VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - FIFA takim me Federatën e Kosovës

                                                                                      

E Premte, 05.17.2024, 09:19am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
FIFA takim me Federatën e Kosovës
E Enjte, 11.05.2009, 07:48am (GMT+1)

 

Federata e Futbollit të Kosovës është ftuar në takim zyrtar nga drejtuesit e Federatës Botërore të Futbollit (FIFA), për t'i shqyrtuar mundësitë e zhvillimit të futbollit kosovar. Në këtë takim janë ftuar edhe përfaqësuesit e Federatës së Futbollit të Serbisë.


Federata Botërore e Futbollit, e njohur si FIFA, ka ftuar në takim zyrtar përfaqësuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës, që më 5 nëntor, në Cyrih të Zvicrës të diskutojnë çështjen e zhvillimit të futbollit kosovar.

Këtë e kanë bërë të ditur përfaqësuesit e kësaj federate, ndërkohë që një pjesë e delegacionit të Federatës Kosovare të Futbollit tashmë ka udhëtuar për në Cyrih.

Agim Ademi, nënkryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës, tha se takimi me zyrtarët e FIFA-s në Cyrih do të zhvillohet edhe në prani të zyrtarëve të Federatës Evropiane të Futbollit, UEFA, duke theksuar se ky takim është i pari i natyrës zyrtare.

"Është bërë një ekip prej FIFA-s dhe UEFA-s, që na kanë ftuar zyrtarisht të marrim pjesë. Më datën 5 nëntor e kemi takimin, ku do të diskutohet për zhvillimin apo për vazhdimin e futbollit të Kosovës. Njëkohësisht, kjo është një epokë e re, që është fillimi zyrtar i trasimit të një rruge të futbollit kosovar për t'u futur në Evropë", u shpreh Ademi.

Kohë më parë, Federata e Futbollit të Kosovës ka aplikuar në Federatën Botërore dhe atë Evropiane për t'u pranuar si anëtare e barabartë e këtyre mekanizmave ndërkombëtarë të futbollit.

Deri më tash, pengesat për anëtarësim në këta mekanizma kanë qenë të natyrës politike, duke pasur parasysh se për anëtarësim në FIFA, federata duhet t'i takojë një shteti të njohur ndërkombëtarisht, ndërkaq për pranim në UEFA, federata duhet të jetë nga shteti që është i anëtarësuar në Kombet e Bashkuara.

Pranimi i Federatës Kosovare të Futbollit në këta mekanizma në vazhdimësi është kundërshtuar nga Federata e Futbollit të Serbisë.

Në takimin e Cyrihut pritet të jenë të pranishëm edhe përfaqësuesit e Federatës së Futbollit të këtij vendi, por, zoti Ademi u shpreh optimist se ky takim do të sjellë rezultate pozitive për kosovarët.

"Gjithsesi do të jetë pozitiv, se përndryshe nuk do të na thërrisnin, por do të na drejtoheshin me letër sikur gjithherë "˜që duhet të pritni këtë e këtë...', siç kanë thënë për shembull për punën politike".

"Mirëpo, tani është tejkaluar ajo dhe unë shpresoj që tani do të jetë fillimi. Serbia do të mundohet të na pengojë edhe me nivelin më të lartë shtetëror që ka, e lëre më asociacionet e futbollit. Por, unë mendoj se tanimë pengesat janë të kota. Edhe nëse mundohen të bëjnë, nuk e kanë as më të voglin argument që të mund të na vihen përballë për pengesë",
tha Ademi.

Delegacioni, i cili do të përfaqësojë Federatën e Futbollit të Kosovës, sipas zotit Ademi, do të udhëhiqet nga Fadil Vokrri. Ndërkaq, për t'u përballur me pengesat eventuale gjatë takimit, Ademi tha se Federata Kosovare e Futbollit ka angazhuar ekspertët.

"Natyrisht që janë shumë këshilltarë të jashtëm, kosovarë, shqiptarë dhe joshqiptarë, të cilët do të jenë me ne - ekspertë të fushave të ndryshme, që nëse eventualisht do të na duhet ndonjë sqarim i ndonjë fushe, të këshillohemi nga ta në momente të caktuara, varet si ec edhe rrjedhoja e takimit".

"Për fat të mirë, e njohim kundërshtarin dhe e dimë se çka mund të kërkojë. Jemi të gatshëm në çdo aspekt që ne e mendojmë",
theksoi Ademi.

Megjithëkëtë, ai tha se nuk duhet pritur që takimi në Cyrih do të sjellë rezultatin final, të cilin e mëton Federata e Futbollit të Kosovës.

"Nuk besoj se do të përfundojë më datën 5, pranimi e çdo gjë, por kjo do të jetë fillimi një rruge, sepse unë mendoj dhe jam shumë i sigurt se që do të fillojë lejimi ose pranimi i kartonit të futbollistëve, që futbollistët prej Kosovës të mund të shkojnë kudo, të pranuar me dokumentet e tyre dhe anasjelltas".

"Njëkohësisht, besoj se do të lejohen edhe ndeshjet miqësore, fillimisht të kombëtares, por me siguri do të merren edhe parakushtet teknike, të cilat ne duhet t'i plotësojmë për pranim",
tha Ademi.

Sidoqoftë, Kosova aktualisht ka rreth 23 mijë futbollistë dhe 157 klube të regjistruara. Zoti Ademi tha se fillimisht pret që nga rezultatet e takimit të Cyrihut të përfitojnë më së shumti futbollistët dhe klubet e futbollit të Kosovës, të cilat duhet të përgatiten me infrastrukturë ligjore, administrative dhe teknike, për të garuar në kupa të ndryshme.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Formula Një: Tojota tërhiqet (11.04.2009)
85 vjet sport kombëtar: Shuk Radoja, Rrok Radoja, Luigj Radoja, Renato Radoja, Terezina RadojaNga Besnik Dizdari (11.03.2009)
Nga janari Deivid Bekam do të jetë lojtar i Milanit (11.02.2009)
Valbona, orteku i basketbollit shqiptar (11.01.2009)
Serena Uilliams merr zemër të flasë: Tenisi dhe vrasja e motrës sime (10.29.2009)
Drilona medalje të artë në Kampionatin Evropian (10.28.2009)
Ekzekutohet në grup një ekip futbolli (10.26.2009)
Hani sfidoi me sukses OwusuNga Latif Mehmeti, INA (10.25.2009)
Boksieri Kreshnik Qato ruan titullin kampion bote (10.25.2009)
Zhan Tod, presidenti i ri i FIA (10.25.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]