E Hënë, 05.06.2024, 06:15pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
QYTETARËT ME PREJARDHJE NGA KOSOVA KANË RRITJEN MË TË MADHE NË ZVICËR

E Enjte, 02.20.2014, 04:25pm (GMT+1)



Bernë, 20 shkurt - Numri i të huajve gjatë vitit 2013 ka shënuar një rritje "neto" prej 61570 personash , që në krahasim me shtimin e shënuar në vitin 2012 (53000) paraqet një shpejtim të këtij procesi.

Po ashtu popullata e vendosur prej kohësh në Zvicër, me prejardhje të huaj është shtuar për 3.4 për qind, ndërsa në vitet pararendëse ky shtim ka qenë rreth 3 për qind në vit. Shifra e plotë e të huajve të cilët jetonin në Zvicër në fund të vitit 2013 ishte 1 milion e 88630. Dy të tretat e tyre vijnë nga shtetet e BE dhe EFTA.

Është interesante se shtimi i numrit të të huajve nga vendet e përmendura me 4.5% është dukshëm më i madh se sa ai i vendeve të treta, me 1.2%, ka shpallur sot Enti Federal për Migracion (BFM).

Sikur edhe në vitet pararendëse numrin më të madh të të huajve, me 301254 persona e përbëjnë italianët. Gjermanët me 293156 janë në vendin e dytë, portugezët në të tretin me 253769, francezët me 110.190, janë të katërt në listë dhe kosovarët të pestët, me 95140.

Me 15703 persona më shumë se një vit më parë, rritjen më të madhe e ka shënuar komuniteti kosovar. Ai është rritur më shumë se komunitetet tjera më të mëdha si ai portugez dhe ai gjerman.

Siç e thekson edhe vetë BFM, kjo rritje e numrit të kosovarëve nuk është shtim efektiv brenda komunitetit por rezultat i rritjes së numrit të atyre që kanë hequr dorë nga shtetësia serbe duke marrë shtetësinë kosovare. Pikërisht në këtë përpjesëtim paraqitet edhe zvogëlimi i numrit të shtetasve serbë në Zvicër gjatë vitit 2013. (kd)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ANGELA MERKEL - VOTA ZVICERANE DO RESPEKTUARMerkel dhe Burkhalter duan të gjejnë 'një zgjidhje të arsyeshme' për të zbatuar nismën e SVP duke ruajtur lidhjet e ngushta me BE-në (02.19.2014)
MË 23 SHKURT, ORA 17:00, NË KATEDRALEN MÃœNSTER NË BERNË ORGANIZOHET KONCERT ME INSTRUMENTISTË TË SHKËLQYER SI KLAJDI SAHATÇI, DHURATA LAZO, GJERGJI BEJKO E ZIJA BEJLERI (02.19.2014)
MICHELINE CALMY-REY, 'ZVICRA QË UNË DUA' - TANI KA RRJEDHUR SHUMË UJË NGA KOHA KUR MADAME CALMY REY AKUZOHEJ "SE PO LUANTE LOJËN E SHBA NË BALLKAN" (02.18.2014)
E KALUARA SI MIMOZA LASTICA-PROJEKTET E ARDHSHME TË ZHAKLINA DHIMOJANITKujtimet për Shqipërinë,Himarën,jetën në Zvicër-Më 23 Shkurt më Katedralen e Bernës një koncert elitar me Klaidi Sahatçi,Dhurata Lazo,Gjergj Bejko e Zija Bejlerin (02.17.2014)
AVIONI ETIOPIAN ULET NË GJENEVË - ARRESTOHET PIRATI I AJRITShëndosh e mirë të gjithë udhëtarët, të cilët sot vinin nga Adis Abeba për në Romë (02.17.2014)
“Sonntagsblick” - ZVICERANËT DUAN TË RUHEN MARRËVESHJET EKZISTUESE ME BASHKIMIN EVROPIAN74% e të intervistuarve është kundër prishjes së këtyre marrëveshjeve, 54% nuk duan që Blocher të jetë në diskutimet me Brukselin (02.16.2014)
RADIO SUISSE ROMANDE 'HAJDUTËT KOSOVARË' - REAGON AMBASADA E KOSOVËS (02.15.2014)
SOÇI 2014, MEDALJET E ARTA - ZVICRA E DYTA NË KLASIFIKIM, PAS GJERMANISË (02.15.2014)
DIDIER BURKHALTER - ZVICRA ËSHTË NJË VEND I FORTË (02.14.2014)
DARIO COLOGNA PËRSËRITËS - MERR NJË TJETËR MEDALJE TË ARTË (02.14.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]