MARION BARTOLI FITON WIMBLEDONIN - I PARI SLAM NË KARRIERËN E SAJ
E Shtunë, 07.06.2013, 08:02pm (GMT+1)
Voal-online - LONDËR - Marion Bartoli është mbretëresha e re e Wimbledonit: në
përfundim të një finaleje ku ajo domoi nga fili deri në fund, francezja mundi
në dy sete gjermanen Sabine Lisicki.
Në largësinë e gjashtë viteve nga finalja kundër Venus Williams, në moshën 29
vjeçare Marion kurorëzon ëndrrën e saj, due fituar një provë të Slam. Një
fitore që vulos një turne në shenjen e suprizave e të eleminimeve të bujshme,
duke filluar nga eleminimi i Serena Williams e Maria Sharapova, favoriteve të
mëdha. Do të ishte një epolog midis dy outsidereve (francezja n.15 kundër
gjermanes n.24), me fitoren e lojtares që më pak e ka ndjerë trysninë e një
takimi historik.
www.voal-online.ch
|