MOTI I KEQ SJELL AKSIDENTE DHE DËME - VETËM NË ZYRIH DHJETËRA PËRPLASJE, 5 TË PLAGOSUR
E Shtunë, 12.08.2012, 11:52am (GMT+1)
Voal-online - Bora, e rënë bollshëm në 24 orët e fundit, ka qenë shkaku kryesor
për dhjetëra aksidente rrugore në Zvicrën gjermane: vetëm në kantonin e Zyrihut
kanë ndodhur gjatë natës tridhjetë e sa të tilla, që kanë shkaktuar edhe 5 të
plagosur.
Dhjetë përplasje janë regjistruar në Bazel Fshat, ku gjithashtu janë dy të
plagosur.
Dje, siç dihet, bora ka provokuar edhe telashe të mëdha në trafikun ajror në
Gjenevë. Gjendej e ngjashme edhe në Zyrih, ku janë pezulluar fluturime dhe
lidhjet kanë pësuar vonesa të konsiderueshme.
www.voal-online.ch
|