VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Nis stinori i ri i futbollit

                                                                                      

E Premte, 05.03.2024, 04:02am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
Nis stinori i ri i futbollit
E Djelë, 08.23.2009, 09:21am (GMT+1)

 

Starton sot sezoni i ri i futbollit shqiptar, me javën e parë të Superligës. Do të jetë sërish e njëjta strukturë, një kampionat me 12 skuadra dhe me 3 faza, formulë që përgjithësisht ka qenë e suksesshme, pavarësisht problematikës të hasur në javët e fundit të edicionit të kaluar. Presidenti i Federatës Armand Duka ka qenë i pari që ka uruar skuadrat për sezonin e ri, ndërsa ka pranuar se në disa aspekte, ka mbetur i zhgënjyer nga sezoni i shkuar. "Të gjithë ne, komuniteti i futbollit, FSHF, mediat dhe tifozët, jemi dëshmitarë të gjërave që nuk shkuan mirë në edicionin e shkuar, - u shpreh kreu i futbollit shqiptar. - E kemi parë se nuk kishte shumë njerëz në stadiume. Po ashtu, kemi parë paraqitje jo të mira të skuadrave tona në Kupat e Evropës, që nuk i përgjigjet nivelit të tyre në kampionat. Kjo do të jetë edhe sfida e re për ne, rritja e nivelit në kompeticionet ndërkombëtare", deklaroi Duka. Ai shtoi gjithashtu se një tjetër synim do të jetë që faza e dytë e kampionatit të bëhet me drita, ndërsa kërkoi nga klubet që të evitojnë disa nga fenomenet negative të sezonit të shkuar. "Për ne kjo periudhë nuk ka qenë pushim, pasi FSHF ka punuar për përmirësimin e rregulloreve të futbollit. Uroj që këtë vit të ketë më shumë spektakël, garë dhe konkurrencë", tha ai. Superligë do të nisë nesër në orën 17, me një ceremoni që do të prekë të gjitha fushat, ndërkohë që ndeshja mes Tiranës dhe Flamurtarit do të luhet në orën 19.00 të mbrëmjes.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Nga erdhi Usain Bolt?Nga Lavdrim Lita (08.23.2009)
Usain Bolt legjendë e Atletikës, rekord botëror edhe në 200 m (08.21.2009)
Semenia sfidon në 800 metra (08.20.2009)
Berlin: Finalistët e 100 metrave të pastër (08.19.2009)
Bolt vendos rekord të ri botëror (08.17.2009)
Tirana fiton superkupën, mund 1:0 Flamurtarin (08.17.2009)
Basketboll: Zvicra humb me Shqipërinë në Korçë (08.16.2009)
Miqësorja Zvicër-Itali 0:0 (08.13.2009)
Miqësorja Shqipëri-Qipro 6:1 (08.13.2009)
Adhuruesit ia dhanë lamtumirën e fundit Zharkut (08.12.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]