E Shtunë, 10.25.2014, 11:45pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
SHKOLLIMI PËR TRAJNERË FUTBOLLI
E Mërkurë, 03.23.2011, 10:32pm (GMT+1)

Çdo vit Akademia Hennes-Weisweiler përgatit mësues të rinj futbolli me licencën më të lartë si trajnerë. Këta mund të drejtojnë menjëherë klubet e Bundesligës. Por jo të gjithë arrijnë të bëhen trajnerë.

Topi është e rrumbullakët dhe loja zgjat 90 minuta ", - kështu kaq theshtë është shprehur trajneri i kombëtares gjermane Sepp Herberger për lojën e futbollit. Jo vetëm "ekipin e mrekullueshëm" gjerman të vitit 1954, i cili e udhëhoqi drejt fitores së titullit "Kampion bote", por edhe pasardhësit e tij të ardhshëm. Sepse Herberger është konsideruar themeluesi i shkollës së trajnerëve të futbolli - DFB në Gjermani. Ai e drejtoi kursin e parë të trajnimit në vitin1947 në shkollën e lartë të sportit në Këln. Nxënësi i Herberger-ut, Hennes Weisweiler e mori dhjetë vjet më vonë, në 1957 drejtimin e shkollës dhe trajnoi ndër të tjerë Jupp Heynckes dhe Berti Vogts. Ai solli brezat e ardhshëm të futbollit të përgatitur kaq mirë, sa që qendra gjermane e trajnimit sot mban emrin e tij.

 

Mësim modern me kërkesa të larta

Ndërkohë, Frank Wormuth është instruktori kryesor në Akademinë Hennes Weisweiler në Këln. Aty ka sot një program gjithëpërfshirës që përfshin katër lëndë të përhershme: njohuri për futbollin, shkenca stërvitore, psikologji sportive dhe mjekësi sportive. Në të katër lëndët ka nga dy provime me shkrim dhe me gojë, thotë ëormuth: "Edhe detyrat e shtëpisë, edhe përvojat nga praktikat duhej të bëhen patjetër. Ne jemi të ngarkuar plot me shumë veprime. Në fund ne kemi shtatë nota të pjesshme, të cilat sjellin një notë të përbashkët."

Trajner profesionist brenda dhjetë muajve

Licenca e mësuesit(instruktorit) të futbollit është licenca më e lartë, e cila jepet nga Federata Gjermane e Futbollit, DFB. Para se të kryesh këtë shkollë duhet të kesh licencën C, B-dhe A. "Mes secilës licencë duhet së paku një vit praktikë dhe pastaj ka edhe disa parakushte të tjera që të çojnë në licencën e fundit," thotë Wormuth. Ky shkollim elitë është i ndarë në dhjetë muaj në të cilën praktika dhe faza e teorisë koordionohen. Per çdo vit ka vend për 24 deri 27 pjesëmarrës të cilët duhet po ashtu kalojnë një test pranimi.

U bë një përjashtim në vitin 200 për lojtarët e kombëtares. Vetëm në pesë muaj e përfunduan këtë kurs kampionët e botës në vitin 1990 dhe kampionët e Evropës në 1996. Kështu, ndërmjet të tjerëve edhe Pierre Littbarski, Jurgen Klinsmann, Matthias Sammer, Stefan Kuntz dhe Jurgen Kohler morën këtë vit licencën më të lartë për trajner futbollit.

ëëëBildunterschrift: Franc Beckenbauer, e shpie Gjermaninë në titullin e kampionit pa patur licencë trajneri

"Shef ekipi" në vend të trajnerit të kombëtares

Franz Beckenbauer dhe Rudi Voeller nuk e kishin këtë licencë në kohën që drejton ekipin kombëtar gjerman. Prandaj, edhe u quajtën "shefa ekipi". Por zevëndësit e tyre e kishin këtë licencë. Nuk është e thënë që të kesh qenë një futbollist i jashtëzakonshëm ose edhe profesionist në bundesligë që të fitosh një vend në këtë shkollë. "Edhe një lojtar hendbollli apo një lojtar hokeji mund ta bëjë këtë licencë futbolli", thotë Wortmuth. " Edhe pse ai vetë nuk mund të jetë një futbollist i mirë, ai mund të bëhet një trajner i mirë".

Por deri tek licenca A është në pyetje aftësia jote si lojtar futbolli në test.

Edhe gratë përfundojnë këtë shkollim

Kush e kalon kursin mund të emërohet mësues futbolli dhe teorikisht mund të marrin menjëherë një ekip të Bundeligës. Që kur Tina Theune-Myer në vitin 1985 mori si gruaja e parë këtë licencë, e pasuan edhe të tjera grasi Doris Fitschen, Steffi Jones dhe Silvia Neid. Këto kanë bërë të njëtën shkollë sikur se kolegët e tyre meshkuj, që do të thotë se profesionalisht nuk ka asnjë ndryshim.

Sepse, thotë ai, duhet të jesh në biznesin profesional një "njeri i ashpër", duhet të ecësh mbi kufomat që të bëhet më e mira në tërë strukturën. Kjo nuk është patjetër tek mentaliteti i femrave. "Profesionistët janë shumë të regjur. Kjo ndoshta pas 50 vjetësh është ndryshe. Por unë nuk besoj se femrat në futbollin profesional kanë ndonjë shans. Edhe pse ato i kanë aftësitë për këtë. Pa dyshim."

Që nga viti 1947 në Gjermani janë trajnuar më shumë se 1.000 trajnerë futbolli - në javën e fundit (2011/3/17) përsëri u diplomuan me sukses më shumë se 20 pjesëmarrës. Por edhe për këta - ashtu si për lojtarë të bundesligës apo të tjerë, duhet të kenë durim, të krijojnë përvojë, thotë Wormuth, "Ata duhet të mësojnë profesionin e ri nga e para. Disa e kuptojnë këtë, disa të tjerë jo. Tregu i rregullon këto".

Autor: Olivia Fritz/ Mimoza Cika- Kelmendi

Redaktoi: Aida Cama

(http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
GOLF: WOODS ANULLON TURNEUN NË JAPONI (03.23.2011)
UEFA: PLATINI U RIZGJODH NJËZËRI PRESIDENT (03.23.2011)
ZWANZINGER DO TË KËRKOJË TRANSPARENCË NGA FIFA (03.21.2011)
LONDRA 2012: DO TË MERRET PARASYSH RAMAZANI (03.20.2011)
KLITSCHKO RUAN TITULLIN WBC DUKE HEDHUR SOLISIN NOKAUT (03.20.2011)
TENIS: INDIAN WELLS, WOZNIACKI NË FINALE (03.19.2011)
KREU I FUTBOLLIT NË AZI DO TA SFIDOJË SEP BLATERIN (03.18.2011)
NOT: THORPE PËRGATITET PËR LONDËR (03.16.2011)
ATLETËT VERIKOREANË, TË PEZULLUAR NGA LOJËRAT OLIMPIKE (03.16.2011)
LONDRA 2012: LOCOG HAP SHITJEN E BILETAVE (03.16.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2014  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]