VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - AKTI I FUNDIT NË BUNDESLIGËN GJERMANE

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 09:50am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
AKTI I FUNDIT NË BUNDESLIGËN GJERMANE

E Premte, 05.09.2014, 11:27am (GMT+1)



Në javën e fundit të ndeshjeve futbollistike do të ketë disa ndeshje vendimtare. Do të vendoset se kush bie nga kategoria e parë dhe kush shkon në Ligën e Kampionëve.

Frika dhe shpresa janë karakteristikat kryesore që do t'i përcjellin ndeshjet e javës së fundit në Bundesligën gjermane 2013/14 në futboll. Të shtunën (10.05.2014) do të vendoset se cilat ekipe duhet të largohen nga kategoria e parë. I fundit është Eintracht Braunschweig, i 17-ti Nyrembergu ndërsa në vendin e 16 Hamburgu. Por të gjitha këto ekipe ende kanë shpresë se mund të mbeten në ligën e parë. Hamburgu është skuardra e vetme e cila deri tani nuk është larguar kurrë nga kategoria e parë. Trajneri Mirko Slomka është i bindur se kjo traditë do të vazhdojë edhe pas ndeshjes së fundit në Majnc, kundër FSV Mainz 05. Në rast fitore Hamburgu do të ndeshet në lojën e relegacionit me ekipin e tretë të Ligës së Dytë, ku do të vendosej se cila prej këtyre dy skuadrave do të vazhdojë garën në Ligën e Parë. Në lojën e fundit, Hamburgu do të ketë në dispozicion edhe sulmuesin Pierre-Michel Lasogga, i cili është kthyer në ekip, pas një dëmtimi. Por Hamburgu nuk do ta ketë fare lehtë, sepse Majnci ende shpreson kualifikimin në Ligën e Evropës.

Shpresa me emrin Josip Drmiq

Ekipi i Nyrembergut do ta ketë edhe më vështirë, sepse ai ka një pikë më pak se Hamburgu dhe do të jetë mysafir i skuadërës Shalke 04, të cilët i duhet një pikë, për kualifikim të sigurt të drejtëpërdrejtë në Ligën e Kampionëve. "Ndoshta jam i marrë por unë besoj se skuadra jonë mund të shënojë fitore", pohon trajneri Prinzen. Shpresat kryesore bazohen tek sulmuesi i ri me origjinë kroate Josip Drmic, i cili kaherë është në shënjestër të ekipeve më të mira dhe më të pasura si Bajer Leverkusen. Bayeri i duhet një fitore në ndeshjen e fundit kundër Verderit, për t'u kualifikuar në garat e Ligës së Kampionëve.

Për Ligën e Kampionëve nga Gjermania kualifikohen në mënyrë të drejtëpërdrejtë tri ekipe, ndërsa i katërti shkon në gara shtesë për kualifikime. Vendin e tretë aktualisht e zë Shalke, por në rast humbje nga Nyrembergu dhe fitores së Bajernit, ekipi nga Leverkusen sërish do të jetë pjesëmarrës i sigurt në garën e ekipeve më të mira në Evropë. Drmiq ka pra një motiv më shumë që të shënojë dhe të fitojë kundër Shalkes, sepse ekipi i tij i ardhshëm do të kualifikohej drejtpërdrejt në Ligën e Kampionëve. Të paktën kështu shpresojnë në Nyremberg.

"Mrekullia"

Llogaria e Eintracht Braunschweig është më e thjeshta. Ai duhet të fitojë kundër TSG Hoffenheim, ndërsa Nyrembergu dhe Hamburgu të humbin pikët, për të mbetur në kategorinë e parë. Trajneri Torsten Lieberknecht shpreson se do të ndodhë "ndonjë mrekulli".

Sa i pëket titullit, gjërat janë të qarta kaherë. Bajerni i Mynihut e ka siguruar javë më parë titullin e 24 të kampionit në Gjermani. Ndërsa Borusia Dortmund zë vendin e dytë. Këto dy ekipe do të ndeshen në finalen e kupës së Gjermanisë, në Berlin me 17.05.2014.dw
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ADNAN JANUZAJ MË I PAGUAR SE CR7 DHE MESSI - KUR ISHIN NË MOSHËN E TIJ (05.07.2014)
ATELTIKO E REAL - DY EKIPE NGA MADRDITI NË FINALEN E LIGËS SË KAMPIONËVE (05.01.2014)
DËNOHET PRONARI I EKIPIT TË BASKETBOLLIT TË CLIPPERS (04.30.2014)
BELGJIKË - JANUZAJ NË PËRGATITJE PËR KAMPIONATIN BOTËROR (04.29.2014)
SUAREZ - LOJTARI I VITIT (04.28.2014)
FUTBOLLI NË ZI - NDËRRON JETË NË MOSHËN 45 VJEVARE ISH TRAJNERI I BARCELONËS VILANOVA (Lajm dhe fotogaleri) (04.25.2014)
LEGJENDA E FUTBOLLIT PELE - NËSE DO TË ISHA AKTIV, DO TË LUAJA ME BARCELONËN (04.12.2014)
HIDHET SHORTI I LIGËS SË KAMPIONEVE, REAL-BAYERN, CHELSEA-ATELTICO MADRID (04.11.2014)
EKIPI I BAJERNIT - GJYSMËFINALIST NË LIGËN E KAMPIONËVE (04.10.2014)
RUSIA E UKRAINA ANULOJNË NDESHJEN MIQËSORE NË FUTBOLL (04.04.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]