VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Valbona, orteku i basketbollit shqiptar

                                                                                      

E Premte, 05.17.2024, 10:00am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
Valbona, orteku i basketbollit shqiptar
E Djelë, 11.01.2009, 07:54am (GMT+1)

Prej disa ditësh librarive të Tiranës i është shtuar dhe një botim i ri dhe krejtësisht i veçantë. "Valbona oreteku i basketbollit shqiptar", titullohet libri, që ka për autor gazetarin e njohur sportiv, Petrit Malushi. Autori prezantohet para lexuesve me materiale mjaft interesante rreth skuadrës kampione në basketboll për meshkuj, Valbona e Tropojës, e cila në vitet 2003 - 2008, arriti jo vetëm të kurorëzohet me fitmin e 13 trofeve kombëtare, por mundi të shpalosë vlerat më të mira të basketbollit kombëtar. Në përshkrimin e tij, gazetari i njohur, ish-redaktor në gazetën e së përditshmes, "Sport Ekspres" dhe korrespondent i "Rilindja Demokratike" për Prefekturën e Fierit ndër vite, sot pedagog në Liceun Artistik, "Jordan Misja", fillimsht jep një panoramë, fillimeve të sportit në qytetin e Bajram Currit, ku ashtu si në çdo qytet të vendit, ndeshen me peripecitë e kohës, por pa mohuar në asnjë moment dëshirën e të rinjve të krahinës për ta çuar përpara zhvillimin e këtij sporti, i cili me kalimin e viteve u bë sporti më i dashur i asaj treve. Falë vullnetit të djemve të asaj zone bënë që kjo skuadër mundi të hedhë hapat e saja të sigurta, duke arritur majat e basketbollit shqiptar. Botimi i këtij libri shoqërohet me foto të ndryshme nga vitet ku skuadra ka hedhur hapat e para, atë të krijimit të saj e deri në kampionatin e fundit. Në një bisedë të zhvilluar me gazetarin Petrit Malushi, mësojmë se botimi i këtij libri ka gjetur mbështetjen mbi të gjitha morale të kolegëve të tij, por ai nuk harron të falenderojë dhe sponsorin e këtij botimi, të zotit Avni Ponari, president i shoqërive "Peugot" dhe asaj të sigurimeve "SIGAL", njëkohësisht dhe president i Federatës së basketbollit dhe ish-president i skuadrës kampione të basketbollit për meshkuj. Një ndihmë të madhe në këtë botim i ka dhënë, mjeshtri të sportit Korab Llazani dhe redaktori Viron Kona, të cilët me punën e tyre janë munduar ta lehtësojnë sadopak punën vuliminoze të autorit. Por, ai nuk ndalet me kaq. Në përshkrimin e tij jep detaje interesante e shoqëruar me intervista të realizuara nga personalitetet e ndryshme të sportit të basketbollit kombëtar, ku shprehen me superlativa për arritjet e skuadrës nga Veriu i Shqipërisë, ku falë pasionit të tyre munden të bëjnë epokë në basketbollin shqiptar, duke qenë jo vetëm një pretendent për fitime trofesh, por një skuadër potente dhe autoritare në sportin e koshit. Por atë që e bën më konkrete botimin e këtij libri është se autori krahas punës voluminoze është përpjekur të paraqesë nëpërmjet shifrave dhe fakteve, arritjet e kësaj skuadre ndër vite. Por ai nuk harron të trajtojë dhe momente kulminante të kësaj skuadre, ku ajo garonte në kompeticionet ndërkombëtare, e cila solli tek të pranishmit emocionet që i kishin munguar prej shumë vitesh basketbollit shqiptar. Pavarësisht nga rezultatet e arritura, skuadra e drejtuar nga Adem Muhametaj mundi të bëjë një ballafaqim dinjitoz. Mbase moseksperienca dhe moszhvillimi prej shumë vitesh i ndeshjeve ndërkombëtare, bëri që skuadra tropojane të mos merrte frytet e duhura. Por ajo që duhet vlerësuar është kurajo e saj për t'u ndeshur me skuadra të njohura në arenën ndërkombëtare. Për të gjithë atë që do të kenë mundësinë ta shfletojnë këtë botim do të mbeten të befasuar jo vetëm me cilësinë e botimit, por dhe pasionit dhe vullnetit të autorit për të prezantuar arritjet e ish-skuadrës kampione, "Valbona" e Tropojës.

 

(http://www.rilindjademokratike.com)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Serena Uilliams merr zemër të flasë: Tenisi dhe vrasja e motrës sime (10.29.2009)
Drilona medalje të artë në Kampionatin Evropian (10.28.2009)
Ekzekutohet në grup një ekip futbolli (10.26.2009)
Hani sfidoi me sukses OwusuNga Latif Mehmeti, INA (10.25.2009)
Boksieri Kreshnik Qato ruan titullin kampion bote (10.25.2009)
Zhan Tod, presidenti i ri i FIA (10.25.2009)
Kush është Xhenson Batën, kampioni i ri botëror i Formulës Një (10.21.2009)
Zidan ambasador i Realit (10.19.2009)
Paqe në TV dymbëdhjetë më vonë Tajsoni dhe Hollifildi (10.17.2009)
Vitali Kliçko zgjedh për ring Parlamentin e Kievit (10.16.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]