VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Blick - SHQIPTAROZVICERANI ARNOLD GJERGJAJ PARTNER STËRVITOR I VLADIMIR KLITSCHKOS

                                                                                      

E Shtunë, 04.27.2024, 03:26pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
Blick - SHQIPTAROZVICERANI ARNOLD GJERGJAJ PARTNER STËRVITOR I VLADIMIR KLITSCHKOS

E Shtunë, 04.27.2013, 09:27am (GMT+1)


Voal-oline - Gazeta zvicerane Blick ia kushton sot pjesën më të madhe të faqeve 20-21 boksierit shqiptarozviceran Arlond Gjergjaj.

Sot një javë, shkruan Blick, në Manheim, kampioni i shumëfishtë botëror i peshave të rënda, boksieri Vladimir Klitshko (37 vjeçar), mbron titujt e tij përballë sfidantit italogjerman Francesco Pianeta (28 vjeçar).

Si shumë herë më parë Klitschko ka pushuar në hotelin e tij të parapëlqyer në Kitzbühel. Nga kjo adresë ai ka dërguar në Prateln të Bazel Landit një ftesë boksierit shqiptarozviceran me prejardhje nga Kosova, Arnold Gjergjaj (28 vjeçar), si partner stërvitor në prag të ndeshjes që ai zhvillon të shtunën e ardhshme.

Traineri i Arnold Gjergjajt, Angelo Gallina, e përshkruan me emocion ardhjen e ftesës dhe seancat e para stërvitore të tij me kampionin botëror. "Kobra, thotë ai duke folur me emrin e artit për Gjergjajn, pati shansin të përballet me Çekiçin e Hekurt," duke folur me emrin e artit për Klitschkon.

"Për mua ishte një përvojë e hatashme," thotë Arnlodi, "u kënaqa pa masë."

Kjo stërvitje për boksierin profesionist, me 21 ndeshje, të gjitha të fituara, ishte një tjetër hap i vogël drejt ëndrrës së tij - të luajë kundër Klitschkos për titullin botëror, shkruan më tej Blick në numrin e sotëm. "Tash unë e di se ku ndodhem dhe çfarë më duhet të bëj në të ardhmen."

Angelo Gallina mendon se në vitin 2014, më së hershmi, Arnold Gjergjaj, do të jetë në gjendje të sfidojë Klitschkon. Por deri atëherë i duhet shumë punë. Më 11 maj në Kazinonë e Madhe të Bazelit, Arnold Gjergjaj do të ndeshet me argjentinasin Nelson Dominguez (35 vjeçar).


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KËNGËTARJA AMERIKANE TINA TURNER ËSHTË BËRË ZYRTARISHT SHTETASE E ZVICRËS (04.26.2013)
ZVICRA KUFIZON EMIGRACIONIN EDHE PËR EVROPIANËT (04.25.2013)
DIDIER BURKHALTER: ZVICRA MBËSHTET MARRËVESHJEN KOSOVË-SERBI DHE ANËTARËSIMIN E KOSOVËS NË KËSHILLIN E EUROPËS-Të rinj nga Shqipëria do të vizitojnë Zvcrën me rastin e 50 vjetorit të anëtarësimit të saj në KE (04.24.2013)
SHOQATA E BANKIERËVE ZVICERANË - 'SEKRETI BANKAR TË JETË MË PAK SEKRET' (04.22.2013)
NË ZVICËR PËRPUNOHET 40% E ARIT TË BOTËS (04.21.2013)
PRANVERË APO DIMËR? BORA SJELL PROBLEME NË AUTOSTRADAT E ZVICRËS ITALIANE (04.20.2013)
MË SHUMË ROJA NË KUFIJTË HELVETIKË (04.18.2013)
PRESIDENTJA E KËSHILLIT KOMBËTAR MAYA GRAF PRITI DALAI LAMËN (04.17.2013)
FMN - ZVICRA JEP 9,1 MILIARDË FRANGA (04.17.2013)
DËBIMET - STRASBURGU DËNON BERNËN (04.16.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]