VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Igli Tare largohet nga skuadra e Lacios

                                                                                      

E Djelë, 05.19.2024, 03:48pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
Igli Tare largohet nga skuadra e Lacios
E Hënë, 12.07.2009, 05:50pm (GMT+1)

Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Igli Tare është shkarkuar nga roli i drejtorit sportiv në klubin italian të futbollit, "Lacio". Lajmi u bë i ditur sot nga faqja zyrtare klubit roman ku shkruhet se "Igli Tare nuk është më drejtor Sportiv i Lacios, pasi është shkarkuar së bashku me".

Presidenti i Lacios, Klaudio Lolito pas humbjes së Lacios në derbin e mbrëmshëm me Romën 0-1, në mesnatë nuk mungoi të marrë vendimet e radhës për drejtorin sportiv Igli Tare dhe përgjegjësin e komunikimit, Stefano De Martino.
Presidenti Lolito i ka përjashtuar të dy nga detyrat e tyra.
Igli Tare ka zhvilluar mbi 60 ndeshje me ekipin kombëtar shqiptar duke shënuar 10 gola. Ndërsa karrierën e tij e ka kaluar në Gjermani, ku ka luajtur për Karlsruhen dhe Kaiserslauternin dhe në Itali, ku ka luajtur për Breshian Bolonjën dhe së fundi me Lacion, ku mbylli dhe karrierën si futbollist. Që prej vitit të kaluar, Tare mbante rolin e drejtorit sportiv në klubin e Lacios.

Sipas mediave italiane, kjo ishte diçka që ai e kishte përgatitur që përpara këtij takimi, por që humbja me Romën e vulosi. Lacio nuk ka fituar në kampionat që prej 30 gushtit kur mundi Kievon në Verona 2-1 dhe nuk ka shënuar gol në Serinë A që prej nje muaji.


Kandidatet kryesor që mund të zëvendësojnë të Igli Taren janë ish-futbollsti i Lacios, serbi Sinisa Mihajlovic dhe tekniku Gianni De Biasi.

(http://www.balkanweb.com)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Boks: Amir Khan ruan titullin e WBA (12.06.2009)
Tenis: Spanja fiton përsëri Kupën Deivis (12.05.2009)
Afrika e Jugut 2010: Italia, Spanja, Anglia të kënaqura nga shorti (12.04.2009)
Serena Uilliamsit gjobë rekord dhe rrezik skualifikimi (12.01.2009)
Kandidatët për Topin e Artë (11.29.2009)
Los Angeles Lakers ortek mbi Warriors (11.29.2009)
Taiger Uds është plagosur rëndë në një incident automobilistik (11.27.2009)
Skandali: Tirana dhe Vllaznia në listën e ekipeve që kanë trukuar ndeshjet (11.26.2009)
Boksieri vdiq pas ndeshjes (11.24.2009)
Presidenti Sejdiu priti kikboksierin Xhavit Bajrami (11.24.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]