VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SHKËLZEN GASHI SHËNON SËRISH PËR BAZELIN - 4 GOLA NË 6 NDESHJE

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 10:15am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
SHKËLZEN GASHI SHËNON SËRISH PËR BAZELIN - 4 GOLA NË 6 NDESHJE

E Hënë, 08.18.2014, 09:20am (GMT+1)



TIRANE - Mesfushori i Kombëares shqiptare, Shkëlzen Gashi, nuk ka të ndalur në kampionatin zviceran të futbollit. Kosovari i Bazelit ka shënuar golin e tij të radhës në fitoren jashtë fushe që skuadra e tij ka marrë ndaj Sionit. Gashi shënoi golin e parë në këtë takim, duke i hapur udhë suksesit të Bazelit në fushën e Sionit, duke fituar në shifrat përfundimtare 2-3. Streller në pjesën e dytë çoi shifrat në 0-2, përpara se Sion të barazonte rezultatin. Herea shkurtoi fillimit në të 69'-tën, ndërsa në të 74'-ën, Xhaka shkaktoi 11-metërsh, duke u dhënë mundësinë vendësve të barazonin. Një autogol i portierit Vanins në minutën e 84-t i dha fitoren Bazelit, që u ngjit në kuotën e 15-të pikëve si kryesues. Ishte ky goli i katërt në gjashtë javë të luajtura në elitën helvete të futbollit, duke e bërë kështu shqiptarin golashënuesin më të mirë të kampionatit zviceran, ashtu siç u shpall edhe vitin e kaluar me 19 golat e realizuar me ekipin e Grashopers. Edhe pse ka ndërruar ekip këtë sezon, Gashi sërish po shfaq një formë shumë të mirë. Vlen të përmendet se në këtë fitore ishte edhe anëtari tjetër i kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka, i cili ende nuk ka bërë debutimin si kuqezi.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
EKIPI I ËNDRRAVE TË BASKETBOLLIT E ANULON VIZITËN NË AFRIKË (08.16.2014)
MUSTAFI KUSHTON 50 MILIONË EURO (08.10.2014)
SHAH - BETEJË E ASHPËR E RUSISË KUNDËR KASPAROVIT (08.10.2014)
BLERIM XHEMAJLI I KËNAQUR ME INTERESIMIN NGA SEVILJA (08.07.2014)
POLICIA DO TË TËRHIQET NGA STADIUMET NË BUNDESLIGË (08.07.2014)
BOLT RIKTHEHET PAS NJË VITI - THYEN REKORD (08.03.2014)
SHQIPTARËT PUSHTOJNË BUNDESLIGËN (08.03.2014)
BIZNESI I FUTBOLLIT AMERIKAN (08.02.2014)
BAYERNI URON MYSLIMANËT ME NJË FOTO TË SHAQIRIT (07.28.2014)
BRITANIA KËRKON QË RUSIA TË MOS E ORGANIZOJË KUPËN BOTËRORE NË FUTBOLL (07.27.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]