E Hënë, 09.16.2019, 10:59am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
BRAZILI - PLOT 39 VJET PA HUMBUR NË SHTËPINË E VET

E Premte, 07.04.2014, 01:50pm (GMT+1)


Erdhi momenti i Brazil-Kolumbi një sfidë që do të përcaktojë një nga 4 skuadrat gjysmëfinaliste të kësaj Kupe Bote. Forma e mirë që kanë shfaqur "Los Cafeteros" në 4 ndeshjet e para të Botërorit shton shanset e tyre përballë 5-herë kampionëve të botës, që deri tani nuk është se kanë treguar ndonjë gjë të madhe. Kolumbia përgatitet të bëjë suprizën e madhe, për të eliminuar Brazilin zot shtëpie dhe favorit të Kupës së Botës 2014, por "Los Cafateros" kanë dy rivalë, Brazilin dhe historinë. Është e vërtetë që historia nuk luan, por nuk mund të injorohet. Dhe historia është me Brazilin, që nuk humbet në shtëpi një ndeshje zyrtare prej pothuaj 39 vjetësh. Hera e fundit që "Seleçao" është mposhtur në Brazil daton në 30 shtator të 1975, kur në Minierao të Belo Horizontes, të zotët e shtëpisë u mposhtën nga Peruja. Ishte gjysmëfinalja e Kupës së Amerikës Latine. Që atëherë kanë kaluar thuajse 39 vjet e plot 62 ndeshje, përfshirë këtu dhe fitoren 2-0 në tavolinë ndaj Kilit në 1989.
PATHYESHMËRIA
Asnjë kombëtare tjetër mes të mëdhajave të botës nuk ka një rekord pathyeshmëria kaq jetëgjatë. Në llogari përfshihen edhe ndeshjet zyrtare të Kupës së Amerikës Latine, kualifikueset që nga botërori 1978 e deri më sot, si dhe Kupa e Konfederatave të vitit të kaluar, si dhe katër ndeshjet e luajtura deri më tani në botërorin aktual. Përgjatë kësaj ecurie vërtet fantastike mes mureve mike, Brazili ka fituar 43 ndeshje dhe barazuar 19 dhe në pak raste kjo seri impresionuese ka qenë me të vërtet në rrezik. As Spanja dhe Italia në Kupën e Konfederatave vitin e kaluar nuk arritën t'i frikësonin shumë brazilianët në shtëpinë e tyre. Por meqenëse flasim për historinë, Pekerman, trajneri i Kolumbisë, e ka mundur Brazilin në 3 raste, në Botërorin e 20-vjeçarëve të 1995 dhe atë të 1997, si dhe në kualifikueset e Botërorit të 2006-ës, kur Argjentina e tij me Rikelmen e Krespon fitoi 3-1 ndaj Brazilit të Kakasë dhe Ronaldinjos.

KOLUMBIA

Por edhe Kolumbia ka "armët" e saja në këtë Botëror. I ka fituar të 4 ndeshjet bindshëm, 3 në grup dhe atë të 1/8 finale, pikërisht ndaj Greqisë, Bregut të Fildishtë, Japonisë dhe Uruguajit, skuadra me potencial. Edhe sa u përket golave, Kolumbia ka shënuar plot 11 rrjeta, afro 3 gola për ndeshje dhe pësuar vetëm 2, si asnjë skuadër tjetër. Ndërsa në gjirin e vet ka edhe një golashënuesin më të mirë për momentin të eventit, pikërisht Rodriguez me 5 gola, duke qenë më mirë se edhe Nejmar, që sot do ta ketë përballë.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NDESHJET E BOTËRORIT 2014 FILLOJNË SOT (07.04.2014)
NDIKIMI SOCIOEKONOMIK I BOTËRORIT 2014 (07.03.2014)
BRAZIL 2014 - FUTBOLLISTËT QAJNË TEPËR, SCOLARI THËRRET PSIKOLOGEN (07.03.2014)
TALENTET E BOTËRORIT 2014 (07.03.2014)
FRANCA DHE GJERMANIA - NË ÇEREKFINALE (07.01.2014)
ADNAN JANUZAJ I PREMTON BESNIKËRI PËRJETË KOMBËTARES BELGE (06.30.2014)
FTESA E HAJVALISË PËR SUAREZIN BËN JEHONË NË BOTË (06.30.2014)
HOLLANDA MUND 2-1 MEKSIKËN DHE KALON NË ÇEREKFINALEDo të luajë me Kosta Rikën që eleminoi Greqinë (06.30.2014)
KUPA E BOTËS - BRAZILI MPOSHT KILIN ME PENALLTI (06.29.2014)
FIFA - SUAREZ DUHET TË KËRKOJË TRAJTIM MJEKËSOR (06.27.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shtator 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30          
 

 
VOAL
[Shko lart]