TELETHON MBLODHI 2,5 MILIONË FRANGA
E Djelë, 12.09.2012, 11:28am (GMT+1)
Voal-online - Në kudarin e edicionit të 25të të Telethon, i cili u zhvillua
këto ditë, u mblodhën pothuaj 2,5 milionë franga, për saktësi 2'456'670.
Këto fonde do të jepen gjithnjë për luftën kundër sëmundjeve gjenetike të
rralla, të cilat në Zvicër prekin rreth 20000 veta, sidomos fëmijë.
Sipas një lajmit të Fondacionit Telethon Aksioni i Zvicrës, dhurimet janë të
qëndrueshme në krahasim me vitin 2011 e vijnë sidomos nga rajonet e Tiçinos dhe
Romandisë. Telethon në fakt është pak i njohur në Zvicrën gjermane, nisur nga
fakti se Gjermania nuk merr pjesë në mbledhjen e fondeve.
www.voal-online.ch
|