E Premte, 05.03.2024, 10:41am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
ZVICRA E MËDYSH STRASBURGUN
Pozicioni i popullit zviceran mbi emigracionin e ka ndarë Parlalemtin Evropian në përkrahës dhe kundërshtarë

E Enjte, 02.27.2014, 09:09am (GMT+1)



Selia e Parlamentit Evropian

VOAL - Sikurse pas votës për minaret, por me një theks edhe më të fortë, Zvicra është vënë në tryezën e disktutimeve evropiane dhe e ka ndarë sallën në Strasburg: ekstremi i djathtë e lavdëron, duke e konsideruar shembull për kombet evropiane; e majta e kritikon, madje edhe shumë rëndë.

Debati mbi marrëdhënies mes Konfederatës dhe BE-së ka qenë i ndezuar dhe ka parë edhe përjashtimin e europarlamentarit legist italian Mario Borghezio.

Pak më vonë ka qenë radha e kreut të grupit të të Gjelbërve Daniel Cohn-Bendit që është censuruar, kur - i ndërprerë në diskutimin e tij nga ironia e deputetëve të Frontit Nacional me në krye Bruno Golnisch ia ka thënë atyre "budallenj, pse nuk i kuptpni vlerat evropianei". Cohn Bendit ka qenë i pamëshirshëm ndaj zviceranëve: "do të kthehen tek ne të përgjunjur, sepse 60 për qind e tregtisë së tyre është me Evropën".

Ashpërsimi i debatit nuk të çudit: rinovimi i Europarlamentit është në prag dhe qarkullimi i lirë është një nga temat. Iniciativa e 9 shkurtit ka prekur drejtpërdrejt një parim themelor të Bashkimit Evropian, të cilin deri edhe shtete anëtare si Britania e Madhe nuk kanë guxuar ta vënë në dyshim.

Ndërkohë mes Zvicrës dhe BEsë gjithçka mbetet e ngrirë, edhe ajo pak gjë për të cilën Brukseli do të donte të vazhdonte diskutimin, siç janë çështjet institucionale. Miratimi i një mandati negozial për këtë lëndë është shmangur kohët e fundit; duket se me iniciativën frynceze të 28t duan t'ia shtojnë dokumentit një deklaratë ku të theksohet rëndësia dhe panegociueshmëria e qarkullimit të lirë. Përtej mirësjelljes diplomatike, barometri shënon stuhi. (rsi)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
GJITHNJË E MË SHUMË ZVICERANË BËHEN PRONARË TË BANESAVE TË TYRE (02.25.2014)
TURISTËT E PËLQEJNË GJITHNJË E MË SHUMË ZVICRËN - VITIN E KALUAR U RRITËN 2,5% PRENOTIMET (02.24.2014)
NË VITIN 2014 NË ZVICËR PRITET TË KETË 24 000 KËRKESA PËR AZIL (02.21.2014)
QYTETARËT ME PREJARDHJE NGA KOSOVA KANË RRITJEN MË TË MADHE NË ZVICËR (02.20.2014)
ANGELA MERKEL - VOTA ZVICERANE DO RESPEKTUARMerkel dhe Burkhalter duan të gjejnë 'një zgjidhje të arsyeshme' për të zbatuar nismën e SVP duke ruajtur lidhjet e ngushta me BE-në (02.19.2014)
MË 23 SHKURT, ORA 17:00, NË KATEDRALEN MÃœNSTER NË BERNË ORGANIZOHET KONCERT ME INSTRUMENTISTË TË SHKËLQYER SI KLAJDI SAHATÇI, DHURATA LAZO, GJERGJI BEJKO E ZIJA BEJLERI (02.19.2014)
MICHELINE CALMY-REY, 'ZVICRA QË UNË DUA' - TANI KA RRJEDHUR SHUMË UJË NGA KOHA KUR MADAME CALMY REY AKUZOHEJ "SE PO LUANTE LOJËN E SHBA NË BALLKAN" (02.18.2014)
E KALUARA SI MIMOZA LASTICA-PROJEKTET E ARDHSHME TË ZHAKLINA DHIMOJANITKujtimet për Shqipërinë,Himarën,jetën në Zvicër-Më 23 Shkurt më Katedralen e Bernës një koncert elitar me Klaidi Sahatçi,Dhurata Lazo,Gjergj Bejko e Zija Bejlerin (02.17.2014)
AVIONI ETIOPIAN ULET NË GJENEVË - ARRESTOHET PIRATI I AJRITShëndosh e mirë të gjithë udhëtarët, të cilët sot vinin nga Adis Abeba për në Romë (02.17.2014)
“Sonntagsblick” - ZVICERANËT DUAN TË RUHEN MARRËVESHJET EKZISTUESE ME BASHKIMIN EVROPIAN74% e të intervistuarve është kundër prishjes së këtyre marrëveshjeve, 54% nuk duan që Blocher të jetë në diskutimet me Brukselin (02.16.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]