VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ROKERËT ZVICERANË "TUNICA DARTOS" NË PRISHTINË

                                                                                      

E Martë, 05.14.2024, 09:20am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
ROKERËT ZVICERANË "TUNICA DARTOS" NË PRISHTINË
E Enjte, 06.02.2011, 10:49am (GMT+1)

Publikuar: Sot, më 02 qershor 2011

Prishtinë, 2 qershor Festivali tradicional i rock muzikës, "Rock për Rock", do të sjellë si mysafir special para publikut në Prishtinë rock grupin zviceran "Tunica Dartos".
Grupi zviceran, që në janar ka nxjerrë në shitje albumin e ri "Sound Buffet", përbëhet nga tre anëtarë muzikën e të cilëve e karakterizon tingulli post-rock, instrumental.
"Tunica Dartos" janë aktivë nga viti 2003, ndërsa albumin "Sound Buffet" e kanë incizuar gjatë vitit 2009 në studion "Electrical Audio", në Chicago të SHBA-së, nën drejtimin e producentit amerikan Steve Albini.
Anëtarët e bendit janë Roman Krasniqi, Etienne Renevey dhe Christoph Stutz, nga qyteti Lucern i Zvicrës. Gjatë viteve të fundit ata kanë luajtur qindra koncerte në Zvicër, Gjermani, Spanjë, Francë, Britani, SHBA dhe Belgjikë, ndërsa, sipas anëtarëve, janë shprehur të ngazëllyer që do tu jepet mundësia të paraqiten edhe para publikut kosovar, veç tjerash, edhe për faktin që njëri nga anëtarët kitaristi Roman Krasniqi ka lidhje familjare me Kosovën, meqë i ati i tij vjen nga fshati Studençan i Komunës së Suharekës.
Sipas organizatorëve të koncertit "Rock për Rock", ardhja e rock grupit zviceran "Tunica Dartos", në Prishtinë e bën festivalin e sivjetmë konkurrues, të dhjetin me radhë, edhe më atraktiv.
Organizatorët kanë paralajmëruar se mysafirët nga Zvicra do të dalin në skenë pasi të kenë performuar 11 grupet e reja kosovare, si dhe mysafiri tjetër, grupi "Desert Roses" nga Theranda, që ka fituar Rock për Rockun e vitit të kaluar.
Rock për Rock mbahet të mërkurën, më 8 qershor, prej orës 20:30 në skenën e Teatrit ODA, në Prishtinë, me biletën që ka çmim simbolik prej vetëm 2 euro.
Sponsori medial të "Rock për Rock" janë "Koha Ditore" dhe "KTV", ndërsa sponsori special i festivalit të sivjetmë, që e ka bërë të mundur ardhjen e "Tunica Dartos" nga Zvicra, është Z Mobile.

(http://www.koha.net)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ZVICRA MBËSHTET ME 7 MILIONË FRANGA SEKTORIN E FURNIZIMIT ME UJË (06.01.2011)
DITA E PARË E VERËS ASTRONOMIKE: BORË SIPËR 1000 METRAVE LARTËSI (06.01.2011)
ZBARDHET VRASJA E DYFISHTË NË FAMILJEN SHQIPTARE NGA MAQEDONIA (05.31.2011)
TË DREJTAT E FËMIJËS NË OKB I MBRON NJË ZVICERAN (05.30.2011)
BAKTERI KILLER, RASTI I DYTË NË ZVICËR (05.28.2011)
FALIMENTIMET JANË SHTUAR NË ZVICËR (05.27.2011)
QARKULLIMI I LIRË I FAVORIZON NDËRMARRJET (05.26.2011)
ROLI I MËRGATËS SHQIPTARE TË ZVICRËS NË POLITIKËN NDËRKOMBËTARENga BRAHIM AVDYLI (05.25.2011)
UELI MAURER KA SHPREHUR DYSHIME PËR ROLIN E SWISSCOY NË KOSOVËNuk mjaftojnë ushtarët, duhet vepruar kundër korrupsionit e për të nxitur zhvillimin ekonomik, ka pohuar. (05.25.2011)
ZBULIM UNIKAL MBI DOM TË VALESË (05.24.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]