GJENEVË - GRATË MANIFESTUAN PËR PAGËN MINIMALE QË DO TË NGUSHTONTE HENDEKUN MES DY GJINIVE
E Djelë, 03.09.2014, 09:14am (GMT+1)
VOAL - Dyqind gra kanë manifestuar dje (e shtunë) në Gjenevë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, për të mbrojtur miratimin e një page minimale prej 4'000 frangash. Për këtë temë populli do të thirret për të vendosur më 18 maj.
Manifestimi organizohej nga e majta dhe nga sindikatat, të cilat kanë kujtuar se në Zvicër 330'000 punonjës marrin paga tejet të ulëta - 70% e tyre janë femra, kryesisht në sektorë si shitlberje, restaurime, përkujdesje estetike dhe pastrime. Kësaj i shtohet fakti se 60% e femrave ushtrojnë një aktivitet në kohë të pjesëshme.
Hendeku i pagave mes dy gjinive, sipas demonstrueseve, do të zvogëlohej nëse nga kutitë e votimit më 18 maj do të dilte një "po". SDA/ATS
www.voal-online.ch
|