE PËRGATITET PËR LONDËR (03.16.2011)
ATLETËT VERIKOREANË, TË PEZULLUAR NGA LOJËRAT OLIMPIKE (03.16.2011)
LONDRA 2012: LOCOG HAP SHITJEN E BILETAVE (03.16.2011)
LONDRA 2012: ORA COUNTDOWN PËSON DEFEKT (03.15.2011)
TIGER WOODS THOTË SE ËSHTË GATI PËR GARËN MASTERS (03.14.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]