VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Serena Uilliams merr zemër të flasë: Tenisi dhe vrasja e motrës sime

                                                                                      

E Premte, 05.17.2024, 10:58am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
Serena Uilliams merr zemër të flasë: Tenisi dhe vrasja e motrës sime
E Enjte, 10.29.2009, 04:46pm (GMT+1)

 

 

 

 

Është simpatike. Dëshiron të bjerë në sy. Faqja e saj në Twitter është spektakolare, e pasur me ndërhyrje plot fantazi. I jep rëndësi pamjes së jashtme dhe e adhuron modën. Ka magjepsur deri edhe Barak Obamën, mahnitur nga takat e saja të larta marramendëse në vizitën që ajo ka bërë në Shtëpinë e Bardhë për të kremtuar triumfin më të ri në Wimbledon. Por Serena Williams është edhe kjo tjetra: një femër e re e goditur në zemër nga një vdekje e dhunshme dhe e atypëratyshme e cila e ka rrokullisur atë në depresion dhe e ka ftohur thellësisht nga tenisi. Ndodhi pak vjet më parë. Ajo, mbretëresha e courts (fushave të tenisit), 22 Slame të fituara vetëm dhe në dyshe, një kampione botërore numër një, e cila do të vinte koha kur të pyeste: pse? E nuk gjen përgjigje për tmerrin e një krimi që ia ka larguar përgjithmonë motrën e saj të adhuruar Yetunde. Kështu, në kokën e kampiones, u mboll një e keqe e padukshme, depresioni. Tenisi, gëzimi i lojës dhe i garës, largohen. Fundoset në numrin 140 të renditjes botërore. E goditur nga një fatkeqësi, zhduket nga skena.

Këtë javë që ka tronditur tenistin botëror, revista Times dhe botimi Times online kanë dhënë dy goditje gazetarie në botën e tenisit. E para, vetërrëfimi shqetësues dhe tejet i vonuar i Andrè Agassi: pranimi i faktit se ka përdorur metamfetamine, pohimi se e ka urryer gjithmonë sportin që atij i ka dhënë gjithçka: famën, miliardat, sukseset. Për faj të një babai që e torturonte me stërvitje dhe sfida tejet të rrepta për një djalosh. Tjetra, ngjarja njerëzore dhe sportive e Serena Williams-it e cila tregon si ka dalë nga getoja e nga vështirësitë e, mbi të gjitha, nga copëtimi i zemrës prej vrasjes së motrës Yetunde. Dy tregime të jetës që përfaqësojnë një territor të përbashkët dhe sportin profesionist. Por edhe mënyra të ndryshme të përballimit të vështirësive të ekzistencës.

Jeta e Serena Williams-it pësoi një stop traumatik më 14 shtator të vitit 2003. Ajo ndodhej në Toronto e, po atë ditë, kishte folur në telefon me motrën Yetunde, ashtu siç bënin rëndom, meqë ishin aq të lidhura me njëra tjetrën. Pak orë më vonë, në Compton, një nga rrethinat më të dhunshme të Los Anxhelosit, ndodhur rastësisht mes përplasjes së bandave, çka ndodh shpesh krejt së koti, do të vritej Yetunde ndërkohë që ndodhej në veturë me të fejuarin e saj të ri. Ai kishte hesape me bandat dhe prandaj ia kishin zënë pritën. Por breshëritë e arritën motrën e Serena Williams-it, duke e lënë në vend.

Ja tregimi i kampiones që e ka gjetur veten përsëri dhe që do ta mbyllë këtë stinor lumturisht prapë numër një botëror: "Ende e kam pa masë të vështirë ta përshkruaj atë që ndodhi me motrën Yetunde, duke qenë nëntë vjet më e madhe se unë atë e konsideroja si një nënë të dytë. E sjell gjithmonë në mendje bisedën e fundit telefonike që patëm dhe nuk do ta harroj kurrë timbrin e zërit të saj: në ato momente ishte vërtetë e lumtur për sukseset që kishim të gjithë ne. Kur kam dëgjuar për vrasjen e saj nuk kam mundur kurrsesi ta përballoj. Ishte tepër e rëndë për mua."

 

Pasoja e parë ishte kthimi tepër i vonuar në fushën e lojës. Si të gjithë, edhe ajo mendonte se rrjedha e përditshmërisë mund t'ia largonte nga mendja dhimbjen. Por kjo nuk ndodh gjithmonë njësoj. Në rastin e Serenës jo e jo. Dy vjet pas vrasjes së motrës, dhimbja ishte po aq e freskët, si ditën e parë. "Në njëfarë pike vendosta të them mjaft, edhe fatkeqësisë që kisha pësuar, edhe për gjendjen në të cilën vetë isha katandisur. Vendosa të flas me një terapist, sepse kisha nevojë të nxirrja jashtë gjithë pezmin që kisha brenda." Situata u përmirësua: "Pas pak kohësh, falë ndihmës së Zotit, fillova të kuptoj se energjitë po më riktheheshin."

 

Vendimtare për rilindjen e Serena Williams-it ishte një udhëtim në Afrikë. Ajo vizitoi edhe vendet ku jetonin të parët e saj dhe prej nga u deportuan për në SHBA për t'i shndërruar në skllevër. "Nëse të parët e mi qenë në gjendje të përballonin situata të tilla, atëherë pse unë të mos isha e zonja përballë çdo sfide?" Serena u rikthyer. Do të shkruante edhe kapituj të tjerë të tenisit. Me ndonjë zhgënjim. Por më në fund vinte viti 2009 dhe Williams do të ngrinte lart trofetë dhe buzëqeshjen. Buzëqeshjen e numrit një botëror të tenisit të fmerave./Elida BUÇPAPAJ


(http://www.repubblica.it)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Drilona medalje të artë në Kampionatin Evropian (10.28.2009)
Ekzekutohet në grup një ekip futbolli (10.26.2009)
Hani sfidoi me sukses OwusuNga Latif Mehmeti, INA (10.25.2009)
Boksieri Kreshnik Qato ruan titullin kampion bote (10.25.2009)
Zhan Tod, presidenti i ri i FIA (10.25.2009)
Kush është Xhenson Batën, kampioni i ri botëror i Formulës Një (10.21.2009)
Zidan ambasador i Realit (10.19.2009)
Paqe në TV dymbëdhjetë më vonë Tajsoni dhe Hollifildi (10.17.2009)
Vitali Kliçko zgjedh për ring Parlamentin e Kievit (10.16.2009)
Shqipëria "kafshatë e lehtë" për Suedinë (10.15.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]